Yura Corporation mund të largohet nga Shqipëria. 1 vit për një tokë shtetërore...

1 Dhjetor 2018, 22:05Ekonomia TEMA

Përfaqësuesi i një kompanie koreanojugore në Shqipëri, Yura Corporation, thotë se në Shqipëri është e vështirë të hapësh biznes. Sipas Lucas Nam që flet për revistën “Monitor” në vendin tonë procedurat dhe mungesa e një politike të mirëfilltë për investimet po detyrojnë kompaninë të shikojë mundësinë e largimit.

Cilat janë planet e Yura për Shqipërinë si pjesë e zgjerimit të saj. Mund të kemi ndonjë detaj për vlerën e investimit dhe numrin e punonjësve?

Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore. Investimi në fazën e parë është parashikuar që të jetë 6.5 milionë euro dhe të ketë të punësuar 516 punonjës.

Aktualisht nuk kemi nisur dhe nuk jemi të vendosur për të investuar në Shqipëri, për shkak të disa problemeve. Prej ditës që kam shprehur interes për tokën pronë shtetërore është bërë më shumë se një vit. Nëse kjo do të dështojë, ne do të tërhiqemi nga plani ynë i biznesit. Ndaj nuk mund të themi që projekti është në zbatim. Vetëm negociatat fillestare më shumë se një vit, saktësisht nga shtatori 2017.

Si e shihni klimën e biznesit në Shqipëri meqë jeni një investitor i ri potencial në vendin tonë?

Aktualisht është shumë e vështirë për shkak të disa proceseve për të marrë tokë apo terrenin e nevojshëm për investimin. Ky terren është gati i braktisur, një fabrikë që zotërohet nga shteti. Por m’u desh aq shumë kohë që ta merrja këtë tokë. Aktualisht plani ynë i biznesit ka ngecur, për shkak të këtij procesi që përmenda më sipër dhe u bënë 5 muaj me këtë situatë.

Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në këndvështrimin tuaj dhe që mund të sjellin këtu investitorët?

Shqipëria aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.

Cilat janë disa nga çështjet që mendoni se duhet të shihen më me kujdes, në mënyrë që gjithçka të bëhet më e thjeshtë për investitorët që duan të investojnë këtu?

Është e vështirë për të hapur një biznes, për shkak të shumë procedurave të vështira administrative dhe rregullative. Për më tepër, një politikë jo e mirëpërgatitur për Investimet e Huaja Direkte, ua vështirëson situatën investitorëve të huaj që të vijnë në Shqipëri në krahasim me atë që gjen në vende të tjera.

9 komente në “Yura Corporation mund të largohet nga Shqipëria. 1 vit për një tokë shtetërore…”

  1. Moni says:

    Po shoku Edi i di keto gjera? Lloj lloj halabaku ka marre toka shteterore per 1€ dhe nderkohe nje investitori serioz qe do punesoje 500 vete i cajne trapin me burokraci. Dhe habiten pastaj pse Maqedonia thith me shume investime te huaja.

  2. Senza se e senza ma... says:

    Po ky birbo do vetem toke shteterore dhe pike, por ama ja lejoka vetes te kritikoj edhe shtetin duke bere marketing negative. Mire ky se e bene per te ulur pazarin po keta topet e vetquajtur gazetar per cfare e botojne me kete titull bombastik!? Jo se kam admirim per mender shtetin qe eshte krijuar keto 30 vjetet e fundit por ne kete rast nuk ka lidhje.

    1. Albani says:

      Po pse,nga Koreja do ta sjelle token ky ore senza mend ne koke?Apo te hyje ne pazar me fshataret kush e shet dhe kush jo dynymshin e tij?
      Njerez si ty e drejtojn shtetin,prandaj po thyejme rekorde.

  3. be90 says:

    nuk mendon asnji per punesimet e shqiptarve, se kta politikar e kan mendjen vetem per show.
    Rama i futi nje teater live nga kosova, Basha direkt nga holanda vjen i shqetesuar te unaza e re, dhe me e angazhuara per shqiptaret esht Monika qe kthehet nga san marino e kuruar ne klinikat me te shtrenjta dhe me shoping 65 000 euro vjen dhe del ne te gjitha mediat me e pa gjith shqiptaret ja ku jam pran jush. Kta jan thjesht aventurier qe mendojn vetem per tarafin e vet

  4. Thonj pa preri says:

    Pune ka por s’ka profesioniste.

  5. Une says:

    Uaaa uaaa uaaaa
    “Shqiperiaqeduam” te zgjidh hallin vedha…
    Thuaj hadhin ti dhe “faqia” do ia adresoje problemin tend tek “ato” ministrite e tjera.
    Tjeter ministria e financave…tjeter ministria e finacave te faqes perkatese
    Tjeter ministria e drejtesise…tjeter ministria e drejtesise
    Edi rama…shporruuuu

  6. Lani says:

    Ku je Edi?
    Na thuaj gjekundi se i lexon keto ankesa!

  7. investigativi says:

    Po behet gjithmone e me e veshtire per te terhequr investime nga Serbia, sidomos pas taksave qe vene ca shtete fqinje qe nuk i njeh bota, si psh Kosova, apo jo?
    Qeveria Shqipetare duhet ta kete prioritet shitjen e tokes shqipetare antishqipetareve anembane botes. Duhet me kerku dhe flaje per shqetesimet qe u kemi sjelle me prezencen tone te padeshirueshme.

  8. toka says:

    Ne gjothe boten toka jepet ne Perdorim. Sepse I takon shtetit.
    Ketu marrin token e shtetit disa alabake?!
    Dhe kerkojne demshperblim???
    Dhe te vijne te huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje