Impianti elektrik i një pallati është përfshirë në flakë në këto momente në rrugë “Teodor Keko” më Tiranë.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.
Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses.
Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit. Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar. Në vendgjarje ndodhen edhe ambulancat.”, njofton policia
Keshtu ndodh kur gabinat e transformatoreve ndertohen ne katin e pare te pallateve, dhe jo ne distance prej tyre, duke u bere nje rrezik per jeten e banoreve. Po sikur te ndodhe qe difekti dhe pas tij zjarri te ndodhin gjat nates kur banoret jane ne gjum, sa i madh eshte rreziku per jeten e tyre ???
Qeveria duhet te marre vendim te urgjentshem per largimin e gabinave nga kati i pare i banesave.
Gabinat portabel te tensionit te larte jane, dhe po kalben. Mungon urdheri per t’i vene ne pune atje ku duhen dhe sic duhet.