Nga Pellumb Kulla
Dje në Nju Jork në moshën 92 vjecare mbylli sytë, Niko Kirka, miku im i shtrenjtë, një personazh vërtet i rrallë, shok i këtyre viteve amerikanë.
Nikoja pat lindur në truallin amerikan. Ishte bir i një patrioti shumë të fismë, Kristo Kirkës, njërit nga etërit e Vatrës, krahu i djathtë i Nolit, aktivist i shquar në emigracion sikurse dhe në atdhe pas kthimit familjarisht. Baba ii Nikos shërbeu si përfaqësues në parlament dhe në detyra të ndryshme administrative, caktuar nga mbreti. Nuk u largua me ikjen e pushtuesve të huaj. Pagoi vetbesimin e tepëruar se meritat patriotike dhe e kaluara pa njollë ishin kredenciale serioze që do ta mbronin nga keqtrajtimi i mundshëm i “bijve të Stalinit” që erdhën në pushtet. dhe që Kristo Kirka, ashtu si edhe Fan Noli, i njihte mirë. Besim i kotë! Që në ditët e para komunistët atë e burgosën dhe plaku i shquar mbylli sytë në burgun famëkeq të Burelit.
Nuk e kalova masën me një jetëshkrim më tepër, teksa u ula të bëj homazh për birin e tij, Nikon. Por është dicka e veçantë, dicka e rrallë edhe kur tregon për shokun e tij të burgut. Babë e bir u bënë vërtet shokë burgu, sepse që në moshën 19 vjeçare, njeriut që dje u nda nga ne, iu hodhën hekurat. Nga burgu Niko Kirka doli pas katërmbëdhjetë vjetësh. La atje qelinë tok babanë e tij të varrosur në humbëtirë dhe kaloi një jetë të mundimshme shtrënguar në punë të rënda në kanalet e komunales dhe vështruar shtrembër për ato që pat hequr prapa hekurave.
Nuk gjen dot kollaj një individ që të ketë sjellë kaq shumë histori kombëtare poshtë thinjave të tij të bukura. Në shoqërinë e tij të çmuar, miqtë e tij të ngushtë ku bëja pjesë edhe unë vetë, kemi mësuar më shumë se nga tërë librat e shkruar për vatranët, për autoqefalinë e Kishës Ortodokse, për Bostonin dhe “Diellin”, për pafundësinë e konflikteve shqiptaro-shqiptare mbi truallin e këtij vendi. Ky njeri të mahniste me kujtesën e tij fenomenale, me citimet e sakta me zhdërvjelltësinë e përmendjes së emrave të shumtë, datave të pagabuara që sillte ai në tregimet e tij. Ishin të shumtë njerëzit, që e vërenin me zili, siç e vëreja edhe unë, kulturën e tij historike, atë atdhetare, kulturën letrare dhe kulturën politike.
Niko Kirka është ndjerë i gjallë dhe i shqetësuar për shumë çështje që solli sidomos mënjanimi i komunizmit dhe transformimet që duhet të sillte tranzicioni. E kemi parë atë shumë luftarak, debatues dhe të papajtueshëm në qendrimin ndaj politikave paskomuniste për të përndjekurit, për mosdëshirën në rikthimin e pronave të grabitura, për mbajtjen kyçur pa skrupuj e pa shpjegim të dosjeve me mëkate, për dyfaqësinë e partive kryesore, pasardhëse të asaj enveriste…
Shëmbullor ishte angazhimi i tij pasional në kundërshtimin e përpjekjeve për të dëmtuar trashëgiminë e Peshkop Nolit dhe për mjegullimet e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.
Dhe në shkrimet e Kirkës, (përmbledhur në vëllimin e tij dinjitoz “Për Mëmëdhenë”) lexuesit mund të venë re zhdërvjelltësinë e argumentimit, elegancën e shprehjes, gjuhën letrare dhe figurshmërinë si pajë e edukimit të shëndetshëm që mori ai në Liceun e Korçës. Aty çdokush shquan lehtësisht konseguencën e tij antikomuniste, përbuzjen ndaj inskenimeve katoviciane dhe keqardhjen për varfërinë e idealizmit, që Kirka nuk rreshtëte pa e nënvizuar edhe në intervistat e tij mbresëlënëse televizive dhe artikujt e mëvonshëm që i janë publikuar rregullisht.
Atdhetarizmi i këtij njeriu ka qenë gjithnjë i pashuar dhe frymëzues për ata që qarkonin rreth tij. Është interesant një episod në një takim me të ndjerin Ibrahim Rugova. Duke biseduar, Nikoja, pa kurrfarë bubullime, i rrëfeu atij se edhepse ishte korçar, e deshte Prishtinën po aq sa edhe Korçën. Rugova e falenderoi. “Falenderimi nuk shkon,” nuk iu ndënj pa thënë Kirkës, “Zotrote të më falenderoje po të isha francez!”
Presidenti Rugova e përqafoi dhe i kërkoi falje. Kjo dashuri e këtillë, shfaqur në brigjet e Nju Inglandit në sytë e të Parit të Kosovës e rriste personazhin tonë në përmasat e një dinosauri.
Dhe nuk kishte si të mos ishte Niko Kirka, një dinosaur nga ata që lindën në viset e Bostonit, nga ata që e morën atdhetarinë me qumështin e gjirit, dhe panë historinë e vendit, një herë që andej, pastaj nga dritaret e Liceut të Korçës, që prapa hekurave të burgut, nga fundi i kanaleve të komunales së Durrësit, nga grumbullimet plot ovacione të ndryshimeve sociale që solli fundi i shekullit… Me lirinë e fjalës si atribut i një njeriu të edukuar ashtu, i janë pranuar, herë me durim dhe herë me pezm, gërnjat kundër të metave të Vatrës së sotme, kundër kryepeshkopit, kundër figurave madhore shtetërore aktuale, edhepse kjo lloj drejtpërdrejtësie nuk i bënte hiç mirë interesave të tij të përditshme, atyre të këtushme dhe atyre në vendin ku lindi.
Por dinosaurët janë prehistorikë dhe duken pak të marrë, po aq sa dhe démodé duke qenë të rrallë dhe me vlera të padiskutueshme.
Ky dinosaur i vyer na la të pikëlluar me largimin e tij nga kjo jetë. Kolonia e shqiptarëve të Amerikës humbi një nga figurat karizmatike, që do të kujtohet gjatë si shëmbull për t’u ndjekur, si patriot që do të frymëzojë brezat e rinj të shqiptarëve që jetojnë fizikisht larg atdheut, por shpirtërisht nuk ndahen kurrsesi nga trualli arbëror dhe aspirojnë begatinë dhe prosperitetin e tij.
I qoftë dheu i lehtë këtij shqiptari të madh!
I paharuar kujtimi i tij nder breza e dheu i wofte i lehte!… [p ku e kane katandisurr kete trashegimi “vatranet” e sotem – nje takem hajdutash nga barku i kopilave te Pd-se
Ka qene vetem nje antikomunist dhe asgje me teper se kaq!
Por historikisht antikomunizmi jo vetem nuk i ka dhene asgje te mire popullit shqiptar,perkundrazi ka qene dghe eshte pjese dhe bashkepuntor me te gjithe armiqte e Shqiperise!
Te leme menjane kohen para 90-tes,por keto 28 vite demokraci cfare bene keta ballisto-zogiste te fandaksur per Shqiperine?
Dengla bythe e asgje tjeter!
Dhe tani na i beni patriote keta kellira,qe vetem kane vjelle vrer kunder Shqiperise!
Keta te Vatres kane tradhetuar edhe Nolin e madh e jo me ne ketu ne Shqiperi!
Tere jeten vetem lufte per pushtet me njeri tjetrin kane bere!
Shkurt:
-Aty jane mbledhur te gjithe plehrat dhe LLUMI i kombit shqiptar!
O Partizan,
ti s’ke si ta dish se Niko Kirka ishte KARAKTER i Madh,
si rrallekush tjeter.
Asnje shoqeri, asnje shtet, asgje e kesaj bote, nuk behet pa karakter.
Niko ishte mes tjerash edhe Anti-Komunist, dhe mbeti i tille pergjithnje…Se ishte Karakter i madh Njeriu.
Partizanet ishin njerez me arme qe nuk e dinin pse luftonin. Gjynah.
Partizanet nuk e moren vesh, deri vone nga ’48-a, kur PKSh u be legale, qe ishin perdorur nga komunistet! Gjynah!
Ai qe genjehet tere jeten, eshte per gjynah, o Partizan!
Niko nuk u genjye per asnje dite…
Ti Partizan, je pseudonim i genjyer, i mashtruar, je per gjynah…
BESIANA, mos ia zë për të madhe. Ky është edhe shpirtërisht edhe mentalish për gjynah. E mira se ka zgjedhur pseudonim adekuat.
Mendon si partizan, flet si partizan, sillet si partizan. FALI zot!
O partizan i peshtire
Ketu nuk ke vend. Po do të vjellesh për Vatren dhe ballistet gjej vendin e duhur
Ti se ke njohur Z.Kirka dhe mos fut hundët aty ku nuk duhet. Kini një farë njerzilliku, dreqi e mori!
KJo eshte ideja qe ka masakruar historine e Shqiperise gjate diktatures: “Kush eshte antikomunist, patjeter eshte antishqiptar, eshte armik”. Dhe, per fat te keq, kjo ide vazhdon akoma, siç e parashtron “Partizani”. Prandaj, akoma historia jone nuk shkruhet e paanshme e nuk do te shkruhet sa te gjalloje kjo ide: “Vetem komunistet jane patriote, vetem ata i kane sjelle gjithe te mirat popullit shqiptar”. Me sa duket “Partizani” nuk ka jetuar nen diktature. Vertet ishim te gjithe njelloj (perveç bllokut), por te gjithe te varfer. O “Partizani” a e di se ç’jane “Tallonat”?
Ore pusht-partizan ! Per cfar ballisto-zogiste flet more pleher? Kur ke degjuar ndonje nga keta patriote te flase e ” te vjelle vrer kundra Shqiperise”? Lavdi atyre qe rezistuan si heronj te vertete !
I lehte i qofte dheu
Figura te tilla me dimensione dinosaurike te patriotizmit,sic shprehet z.Kulla na bejne te ndihemi krenare,per qenien tone shqipetare.
Promovimi , ndricimi i vlerave te Niko Kirkes a te kujtdo patrioti tjeter shqipetar,eshte akt po aq patriotik dhe per ju Pellumb.
Te pergezoj,duke mos perseritur “gabimin” e Rugoves.
undefined
Histori interesante, njeri i respektueshem.
I nderuari Pellumb,
Ndodhem ne Gjermani dhe shkrimi tend ishte nje mandate qe me solli ndermend mjaft kujtime per te ndjerin Niko, mikun tone te perbashket. Kam qene ne NewYork ne fillimin e detyres tende diplomatike atje. Te erdha per vizite ne seline e Ambasades bashke me Niko Kirken. Filluam nje bisede e cila te terhoqi mjaft saqe anullove nje takim qe kishe ate dite. Pastaj nuk na le te ikim e na mbajte per dreke ku zonja tuaj improvizoi nje dreke te kendshme e cila solli vazhdimin e bisedes tone po aq te kendshme e te gjate. Shkrimi tend ishte vertete terheqes dhe i goditur . Mbas bisedes me Rugoven do te sjell dhe une nje batute te “heroit e Vlocishtit” te cilen ma keputi ne sallen e Akademise se Shkencave ne Tirane ku po mbaja nje fjale ne promovimin e librit te tij “Kristo Kirka” Kur po flisja per jeten e Nikos tregova episodin e njohur nga kampi Vlocishtit kur Nikon me urdher te vellait te Rita Markos qe ishte komandant i burgut, e kishin lidhur me tela me gjemba ne deren e hyrjes ne kamp ku puntoret e burgosur gjate hyrjes ishin detyruar ta peshtynin gjate kalimit te pragut. Aty e lane sa mishi ju enjt e i mbuloi telat qe e kishin lidhur. E gjthe kjo pse i zune nje leter qe i shkruante te atit e qe mbaronte me fjalet”Mbahu se dita e lirise po vjen”. Kur fola per te nder te tjera thashe : e lane te lidhur 48 ore kur Niko ma preu fjalen ; I dashur Gezim jo 48 por 72 ore. Kete skene ma pati treguar i ndjeri Hajro Babameto i cili me pat thene: mu duk se perjetova historine e Krishtit. Te gjithe e dinim te vdekur. Kur me foli i njoha vetem zerin sepse ajo vuajtje e kishte transformuar krejtesisht. Batutat e kriposura me ate dialektin e theksuar korcar ishin pjese e karakterit te tij. Nuk i mungonte humori as ne ngjarje tragjike. Ishte koha e Jubileut te Vatres ku i ati, bashkpuntor i afert i Nolit kishte milituar qe ne formimet e “Vatres”. Ne mbledhjen perkujtimore isha bashke me te . Mbajti nje fjale prekese. Po e nderpres fillin e kujtimeve se do zgjatesha mjaft. Po e mbyll duke i shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes. Te qofte dheu i lehte o miku im bashkevuajtes. I perjetshem kujtimi tend Hero !
P.S. Moderator Idiot ! Njeriu nuk vdes disa here. Si qenka shkrim i perseritur?
E paska gëlltitur një lugë çorbë të prishur ballisti. Nuk të bën imun njohja me Nolin e Konicën. Sepse vetë Noli e disa vatranë i shanin ballistët. Kështu që, mbaje veten o Pëllumb!
Nuk flitet per njohje o Moisi ! Nuk njihkerke gjesendi. Flitet per Bashkthemeluesin e VATRES te jatin e Nikos se ndjere Kristo Kirken, vdekur ne burgun e Burrelit te cilin e.hoxha nuk e liroi megjithe kerkesen e Nolit. Qe nga ajo kohe Noli s’desh te degjoje me per hoxhen e kliken e tij gjakatare. Lexo ca perpara se te grish sallate.
Sa per Pellumbin dije se eshte nip ballisti. Ndaj te thashe me siper se nuk njihkerke gjesendi. Te rrofte emri qe i ke gjetur vetes !
I nderuari Pellumb,
Ndodhem ne Gjermani dhe shkrimi tend ishte nje mandate qe me solli ndermend mjaft kujtime per te ndjerin Niko, mikun tone te perbashket. Kam qene ne NewYork ne fillimin e detyres tende diplomatike atje. Te erdha per vizite ne seline e Ambasades bashke me Niko Kirken. Filluam nje bisede e cila te terhoqi mjaft saqe anullove nje takim qe kishe ate dite. Pastaj nuk na le te ikim e na mbajte per dreke ku zonja tuaj improvizoi nje dreke te kendshme e cila solli vazhdimin e bisedes tone po aq te kendshme e te gjate. Shkrimi tend ishte vertete terheqes dhe i goditur . Mbas bisedes me Rugoven do te sjell dhe une nje batute te “heroit e Vlocishtit” te cilen ma keputi ne sallen e Akademise se Shkencave ne Tirane ku po mbaja nje fjale ne promovimin e librit te tij “Kristo Kirka” Kur po flisja per jeten e Nikos tregova episodin e njohur nga kampi Vlocishtit kur Nikon me urdher te vellait te Rita Markos qe ishte komandant i burgut, e kishin lidhur me tela me gjemba ne deren e hyrjes ne kamp ku puntoret e burgosur gjate hyrjes ishin detyruar ta peshtynin gjate kalimit te pragut. Aty e lane sa mishi ju enjt e i mbuloi telat qe e kishin lidhur. E gjthe kjo pse i zune nje leter qe i shkruante te atit e qe mbaronte me fjalet”Mbahu se dita e lirise po vjen”. Kur fola per te nder te tjera thashe : e lane te lidhur 48 ore kur Niko ma preu fjalen ; I dashur Gezim jo 48 por 72 ore. Kete skene ma pati treguar i ndjeri Hajro Babameto i cili me pat thene: mu duk se perjetova historine e Krishtit. Te gjithe e dinim te vdekur. Kur me foli i njoha vetem zerin sepse ajo vuajtje e kishte transformuar krejtesisht. Batutat e kriposura me ate dialektin e theksuar korcar ishin pjese e karakterit te tij. Nuk i mungonte humori as ne ngjarje tragjike. Ishte koha e Jubileut te Vatres ku i ati, bashkpuntor i afert i Nolit kishte milituar qe ne formimet e “Vatres”. Ne mbledhjen perkujtimore isha bashke me te . Mbajti nje fjale prekese. Po e nderpres fillin e kujtimeve se do zgjatesha mjaft. Po e mbyll duke i shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes. Te qofte dheu i lehte o miku im bashkevuajtes. I perjetshem kujtimi tend Hero !
Burra fisnike dhe patriotë si Niko Kirka janë të rralle tek ne shqiptaret. E kam njohur Nikon dhe jam i lumtur për këtë
I qoftë dheu i lehtë !
I pa harruar qofte kujtimi i tije.
pordhe me rigon….
O ta !
o ta…. q…..
Iku edhe nje Shterg,
P ngushellime familjes, Korces
Po edhe Dinjitetit, Patriotizmit njerezor,
I paharruar kujtimi, yh
Batuda me e bukur ne kete shkrim eshte ajo qe zoti Niko i paska thene Rugove:
“Nuk ben, duhet te me falenderoje po te isha francez…”. Kjo batude mbart me vete shume fjale qe nuk jane thene. Sa here shikojme ne keto komente fjale perbuzese per malesoret qe i quajne p.sh. “shpellare”, “maloke”, apo fyerje te tjera per kedo qe nuk eshte nga zona e atij qe ka shkruar komentin. Ata harrojne se te gjithe jemi shqiptare, qe flasim te njejten gjuhe, qe i perkasim te njejtit popull dhe se kemi te perbashket nje atdhe qe eshte Shqiperia. Sa keq qe jemi aq pak dhe qe perbuzim veten tone duke share njeri tjetrin, ne vend qe te behemi te gjithe bashke per te miren e perbashket. Pak me siper eshte nje koment I te vetequajturit “partizan”. Nuk do te doja ti pergjigjesha me te njejten gjuhe qe ai ka perdorur atje vec desha ti kujtoja se jo te gjithe ballistet ishin bashkepunetore te pushtuesit, ashtu sic jo te gjithe partizanet hodhen pushken krahut sepse ishin komuniste. Fakt ishte se komunizma e la Shqiperine e Skenderbeut mbrapa vendeve te tjera dhe na katandisi ne lypsaret e Europes. Do te duhej kjo batude e te ndjerit Niko Kirka qe te na zgjoje ndjenja vellazerore per kedo qe flet shqip dhe qe nderon Shqiperine.
Po, ka shkak ta lexojme si shkrim te perseritur! Sepse P Kulla ka botuar ne gjallje te Nikos, nje Portret te (pa) Vdekshmi, per Nikon, i cili ngjante edhe me i bukur, se ky post-mortum, duke qene te dy te sakte dhe nderues.
Niko duhet nderuar si spiker i se vertetes troch, hapur, pa dorashka. Ai mbante anen e se drejtes. Edhe komunistet, ose te privilegjuarit prej tyre, duhet ta nderojne Nikon, nese nuk jane bashke-fajtore me sundimin e tyre. Niko u lind dhe mbylli syte si antikomunist thjesht se komunistet kurre nuk ndryshuan: ata mashtruan popullin e tyre. Duhej te mos jesh shqiptar, qe t’i duartrokitesh edhe sot, kur gjerat jane provuar. Niko ishte Shqiptar i Lire, Pwrjetesisht.
PREHU i QETË e me SHPIRTË të ndritur vëllau ynë NIKO!
Keqardhje pët babanë tënd, për TY dhe gjithë ju që ratë viktimë e cmendurisë STALINISTE – ENVERISTE.
Të japësh jetën për ngadhnjimin e marksizëm – leninizmit është kotësi, lajthitje, t´ia falësh jetën atdheut ARBËNI, SHQIPËRI është MADHËSHTI, akt i lartë sublim.
LAVDI zoti N. KIRKA,! LAVDI të gjithëve dhe mirënjohës për jetë JUVE që sakrifikuat veten që të na jepni dritë lirie, dinjitet kombëtar dhe kënaqësi e të qenurit SHQIPTAR. IU NDRISTË SHPIRTI !
LAVDI luftëtarëve të rënë e atyre që jetojnë, trimave të UCK, të DARDANISË SHQIPËRI që na ridhanë dinjitetin KOMBËTAR!