Dëshmia tronditëse për ngjarjen e Beratit: Burri shtyu gruan të parën, pastaj u hodh vetë nga pallati 6-katësh

30 Nëntor 2018, 09:47Kronika TEMA

“Pamë që plaku e shtyhu gruan dhe pak sekonda më vonë u hodh dhe vet”.

Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një prej dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Berat, ku një çift bashkëshortësh u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati.

‘BalkanWeb’ ka siguruar dëshmi të banorëve të zonës, të cilët rrëfejnë se e gjithë skena ndodhi në pak sekonda.

Duke iu referuar burimeve policore, Kujtim dhe Këze Agalliu, kishin pak muaj që ishin transferuar nga fshati Qereshnik në qytetin e Beratit, në një pallat të ri në zonën e quajtur ‘Pjeshkore’ në lagjen ‘30 Vjetori’.

Po ashtu mësohet se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa merrte edhe mjekime, ndërkohë që gruaja e tij, Këzja, ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Burime policore për ‘BW’ bëjnë me dije se ka dyshime se ngjarja në fjalë ka qenë e planifikuar nga çifti, pasi ata nuk donin që të jetonin në qytet, por në fshatin e tyre.

Por duke qenë se fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajza jetonin jashtë shtetit, çiftit iu kishin blerë një apartament dhe i kishin transferuar në Berat.

Ndonëse burrë e grua jetonin vetëm, ata kishin edhe një shërbyese, e cila ju vinte në ndihmë.

1 komente në “Dëshmia tronditëse për ngjarjen e Beratit: Burri shtyu gruan të parën, pastaj u hodh vetë nga pallati 6-katësh”

  1. Dash says:

    ………–,,shume gjynah..shpesh femijet nuk kuptojne prinderit ,bile dhe i kritikojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje