Qeveria shpronëson fshatarët e bregdetit për llogari të investitorëve “strategjikë”

3 Dhjetor 2018, 17:12Ekonomia TEMA

Një projektligj i propozuar nga qeveria për miratim në Kuvendin e Shqipërisë pritet të anulojë aktet e marrjes në pronësi të tokës bujqësore në rast se toka në fjalë është “objekt i investimeve strategjike”.

Një projektligj i propozuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama synon të anulojë Aktet e Marrjes në Përdorim të Tokës Bujqësore në zonat bregdetare duke refuzuar regjistrimin e pronësisë së tyre në të gjitha rastet kur parcelat e tokave “janë zënë nga ndërtimet pa leje” ose janë zënë nga të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”.

Projektligji “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 10, pika 2 [link], parashikon që toka bujqësore e shpërndarë më parë dhe për të cilën, fshatarët kanë aplikuar për ta regjistruar nën pronësi, duhet të plotësojë disa kushte, mes të cilave, kjo tokë “nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje” si dhe “nuk duhet të jetë objekt i investimeve strategjike”.

Projektligji në fjalë parashikon gjithashtu që ndërtimet pa leje, pavarësisht se ku gjenden, të mund të blejnë tokën kur atë ia kanë grabitur të tjerëve (situatë e rëndomtë kjo në bregdetin shqiptar) si dhe të paguajnë çmimet e hartës së qeverisë “Rama”, çmime shumë të debatuara që janë disa dhjetëra herë më të ulëta se sa çmimet e tregut.

“Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësisht, këto kushte”, shkruhet në ligj.

“Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues,” dhe “Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””.

Qeveria shqiptare miratoi një vendim kontrovers të Këshillit të Ministrave në mars 2018, në bazë të së cilit, të gjitha aktet e marrjes së tokës në pronësi të mos regjistroheshin në Zyrat e Regjistrimit të Pronave të Patundëshme në rast se toka në fjalë gjendej në zonën bregdetare të Shqipërisë. [Link]

Pezullimi, i argumentuar në atë kohë si i përkohshëm dhe që u hiqte banorëve të zonave bregdetare një të drejtë të fituar me ligj, synonte të krijonte atë që qeveria e quan “fond mbështetës për investimet strategjike”. [Link]

Projektligji i ri duket se synon ta kthejë këtë masë “të përkohshme” në anulim të përhershëm të të gjitha tokave bujqësore në zonën bregdetare, të cilat u prishin punë atyre që qeveria i cilëson si “investitorë strategjikë”.

Projektligji aktual thotë se në të gjitha rastet kur toka i takon ende përfituesit të AMTP-së (akronim për Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi), por nuk plotëson kushtet e qeverisë “Rama” për të qenë nën pronësi, atëherë ajo shpronësohet brenda 30 ditësh dhe bëhet pronë shtetërore. (Pika b e nenit 8 të projektligjit të propozuar).

“Investitorët strategjikë”

Qeveria “Rama” ka miratuar një masteplan për zonën e jugut të Shqipërisë si dhe ka në proces miratimin e masterplaneve për zona të tjera bregdetare ku parcela të mëdha toke janë ndarë më vete të shënjuara si “investime strategjike”.

Investigime të mëparshme të BIRN kanë zbuluar se si disa nga këto investime strategjike janë duke u ndërtuar aktualisht në toka të kontestuara.

Lista e kompanive që kanë përfituar statusin e investitorëve strategjikë përfshin aktualisht tetë kompani. Statusi jepet nga një institucion i quajtur Komiteti i Investimeve Strategjike. Në listën e tokave të dhëna me këtë ligj janë parcela në Gjirin e Lalzit si dhe në Dhërmi e në Sarandë.

Legalizim për zaptuesit

Në një kapitull tjetër të ligjit hapet rruga për një valë të re legalizimi të ndërtimeve pa leje, por edhe këtu, “investimet strategjike” rezultojnë shqetësimi kryesor i qeverisë. Sipas projektligjit, të gjitha ndërtimet pa leje që gjenden në “territore të destinuara për investime strategjike” nuk legalizohen. Po i njëjti kapitull mundëson legalizimin e ndërtesave që janë bërë në tokë të zaptuar për të cilat ndërtuesi nuk ka titull pronësie. Të tilla trajtohen si ndërtesat “për qëllim banimi”, ashtu edhe ndërtesat të cilave qeveria u referohet si objekte me “funksion social-ekonomik”. Edhe në këtë rast, çmimi i blerjes së tokës nga ndërtuesi zaptues bazohet në vlerën referencë të hartës së tokës, çmime të miratuara nga qeveria “Rama” dhe që janë disa dhjetëra herë më të ulëta se sa çmimet e tregut.

“Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje, me funksion banimi dhe të përzier (social-ekonomik dhe banimi) është çmim favorizues, ndërsa, për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik, është ai i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës për llojin e pasurisë “truall”, shkruhet në ligj.

Qeveria “Berisha” nisi praktikën e përcaktimit të çmimeve referencë me vlerë shumë herë më të ulët se sa tregu si pjesë e përpjekjeve për të kompensuar pronat e zëna gjatë kohës së regjimit Komunist. Në një seri vendimesh pasi erdhi në pushtet, qeveria “Rama” miratoi çmime edhe më të ulëta se sa ato të qeverisë “Berisha”. Ndërsa mbetet e debatueshme nëse pronat e konfiskuara apo transformuara gjatë kohës së komunizmit mundet apo jo të kompensohen me çmim më të ulët se sa tregu, mbetet e paqartë arsyeja se pse qeveria e sotme pranon të përdorë të njëjtat çmime për të mundësuar blerjen e tokave të zëna nga zaptues, kur këta e përdorin tokën e zaptuar “me funksion social-ekonomik”.

Është e paqartë se si do të përcaktohet se cili është çmimi i tokës “truall” i përdorur në rastet kur toka e zaptuar është në zonat bregdetare. Në çmimet referencë të fshatrave të bregdetit të jugut, p.sh., nuk ka referencë për “tokë truall” ndërsa çmimet e tokave bujqësore variojnë nga 88 në 204 lekë për metër katror. Ky është çmimi me të cilin do të kompensohet teorikisht pronari i tokës, të cilit ia kanë marrë tokën në kohën e komunizmit. Por duket se ky është çmimi që qeveria ka ndër mend të pranojë nga zaptuesit dhe ndërtuesit pa leje si çmim për blerjen e tokës së zaptuar. Gjithashtu, për tokat e zëna në zonën përreth Tiranës, çmimi referencë varion nga 500 në 2,500 lekë për metër katror.

Qeveria ka parashikuar në projektligj të kthejë edhe një herë të ashtuquajturat “Bono Privatizimi”. Sipas pikës 9 të nenit 19, pagesa për tokën e zaptuar mund të bëhet në lekë, ose në bono privatizimi.

Link Projektligji

9 komente në “Qeveria shpronëson fshatarët e bregdetit për llogari të investitorëve “strategjikë””

  1. flora says:

    JEMI DAKORT ME QEVERINE ,,,KETA SHPELLARE DHE INJORANTE NUK E KUPTOJNE SE C’FARE DEMI TE PALLOGARITSHEM I BEJNE EKONOMISE TONE TURISTIKE,,,,,,TE PRISHEN NDERTIMET E SHEMTUARA DHE PALLATET QE E SHKATARRUAN PLAZHIN,,,,,QEVERIA TE JAPE LEJE NE BREGDET VETEM PER RESORTE DHE HOTELE ME 5 DHE 4 YJE,,,ME DISTANCE 50M NGA NJERI TJETRI DHE PISHINA PERPARA HOTELIT PA PREKUR BREZIN E RERES,,,,KESHTU DHE SHQIPTARET PUNESOHEN ,,PARA NDERTIMIT TE SHIKOHEN PROJEKTET E HOTELEVE DHE TE NDERHYHET QE ATO TE JENE SA ME TE BUKURA,,,,DHE LEJET TI JEPEN SHQIPTAREVE QE TE ARDHURAT TE MBESIN NE SHQIPERI../////PO I LAME SHQIPTARET TE BEJNE C’FARE TE DUAN ATA E KTHEJNE GJITHCKA SI TEK ASTIRI..///

    1. Vjedhje says:

      Pirth të çfryesh.

      Hajdutëve strategjikë as nuk u rruhet për njerzit. Ato që kanë ndërtuar nuk janë resorte por vila private. Duhan vetëm të blejnë shtëpinë e tyre të 4-ërt pranë detit që të shesin dëngla duke vjedhur. Ndërkohë që pallat si puna jote do ti taksojnë shtëpinë, makinën, ajrin deri sa ti çojnë gjërat si ishin në komunizëm.

      Privilegjet për elitën ndërsa pallat si puna jote biçikleta se gjoja ndot.

  2. Himara says:

    Gamw tis poutanes manes sas Kai tis karioles aderfes sas.xinw sta mounia tous re poustarades alvanoi

  3. like says:

    pse nuk miratohet nje ligj urbanistik i cili te parashtroje edhe vetprishjen e objekteve Nga pronaret? pse nuk ka institucione mbikqyrese te pavarura nga partite per ruajtjen e pasuruse kombtare? pse nuk egziston ( te pakten nuk eshte degjuar) hartmi i nje masterplani per zhvillimin turistik te vendit dhe nen mbikqyrjen e kujt partnereve? 30 vjet dhe asnje levizje ne kte drejtim? ka vetem nje shpjegim…

  4. Kalec Dega says:

    Hahahaha, prishi dhe hotelin e Bashes me 16 million euro shperblim…. thone “fake news” se koco kokdhimja do qe ti prishin hotelin ne det qe te shperblehet edhe ai… o burra dilni vullnetare tju prishi shpijat Ramuti se keni te garantuar shperblim me taksat e populist…


    Mire se vini ne Albanistonin Evropian re ripjerdhur

  5. . says:

    Turizmi shqiptare ne bregdet nuk munde te mbetet peng i grusht çorbe minoritare, qe edhe ata vete nuk e dine se çjane .tokat jane te shtetit ,dhe jo te kunderligjmeve te cilet menduan se shqiperia nuk ka zot. qytetrimi nuk vjene me dy shtepi guri te vjetera.

    1. Vjedhje e pastër says:

      O injorant shpelash. Nuk do bëhet ndonjëher Shqipëria po nuk respektohet e drejta e pronës.
      Nuk po flitet për ndërtime pa leje këtu por për çdo lloj prone që na është kthyer nga gjykata sepse kanë qenë në pronësi të gjyshërve tanë.
      Po të duan pse nuk i kthejnë dhe ti blejnë me çmim tregu “hajdutët strategjikë”? Sepse si çdo Shqiptar nuk ndihejn kënaqësi po nuk vodhën.
      Por mos e vri mendjen se do të vij dhe ty rradha. Kur të ta sekustrojnë atë furrikun ku fut kokën neo-komunistët.

  6. VERI says:

    .. ky eshte i rrjedhur nga trute ..!

  7. KATHARSIS says:

    EDI RAMA PO RIMER “PRONAT E GJYSHIT”.TASH E TUTJE NJE CADER DO SHKOJ 50 EURO. TURIZEM ELITAR POR JO PER SHQIPTARET POR PER ZAGARET DHE GRABITQARET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje