Kush është i arrestuari në Shkodër dhe dyshimet se u fsheh në makinën e deputetit për ti shpëtuar policisë në 2014-ën

3 Dhjetor 2018, 21:13Kronika TEMA

Bardhok Planaj, 44 vjeç, u arrestua sot nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Policia njoftoi se: Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhëri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

Hetimet

“Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u paisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kopetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate ‘Sekuestro preventive’, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ,Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve’, ‘Ndërtim pa leje’, parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Emri i Planaj u lakua për drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

I fshehur në makinën e deputetit

Por, pati dyshime se në tetor të vitit të shkuar, pasi policia ndërhyri për ta arrestuar, ajo nuk u lejua pasi Pllanaj udhëtonte me makinën e Mark Frrokut, në atë kohë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por është raportuar se, në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.(ABC News)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje