FOTOT/ “Incidenti”: Merkel në takim me homologun e saj australian, por nuk e di se “kush është”

3 Dhjetor 2018, 11:20Bota TEMA
FOTOT/ “Incidenti”: Merkel në takim me homologun e saj

Në Samitin e G20 në Argjentinë, kancelarja Angela Merkel ka zhvilluar një takim me homologun e saj të Australisë, Scott Morrison.

Por, fotot e takimit janë bërë virale në rrjet.

Kjo, duke qenë se Merkel është fotografuar teksa lexonte disa të dhëna për zotin Morrison, ndërkohë që ishin ulur bashkë për t’u takuar.

Kamerat kapën edhe foton e Morrison, në dorën e Merkel, e cila, me gjasë nuk e njihte as si pamje atë.

Qeveria e Australisë tha se ky “incident” nuk është turpërues për të, ndërkohë që në rrjet pati irritim.

Australia që nga 2013 ka ndërruar gjashtë kryeministra dhe për këtë, ndoshta Merkel mund të ndjehet e justifikuar, pasi nuk mund t’i mbajë mend të gjithë.(TemA)

2 komente në “FOTOT/ “Incidenti”: Merkel në takim me homologun e saj australian, por nuk e di se “kush është””

  1. kujtesa says:

    Rendesi ka qe mban mend kryeministrin Berisha! Te tjerat per ate jane gjera kalimtare.

  2. Vicidoli says:

    Fotografine e te madhit Sali e ka varur ne zyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje