Ekzekutimi për një karikues, dëshmojnë prindërit e Marvi Mihalit: Ishin me thika dhe kaçavida në vendngjarje, gati për të vrarë

3 Dhjetor 2018, 16:52Kronika TEMA

Ka rezultuar një seancë e rëndë nga ana emocionale dhe psikologjike ajo e kësaj të hëne ndaj 4 të rinjve që akuzohen për vrasje me paramendim të Marvi Mihalit.

Prindërit e të ndjerit kanë dëshmuar në sallën e gjyqit se si e mësuan ngjarjen tragjike dhe çfarë kanë parë nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Babai i të ndjerit Marvi Mihali, Pavllo Mihali dekalroi se djali i tij ditën e ngjarjes nuk ka goditur askënd, madje kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin, por si shpërblim ka marrë goditjet me thika dhe shkelma të personave që ishin në vendngjarje.

Më tej, ai deklaroi se i njeh shumë mirë vrasësit e të birit, duke deklaruar në sallën e gjyqit edhe të kaluarën e tyre që, sipas Mihalit, është kriminale.

Ndërsa nëna e të ndjerit, Fatmira Mihali, deklaroi se kushërinjtë Butraj dhe Alla, të cilët akuzohen për këtë vrasje, atë natë ishin përgatitur për të vrarë, pasi kishin ardhur të armatosur me thika dhe kaçavida.

“Unë do të pres drejtësinë, por nëse çdokush nuk merr dënimin e merituar, atëherë do të bëj vetëgjyqësi”, është shprehur në sallën e gjyqit nëna e të ndjerit.

Sakaq, në seancën e së hënës ishin thirrur për të dëshmuar edhe dy dëshmitarë të akuzës, Grejsi Stërmasi dhe Besim Sokolaj, por ata nuk u paraqitën, edhe pse për sjelljen e tyre në gjykatë ishte lajmëruar policia.(tch)

2 komente në “Ekzekutimi për një karikues, dëshmojnë prindërit e Marvi Mihalit: Ishin me thika dhe kaçavida në vendngjarje, gati për të vrarë”

  1. tini says:

    MALOK DHE SHPELLAR TE QELBUR,,,VRITET djali I vetem per nje karikues,,,,,zoti ju vrafte dhe ju mallkofte perjete,,,,shuat nje familje te tiranes..///

  2. Lennard says:

    E tmerrshme!!! Vrasje per nje karikues!!!! Keta jane kriminela Familjarisht. Drejtesia duhet te insistoje ne Denimin e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje