Anija shqiptare shpëton 84 persona në detin Egje, mes tyre gra dhe fëmijë

2 Dhjetor 2018, 11:33Kronika TEMA

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, operacioni i parë u zhvillua dje në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25.

Sipas një njoftimi që përcjellë Ministria e Mbrojtjes, në gomonen e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinez dhe 8 sirian. Ndërkohë, në gomonen e dytë kishte 45 persona në bord; 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje