Zhbllokohet ngërçi: Ja kur do të zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së

30 Nëntor 2018, 11:15Kronika TEMA

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Mbledhja do të zgjedhë 6 anëtarë për KLGJ-në dhe do të zhvillohet në 12 dhjetor, në orën 10:00.

Lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë

Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

(TemA)

3 komente në “Zhbllokohet ngërçi: Ja kur do të zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së”

  1. alphade says:

    Akoma ky Zagonjori ? Do bejme drejtesi de more de ,
    Si lum ti popull mezi na ke ……! Turpi i botes ! Po
    nderkombetaret vezhgues cfare bejne ? Apo marrin
    ato rroga sikur te punonin ne kushtet e Cadit ,Tanza-
    nise, ……apo ne xhunlat e Madegaskarit……., !
    Nga Selaniku ,tatepjete, sic ka qene do te jete…..!!!

  2. Kalec Dega says:

    Astrit Faqollin keta e nxorren rrugac…te korruptuar me pasuri ..etj si Zaganjori, Vitorja, Bashkimi…
    Hajde ripjellje , hajde..RRofte Partia me citjanet e Rames….lol?
    O milet beleg, merrni valixhed dhe o burra , se a shume vone deri me 2025…Dgjoni plakun, ju.

  3. Zagarnjorit ja hoqen gjithe ekipin si te korruptuar dhe ku ngeli si komandanti pa ushtar dhe tani duan ti japin ushtar te tjer.
    Te gjithe te korruptuar dhe ky i ndershmi nuk dinte se cfare benin mvartesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje