Një shqiptar u vra rrugës për tek familja e tij.
Blendi G, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin.
Ai po kthehej në shtëpi pas një feste. 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje.
Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.
Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur.
‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’.
Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar.
Blendi G. jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.
Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.