Andi Bushati: Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë

3 Dhjetor 2018, 14:01Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ka një strategji ngjashmërisht të frikshme mes atyre që mbrojtën shembjen e teatrit dhe atyre që kanë shndërruar në kauzë rrafshimin e shtëpive tek Unaza e re.

Të gjithë gazetarë, analistë dhe media pranë pushtetit  janë të gatshëm të flasin për gjithçka: për moralitetin e zaptuesve të vendosur dy dekada më parë në Tiranë, për teoritë e zhvillimit të qytetit, për interesat e Lulzim Bashës në këtë çështje, për burrat e munguar të polices së plagosur Ina dhe për mënyrën se si ka proceduar qeveria Berisha në raste të ngjashme

Njësoj si në debatin për teatrin kur ishin të gatshëm të diskutonin nëse duhet përkrahur risia apo mbrojtur tradita, ka të drejtë Asqeriu apo Ndrenika, është duke u shembur apo mund të rrezistojë, shkakton apo jo kancer, po njësoj edhe tani, të gjithë mbrojtësit mediatikë të qeverisë janë të gatshëm të flasnin për gjithçka.
Por vetëm për një gjë askush nuk guxon të shprehet.

Kam lexuar me dhjetra shkrime, kam qëmtuar me qindra qëndrime në debatet televizive, por kam vërejtur me çudi që të gjithë fshehen përballë pyetjes: ka apo nuk ka vjedhje?

Askush, po askush deri më tani, edhe mbrojtësit më fanatikë edhe ata që paguhen legalisht nga bordet e qeverisë edhe ata që ushqehen në mënyrë okulte prej saj, nuk ka dalë e t’i vërë gjoksin për të mbrojtur “duart e pastra” të atyre që qëndrojnë pas këtij projekti.

Të gjithë ata që janë të gatshëm të mbështesin dyshen Veliaj – Rama me çdo loj cirku dhe të denigrojnë me po të njëjtin zerll, trinomin Berisha, Basha, Kryemadhi i anashkalonë disa pyetje të thjeshta…

Si ka mundësi të paguhen 40 milionë euro për 4.2 kilometra?

Po, mirë, pavarësisht se kjo s ‘ndodh në asnjë vend normal të botës, le ta prqanojmë se po ngjan këtu. Le ta pranojmë edhe edhe se këto kosto qenkan reale. Po si ka mundësi që për këto 40 milionë projekti është dhuruar gratis?

Si ka mundësi që ai që ka bërë ‘donacionin” qenkësh porositur prej njërës prej firmave që më pas ka rezultuar fituese?

Si ka mundësi që nuk u kërkua një projekt alternativ që ndoshta parashikote një kosto më të ulët?

Si ka mundësi që krejt papritmas, kundër planeve dhe projekteve të miratuara, gjërësia e rrugës u rrit ndjeshëm? Mos vallë se kompanive ndërtuese u duheshin më shumë para?

Si ka mundësi që nuk u zhvillua një garë reale për të ndarë 40 milionë euro, por në të treja tenderimet u paraqit një kompani fallco me ofertë zero, si vëllezërit Hysa?

Si ka mundësi që u mbyllën sytë për subjekte të cilat ligji shqiptar i pengon të hyjnë në garë dhe si u shpallën fituese kompani të regjistruara në parajsat fiskale?

I gjithë ky enumeracion pyetjesh i shton shumë dyshimet se te Unaza e re nuk kemi të bëjmë me një aferë të pastër dhe të ndershme.

Prandaj, të gjithë ata që duan ta mbrojnë qeverinë janë të gatshëm të flasin për gjithçka, vetëm kësaj njolle nuk i vënë dot gjoksin. Lexojini shkrimet e tyre, vëzhgojini paraqitjet e tyre në TV, analizojini kronikat që bëjnë dhe do të kuptoni se kush rrefuzon të shprehet për këto pyetje (qoftë edhe duke mbrojtur qeverinë) është duke ju gënjyer.

Është fiks njësoj si me historinë e Tetatrit Kombëtar, që kush hiqej si idhtar i Tiranës moderne, si dashnor i famës së Bjarke Ingels, si kundërshtar i trashëgimisë fshiste, nuk qe asgjë më shumë sesa gardist i zellshëm i grabitësve Rama – Fusha. (Lapsi.al)

18 komente në “Andi Bushati: Ajo që mbështetësit e Ramës për Unazën nuk guxojnë ta thonë”

  1. syri says:

    O Andi po si ka mundesi qe je kaq idiot ?! Tu thane trute te hodhi Saliu “trute e gamorit”! Keto jane pyetje prej idioti! Si gazetar nuk lejohen pyetje te tilla alla berishiane! Nxiri faktet dhe fol me to dhe jo me pyetje retorike! Si ka mundesi qe ish gruaja juaj morri 190 mije euro nga pallati i Lulit ne Vlore! Ka kuptim pyetja ashtu si kane kuptim pyetjet tende prej mercenari?!

    1. Maksimi says:

      Sa e ke shitur bythen te Greku dhe Serbi o Andushe!?

  2. shqip says:

    Pastaj , ti me te degjuar e ke , apo jo ! Mire mo Andi . M.q.s. te dhimbset paraja publike , e bashke me to edhe Saliu , Monika , dhe Lyl-ezimi , pse nuk ben nje dosje me fakte , e ta denoncosh ne prokurori . Ti e di qe ne kete bote , perderisa nuk ka nje denoncim , gjykim , denim , asnje subjekt nuk shpallet fajtor . Nejse , shkrimin e bere , parate i more , ç’do me shume nga kjo jete bastarde . ” Eh , ç’me duhet mua se ç’thone gojet e liga . Une Marr leket , Pak rendesi ka Nese genjej ” . Kjo eshte ajo qe ben ti dhe kazani . Ore Trap ! Domosdo qe kosto del e larte . Gjithe ata barbare qe Kane zene hapesirat publike , te gjithe duan demshperblim. Po nuk jane nje e dy , Jane me qindra , me mijra ne gjithe Shqiperine. I solli shpellari i Shqupit, e tani i thote ; mbaji tani , jepu te hane . Keto Jane hyneret o nipi i kuq . E mos na nxirr teori kineze .

  3. Xha Teme says:

    Ti plehre e ndyre tani ke filluar te besh “audituesin” kur lapsit tend i eshte thyer maja qe kur filloi te zhgarravise. Askush smund te akuzoje pa fakte nese ka apo jo vjedhje. Ligjerisht, kjo eshte detyre e Dept te Auditimit ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise dhe Kontrollit te Larte te Shtetit. Llogarite e Andushit te Hysniut jane llogari te bera nga zverku sepse atij i kane hequr kocken qe lepinte duke perdorur palo – portalin e tij si mjet gjobvenie. Leh o Andushke leh se nje mut te madh do te ,marresh ashtu si Yll Rakipi qafepalari..

  4. XheJ eN Bi says:

    Për këto shqetësimet që ngre Bushati ka një anektodë para shumë vitesh.
    U binjakëzuan një qytet shqiptar me një italian.Në fillim vajti vizitë zyrtare kryebashkiaku shqiptar.Pasi mbaruan aktivitetet zyrtare kryebashkiaku italian e ftoi një vizitë në shtëpi.Kryebashkiaku shqiptar e pyet homologun se si e bëri atë vilë modeste.Italiani i shpjegon: e shikon atë urën aty.Po i përgjigjet shqiptari.Në projekt ura kishte 5 këmbë (harqe) ,ka 4 këmbë,një e hëngra unë dhe bëra këtë.Po ti ku banon e pyet italiani,në dy dhoma dhe një kuzhinë ,u përgjegj shqiptari.
    U kthye në Shqipëri dhe filloi kërkrsë për fonde të ndërtimit të një ure dhe fondet erdhën.
    Kur ktheu vizitën italiani në fund shkuan në shtëpinl e krebashkiakut shqiptar.Italiani u habit nga vila moderne e homologut.Po ti më the se ri në dy dhoma e një kuzhinë? Mora shëmbëllin tënd.Si i thot italiani.
    E shikon atë urën atje ,jo i thot italiani,nuk shoh gjë.Ç’ të shohësh i thozë shqiptari ,5 këmbë që kishte i hëngra unë dhe bëra këtë vilë.
    I këshillojë dhe Bushatit po nuk panë rrugë i ka ngrënë Veliaj dhe Rama,po panë rrugë pa ndonjë sinjalistikë ,sinjalistikën e ka ngrënë Veliaj ( siç bëhet në tër botën që në veprat publike vidhet 1 ose 2% ).

  5. Mihali says:

    Sa paguhesh dhe nga kush per të helmuar ambientin me të tilla trilla.
    Si je dhe kaq idjot kur thua “pse u bë kaq e gjër ruga?”,ti haron prespektiven që mbas 20 apo 30 vjetëve do te duhet edhe më e gjërr dhe nj gazetar serios jo si ty do të thot ” si nuk e parashikuan që dinamika e lëvizjes do të ritet.
    Në vënd të këtij shkrimi duhet të ngrije një shqetsim që të shikohej një prespektiv mbi 100 vjeçare.
    Nuk jam në kundershtim për ndonjë korupsjon por per këtë duhen fakte dhe jo hamëndsime dhe me faktet në dorë hidhu deri tek prokuroria.
    Boll më me hamëndje për të çoroditur mëndjet e njerzve për korupsjone,hamëndje e trilla të qëllimshme.A mos je financuar edhe ti nga fondet sekrete të ministris se jashtme të Greqis?

  6. Lennard says:

    Te gjithe kane frike .vetem Ti je Trim o Pioneri i Bllokut Partizan.
    Bashkohu me ekspertet e Lul-hajdutit dhe kontrolloni Projektin .eshte e thjeshte :Kontrolloni Preventivin ,Kontrolloni cmimet!!!!,Ne rast se ka lajthitje ne cmime atehere mund te themi se ka pergatitje per vjedhje .Jo keshtu si flet Ti O Partizan i Vogel Andi.

  7. Titi says:

    Z. Andi Bushati, per info dhe kujtese, “t’a thone’ shkruhet ‘ta thone’. Pse kaq dobet mor gazetar dhe gjera fare te thjeshta i ben gabim, pa le te tjerat.

  8. tafa says:

    O Andi shoku Hysni vajti ne geteses ,thone qe e helmuan Francezet.Po te jap nje keshille o idiot i lindur qe te rren mendja se je bere dikushi me emer ne mediat shqiptare,Hap syte se mos vesh per dhjam qeni.Merre kafen me vete dhe te mbyllur ne kanace se shpejt kemi per te thene nja dy fjale kur te ikesh ne pcteses.Oidiot Fluturon Gomari, Fluturon thuaj ,bile me gjithe samar.

  9. Eri says:

    Nje analize e persosur e paligjshmerise dhe hajduterise se kitij projekti, respekt.

  10. Labi says:

    Nuk mund te shkruhet me qarte se kaq…

  11. Luan says:

    Bravo Bushat,i ke bere autopsi ketij projekti,

  12. Toni says:

    O te keqen un ty. O drita jon. O te marrnin te keqen o shpirti i zemres tone. Aman aman aman aman sa i bukur qe eshte o zot. Hudhra hudhra hudhra e zhiv e zhiv e zhiv. Se do na e hajn me sy. O Bushat, me fal, e kisha me cunin e komshiut se eshte si shpirt.

    Te kerkoj ndjese per ngatarrimin. Ti je pak trap por ska gjo ta falim ne.

    1. Emiljano says:

      O Toni, nuk je shakaxhi fare,je thjesht gomar

  13. pjeter says:

    Keto jane pyetje vari leshte.Ngrije bythen nga je ulur dhe shko bej nje hetim gazetaresk, heto dhe nxirr fakte,behu kurajoz,po te jesh me te vertet i bindur,hetoje sic i ka hije nje gazetari te vertet hetimi.Por zotrote nuk ke brume per ate zanat.Nje qe ka pyetje dhe e vene ne dyshim kaq te madh,dhe me nje rilevance kaq te madhe kombetare,deshiron qe vete te prodhoje fakte,shkon dhe remon te vertetat dhe ti japi pergjigje.Nuk te ka faj Rama ,kur je i pa afte dhe dembel.

  14. Asi11 says:

    Po mire more te thençin gazetar ti dhe bushatrat tjere a jeni ne vehte ju apo nuk keni tru Kjo qeveri a ka dale nga ajo parti qe ka fitu shumicen ne zgjedhje dhe shumice si asnjehere ne keto 28 vjete . Dhe kjo qeveri duhet tju marre leje ju gazetareve dhe opozites duke ju thene : He a jeni dakoŕt te bejme kete rruge kete park kete pallat kete kopesht kete çerdhe etj. , KU KENI PARE JU KETE MODEL QEVERISJE MORE INJORANTA .Ne qofte se qeveria nuk qeveris mire mbasi te mbaroje mandati populli nuk ja jep voten me , po qeverisi mire ja jep 3,4,5 mandate e i lumt . Jo po do tju veje populli ju te drejtoni ndersa ata qe kan fitu votat tju shikojne ju se ju jeni per te drejtu pra ti Zhej ,Rakipi , Peka , Lubonja ,Fevziu , Balliu (plak ) plus Balliu i ri , Salinjani , Muli , Alibej , Paloka , Vokshi , Grida etj se po me dhemb koka te permendi emra tjere . O pika qe sju bie .

  15. Floriri says:

    O And shyqyr qe na dole ti bllokmen I squt qe I ” kupton “keto aferat qe na thua ,por bej denancim ne prokurori e Le te dale e verteta ,se e dime se si nip I gjyshit komunist “te dhimset” populli .Sa per cirkun RamaVelia eshte turp qe flet keshtu se te gjithe Kane sy e e pelqejne kete lloj qe ti quan cirk mbasi ndryshimi i Tiranes eshte I madh, por ju te fundit, fundit te kazanit si inatcinj e xheloze qe jeni per Ramen nuk ju nxe goja te thoni asnje gje te mire e beni te bardhen te zeze Boll se gazetare si puna joteff nuk na duhen

  16. loku says:

    Bushat je nje klysh kurve, ska si te jete ndryshe me gjysh kryekomunist me babe sigurims rritur ne bllok,… plere gjith jeten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje