EMRI: Vidhte makina, kush është "skifteri" i arrestuar në Shkodër

30 Nëntor 2018, 11:57Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

“Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje” -ben me dije policia.

Njoftimi 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe nje bageti të trashë (Lopë).

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. (TemA)

 

 

 

2 komente në “EMRI: Vidhte makina, kush është “skifteri” i arrestuar në Shkodër”

  1. Rrofte Kolinozi says:

    Mentadenti vidhka lope dhe makina, tipi i katundarit qe rri me nje kembe tek tradita dhe me tjetren tek modernia. Me siguri eshte demokrat. Ec e degjo Lulen tani apo ndonje deputet shkodran dijetar.

  2. anastasi says:

    VOLTANA ADEMI kjo karaputan,kjo ndyresire,keto le te shikoje kjo zone ,vjedhjet,grabitjet,vrasjet dhe cdo gje te keqe qe ndodhe ne kryeqytetin partizan te migjenit te shkodres.Nje cope debile,nje injorante femer na eshte dhe kryetare e komitetit turkoarab dhe lyhet dhe perlyhet sa ajo e di dhe shkodranet presin ti ndohmoj kjo bretkocke ngjyra ngjyra.Ju shkoderan keni lajthitur,vra dhe pre, per dite ku po shkoni ne cilin planet ne Mares apo Neptun ju lumte hallall e pacit.Sa te keni druvaren dru me pre nuk ndryshoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje