Kristo MËRTIRI
-Sapo kryetarka aguridhe e ftujake e Bashkisë së Shkodrës (thonë se po mbron titull shkencor në fushën e Historisë), lëshoi nga ekrani definicionin e dhjamosur e të plevitosur se “29 Nëntori 1944 është ditë e zezë”, fika televizorin që jepte gati pamje mortore nga udhët e atij qyteti të dashur dhe dola si me një frymë për të gjerbur një kafe pa sheqer te Brryli në Tiranë. “Pik-piku i shiut nën qiellin e mardhur” qe rralluar dhe po binte një diell i fundvjeshtës së tretë, me trokitje dimri. U ndodha ballë për ballë me Ismetin që kish dalë nga spitali dhe me ca halle të tjera në zemër e mbi shpinë. Është nipi i Heroit të Popullit, Fahri Ramadani, djaloshit shkodran 24 vjecar që mbeti yll i pashuar në atë kupë qielli mbi Qafën e Gashit në Tropojë. Atje gjen sot e gjithë ditën ende drurë me plumba në trup ! Plumba nga armët e nazistëve gjermanë, breshëri pa fund mbi partizanët e Lirisë në malësinë e Gjakovës. Gjaku i trimit të Shkodrës loke mbeti atje, mbi akull e dëborë, në atë datë të paharruar shkurti që sot bota moderne e feston si Dita e të Dashuruarve. Ditë që në themelet e saj të Lirisë e të Demokracisë, të gëzimit e të harmonisë, gurgullojnë edhe idealet e pashuara të Fahriut me shokë. Ëndrra të përgjakura me gjak të kulluar zemre 24 vjecare. Të kuqe flakë si karafilat e shumtë nëpër ballkonet e avllitë shkodrane…Kur ia thashë informacionin taze të fillimit të shkrimit, Ismeti sikur u nxi në fytyrë dhe dicka po bluante e mërmëriti me veten. Halle-halle kjo dynja, miku im ! Mu duk se ramë të dy në një pus meditimi e trishtimi. ( Mirëpo pardje, prononcimi publik e dashamirës i një vajze shkodrane (Silvana) në media, në kundërshtim me pohimin alucinant të Kryetarkës, fliste qartë e bukur. Mbronte me të drejtë 29 Nëntorin e Clirimit dhe bijtë shkodranë që dhanë jetën për Lirinë. Dhe i drejtohet pa maska e shashka : “…atë ditë, kur gjyshi yt klerik falej në kishën e ngrohtë e flinte gjumë në atë krevatin me jastëk plot pupla, këta djem kishin rrëmbyer armët dhe bridhnin maleve të akullt, pa menduar rehatinë e tyre, e të parfumosur me aromën e barutit. Mendon se ishte zgjedhje e tyre ?,-pyet Voltanën.-Ishte ndjenja, që interesi i kombit duhet të dilte mbi atë personal !”). Shkurt, kryetarka ftujake flet kot më kot, qep pa pe ose nuk ia kap dot perin lëmshit të propagandës partiake të ditës !… Ndërsa kafeneja ziente nga bisedat e ndryshme, në hyrje të saj era e ftohtë po shpaloste dy Flamurë Kuq e Zi. Por 29 Nëntori derdh vetiu edhe meditime atdhetare e qytetare. Në Tiranë ka edhe befasira të këndshme e të pakëndshme. C’farë ndodhi më tej ? Pa ikur shumë minuta, në atë prag mesdite të shënuar ndritshëm në historinë e Shqipërisë, bie zilja e celularit. Ishte Sazani, miku ynë i talentuar, që ka mbi 7 dekada që feston familjarisht Ditën e Clirimit. Vecse zëri i tij ndryshonte nga herët e tjera. C’hall mund t’i ketë rënë vallë ?,-pyeta veten aty për aty.
-Po zbres nga Varrezat e Kombit, vëlla…Jam fyer e mërzitur. Ma krisën më kot gëzimin e Festës. Na ndaluan dhunshëm te porta. Dhe nisën kontrollin absurd e qesharak, nga ushtarakë e civilë të shtetit. Trup më trup e pa pikë turpi ! Burra e gra, pa dallim. Larg monumentit “Nënë Shqipëri”(atje ku falet e përkulet vetë hipokrizia e udhëheqjes shtetërore e partiake!).
-Hyje forcërisht, boll je treguar i urtë e shelegur ! Ti je djalë dëshmori e nuk po shkoje të takoje babanë në Kampin nazist të Internimit. Dhe as po tentoje të hyje në Pallatin Presidencial a në atë të Qeverisë,-ngrita zërin jo pa zemërim e revoltë unë.
-Duro pak, të lutem ! Poshtë xhupit kisha palosur cadrën e vogël për t’u mbrojtur nga shiu. Cadër që ma zgjati belanë e kontrollit zyrtar. E morën dhe po e vëzhgonin me imtësi e “vigjilencë” sipërore. Nuk prita më, buzëqesha hidhur, shtrëngova lulet në duar dhe fola si me shpoti e tërsëllimë : “-Mos u sëkëlldisni shumë, më besoni, nuk është nga ato “cadrat pistoletë” të 21 Janarit !…Po më pret babai dhe shokët e tij partizanë. Shkoni po deshët e rrethoni të paktën vendin pranë Monumentit ku ndalon pak minuta e bën adetin kallpazan kupola e paria e shtetit !”. Kush ta vinte veshin ? Fol o gur, fol o mur ! Herë tjetër, mendoj të mos shkoj më në ditën e ceremonisë zyrtare. Jam fyer jo pak…
Përgjigjia ime e ashpër në celular, për t’iu treguar kufirin kontrolleve të tilla frikamane, bllokmene, cinike, arrogante e aspak patriotike, tërhoqi vëmendjen e njerëzve në lokal. Në krahun tim të majtë, ishte ngritur nga tavolina një grua trupvogël e po priste në këmbë. Sapo mbylla celularin e pa më lënur kohë të kërkoja ndjesë për zërin e lartë, më afrohet e më thërret në emër. Ishte Elidiana, shoqja jonë e mirë e dinjitoze, bashkëstudentja e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike. U takuam me mall pas shumë kohësh. Vajzë labe. Vajzë Dëshmori ! Një surprizë aspak e rëndomtë në Ditën e Clirimit të Atdheut halleshumë…”Isha kthyer me kurriz, por të njoha menjëherë nga zëri, njëlloj si në Universitet kur ndesheshe ballë për ballë me të liqtë, tinzarët e servilët. U mblodhëm 3 motrat sot, morëm për krahu nënën e moshuar e të sëmurë dhe kujtuam bashkërisht fitoren e madhe shqiptare të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare…”. U ngrita në këmbë dhe e lëshova dorën në duart e ngrohta të nënës Përparime Abazi. Te ato duar që 74 vite më parë mbanin gjerdanin e fishekëve dhe parakalonin me grushtin lart e yllin në ballë, përmes Bulevardit që mban emrin më të bukur në botë : Dëshmorët e Kombit ! Festofsh edhe 100 vjetorin e Clirimit, nëna jonë Përparime ! Ti mbete sic ke emrin, ishpartizane trime, tepër modeste, përparimtare e mencur dhe luftëtare e palodhur për një Botë të Re…Bashkëshortja e Dëshmorit iku me hap të ngadaltë, mbështetur te vajzat e saj të mrekullueshme. Lum ajo Nënë ! Ndërsa unë shtova cigaret e ndezura dhe meditoja natyrshëm. Por atë “inatin” e mësipërm nuk e zbuta dot plotësisht. As me atë ironinë therëse të mikut tim Sazan te porta e Varrezave të Kombit “Mos u sëkëlldisni shumë, më besoni, nuk është “cadër pistoletë” e 21 Janarit të zi e të pandëshkuar gjer më sot ! As me lajmin e shkurtër se në qytetin e Shkodrës ishin mbledhur disa antifashistë dhe i kërkuan llogari me të drejtë Prefektit të Qarkut për kryetarkën e Bashkisë që shkelka me të dyja këmbët Ligjin për festat zyrtare, në emër të persekucionit të saj politik(?!). Cilin popull përfaqëson kjo zonjë dhe kujt i shërben, bashkimit apo përcarjes ? Cilën histori zyrtare shtetërore beson dhe për cilët historianë shkodranë përgjërohet vallë ? Sa për definicionin e saj publik “ditë e zezë”, disa dashamirës mendojnë se do jetë ngatërruar ose ka bërë lapsus të paqëllimshëm në adresim. Sepse duhet ta ketë ngarë llafin për ata kuislingë sahanlëpirës që morën arratinë me bisht në shalë nga vendlindja e saj dhe ikën të mundur e të turpëruar nën kapotat e nazistëve gjermanë !…
Episodi i shëmtuar pranë portës te Varrezat e Kombit, më solli në kujtesë një ngjarje të hidhur në fillimet cmendurake të pluralizmit politik shqiptar, me mikun tim të dashur minoritar, Heroin e Popullit, Jorgo Sulioti ( I vetmi Hero i gjallë mes të gjallëve gjatë monizmit në Jug, në Gjirokastër). Edhe atëhere, 29 Nëntor ishte ! Trimi barba Jorgo ( kështu e thërrisja, sa herë shkoja si korrespondent në atë qytet të kalldrëmtë e me gazavaje shumë), me një tufë lule në duar ishte nisur për në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit. Do shkonte te shokët e idealit, te “lule djemtë e nënave” që ranë për Lirinë e Demokracinë e vërtetë. Ashtu me grushtin lart, nderonte e sikur bisedonte me secilin. Serioz e me dhimbjet e plagëve në qafë. Plagë të dukshme e rrënqethëse, që shumica e gjirokastritëve përpiqeshin të mos ia lëndonin kurrë. Por urrejtja e ca pinjollëve kuislingë të ardhur në pushtet me dy gishtat lart, kapërceu cdo fije humanizmi. Barba Jorgon e ndaluan kafshërisht dhe e izoluan në rajonin e Policisë !? Nuk pyetën as për moshën e bardhë e as për titullin e lartë të Heroit. “ Po nuk nderuat Dëshmorët, nuk nderoni as babanë e tyre, Popullin !”. Vetëm kaq u tha burracakëve me spaleta krejt të pamerituara, miku im i cmuar që nuk më linte asnjë shkrim pa lexuar në gazetë. Kush kërkon të kthehet prapë zezona te “koha tel me gjemba” ? Sa herë e kujtoj ndalimin e izolimin e tij, më pushton një dhimbje e revoltë në kraharor. I ndrittë shpirti atje ku prehet, një nga krenaritë shqiptare e minoritare ! Sepse sot ndoshta nuk ka më heronj, por ama ka me bollëk pehlivanë e zabërhanë që abuzojnë tmerrësisht në emër të demokracisë kallpe. “Te varri i mikut tonë të përbashkët, gjen gjithmonë karafilë të kuq e manxuranë”,-më thosh ditët e fundit një kolegu im gjirokastrit. Ndërsa unë citoja vargjet e poetit të madh skraparli:” O karafilë të gjakut,/ gjak që ke ushqyer shekujt !/ Edhe sikur me hekur t’ju shtypnin,/ ju, do të mbinit mbi hekur”…
Gazetari i idealeve te pastra dhe ne kete shkrim me imponoi qe ta lexoj. Dhe nuk u zhgenjeva. Idealet e pavdekshme te te renve per Liri nuk i fshijne dot as voltanat apo sulltanat. Nder dhe lavdi per ta.
Jorgo Sulioti e ka te shkruar ne emrin e familjes qe nuk eshte minoritar. Me duket se lajthite ca andej nga fundi artikullit.
Ti Kristo kellira qe te ka ngelur ora ne vitet 80 , po na i shpif sa here mer penen e shkruan me kete stilin tend te zgjebosur. Po kur ben per bure te mire nje legen si Jorgo Sulioti , nje pacaure qe gjithe jeten e tij e kaloi si zagar rrugeve te Gjirokaster duke ndjekur te rinjte per pantallonat kauboj e per floket e gjata . Ja ky ishte heroizmi i Jorgove qe mbushnin radhet e partise tende qe sundoi ne kete vend e qe Voltana me te drejte e quan pushtimi i zi i komunisteve . Te shkoi jeta duke bere pacavure o Kristo gjytyrimi prandaj na bej nj nder te vogel . Hidhu ne Vjose e mos dil me se na ke care trapin .
O Duno pse nuk e ke vene me mire emrin Bragjo ose Zuko se do te pershtatej fiks me ty.
Zoterinj te Tema online.
Cuditerisht 3 komentet e ketij shkrimi ju nuk i jepni dhe pse shkruhet per tre komente.
Lutemi, jepini dhe ato, midis te cilve eshte dhe nje koment i imi korrekt.
O hijena Duno. Nga cfare ferre ke shkruar o ulerime duke patur ne ulluk ate mikun e Xhezos. Ke vuajtur shume dhe gjaku qe ke derdhur te paska zene keq. Po te bejme nje nder, a nuk i puth bythen ketij gazetarit? Sa per Jorgo Sulotin mllef te madh paske, si dashnor i nenes tende. He.more dobic i xha Jorgos, i zene perrenjve. Lipsu tani se qelbe dynjane.
Dole DUNO, tani me emer tjeter,
Ky pleh s’e harron zakon e vjeter.
Qe boten mbush me eren e keqe
Shtypjani koken, zene ne leqe