Ka rënë në prangat e policisë Alban Gjergji pasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 vite burgim në mungesë.
Arretimi i tij u bë falë informacioneve të ardhura nga qytetarët pas bërjes publike të listës së personave që ishin në kërkim nga Policia.
Alban Gjergji është kapur dhe ndaluar për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas ishte i dënuar me 8 vite burgim
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim : Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme. (TemA)
Lat nam kapet i forti i matit gazetar budalla ..edhe me kap policia 1 hajdut xhepash ju e quani i forti hajde gazetar palla hajde