Nga Andi Bushati
Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet për çështjen e saj, ai lë nga pas një gjurulldi të vërtetë. Nuk bëri ndryshim as takimi i Pejës që megjithëse me dekor modern, pati një brendi të denjë për shekullin e XIX. Pas kësaj shfaqeje sa folklorike, po aq edhe të përshtirë, një pjesë e mirë e opinionistëve kosovarë i janë përveshur vënçe kryeministrit të Shqipërisë.
Disa e kritikojnë se nuk respektoi shtetin e Kosovës dhe flamurin e tij. Disa të tjerë se si gjithmonë nuk e shmangu dot rolin e paternalistit duke folur edhe në emër të tyre. Ka që shkojnë edhe më përtej duke fantazuar për një plan të përbashkët me Vuçiçin, që prodhoi menjëherë trazirat në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa më të politizuarit mendojnë se zgjodhi të mbështesë Thaçin në idenë e marrë të shkëmbimit të territoreve.
Të lexuara fjalë për fjalë, thëniet e Ramës mund të interpretohen në sejcilën nga këto mënyra. Por, të para në një perspektivë afatgjatë, të gjitha këto kritika janë lavdërime të pamerituara për një njeri, që nuk ka as plan, as projekt dhe as strategji të mirëmenduar, por sillet thjeshtë si një adoleshente në kërkim të vëmendjes.
Të gjithë kolegëve të mij në Prishtinë, që i janë vërsulur Edi Ramës duke e marrë seriozisht dua t’i kujtoj një ndodhi që ka ngjarë pak kohë më parë në një mbledhje të kabinetit qeveritar.
E ka rrëfyer në vetë të parë një njeri që ka qenë aty prezent. Një nga ata personazhe që kryeministri ynë, idhëtar i politikës spektakël, e gradoi zv ministër arsimi, vëtëm se kishte arritur të krijonte pak bujë në shtyp.
Dhe ky zv ministër, që e turpëroi shefin e vet sepse dha dorëheqjen vetëm pas dy javëve në detyrë, tregoi një skenë marramendëse nga mbledhja e qeverisë ku arriti të marrë pjesë. Një skenë kafkiane ku shefi i kërkonte llogari të rreptë vartësve ministra për pëlqimet që kishin marrë në rrjetet sociale. Ky ishte prokupimi madhor i atij tubimi. As sa detyra kishin rrealizuar, as dosjet qesharake që i dërgojnë Brukselit duke pretenduar se do të hapë negociatat, por vetëm e vetëm se sa atraktivë kishin qenë për konsumuesit e Tëitter, Instagram, Facebook.
Ndoshta po t’i kishin kushtuar vëmendjen e duhur këtij rrëfimi edhe kolegët e mij në Prishtinë nuk do të kishin qenë aq serioz në kritikat për Edi Ramën.
Ndoshta po t’a shikonin me këtë sy, as do të ishin kapluar nga paranoja për një projekt ogurëzi të gatuar mes Tiranës dhe Beogradit dhe as për ndonjë shitje të territoreve që sot i përkasin Kosovës.
Përpara tyre do të kishin ngritur pyetje pak më të thjeshta:
Si shpjegohet për shembull që vetëm brenda katër ditësh ministri i Financave dhe kryeministri shfaqen me qëndrime krejt të ndryshme në publik për sa i përket taksës 100% që u vu për prodhimet serbe? Si shpjegohet që shefi i diplomacisë në Tiranë, ka një qasje ku e ku të pakrahasueshme me atë të Edi Ramës për shkëmbimin e teritoreve? Si ka mundësi të shpërfaqet me kaq lehtësi ky amatorizëm për të cilin do të skuqeshin edhe qeveritë më qesharake të rruzullit? Si ka mundësi që në një ekip, ku nuk pipëtin askush veç të parit, të ketë të tillë zëra alternativë?
Përgjigjet për këto pyetje janë fare të thjeshta. Kjo kakofoni është shembulli më ilustrues se qeveria e Tiranës, nuk ka as plan, as strategji dhe as projekt. Prandaj Arben Ahmetaj foli korektësisht sipas traditës që ndjek Shqipëria prej vitesh dhe Edi Rama, në një sfond me flamuj dhe me shqiponja, në Pejë, improvizoi një qëndrim krejt të kundërt.
Kryeministri, ndryshe nga qëndrimi i akullt i vartësit të vet, e ndjeu se shou që organizoi në tubimin e përbashkët të dy qeverive, i jepte më shumë “like” në Facebook. Dhe sipas modelit të asaj mbledhjes së kabinetit, që tashmë është bërë e njohur në Tiranë, ai veproi menjëherë. Thjesht për shfaqe. Për të rënë në sy mbi të tjerët. Për të tërhequr pak më shumë vëmendje.
Për këto arsye qëndrimi i kritikëve të tij në Prishtinë u duk pak i ekzagjeruar. Sepse Edi Rama nuk duhet marrë seriozisht për ndonjë plan afatgjatë. Ai as nuk mund të ndajë, as të bashkojë shqiptarët. Ai thjesht do të shtojë ndjekësit e tij në rrejtet sociale.
Cka eshte puna e juaj more, nuk duroni fare. Fakti eshte se askush nuk ka qene me i hapur te degjoj e te flas per shqiptaret jashte Shqiperise se Rama. Juve nuk ju pelqene kjo se jeni ne loje politike. Nuk e kuptoj, se si ju qe kurr kosova nuk ju ka interesuar, tash ketheheni e ipni leksione per Kosoven.
Vetem nga anekdoda per mbledhje e qeveriese e kuptoni me ca lloj soji kemi te bejme. Kryeministri eshte thjesht nje adoleshent 50 e kusur vjecar. Bravo Bushat kete here! Ia fut zakonisht kot, po sot e ke tamam .
Shko mor pirdhu…kush politijan shqiptar i ka bere jeto qe po ben Rama…ti o i pjekuri 50 vjecar….qe ndoshta je roje dere ne ndonje parking…
Ik ore bej shurren! E ka fajin Tema qe te publikon shkrimin ty! Ke ndonje pune tjerer nga ushqehesh ti apo harxhon paret e babait dhe te mamase!
Me duket se e kam thene edhe njehere tjeter qe ketu ne SHBA nuk do te merrnin ne pune as per te lare pjatat apo per te parker makinat! Mjere populli Shqiptar cfare lexon nga keta tipa!
Rrugac i Hysni Kapos! Bere qejf gjithe jeten ne Bllok dhe tani qe ke mbetur pa te mira materiale po paguhesh nga grekoqiret dhe serbo-shkjajt. Sa e ka cekun ore esadist i peshtire!
Bushati: jeni ekstremist.Nuk perpiqeni ti vezhgoni ngjarjet duke i pare ne kompleks.Shpesh arrini ne perfundime te gabuara.Sipas jush edhe fakti qe Rama nuk e tremb BE ashtu si Berisha qe i vuri zjarrin Shqiperise,e merrni jo vetem si dobesi por dhe me keq akoma si nje mungese serioziteti.Me fjale te tjera ose duhet qe Rama duhet te jete i frikshem dhe te kete predispozita per krim dhe destabilizim ashtu si Berisha ose duhet te mos i drejtoje asnje kritike BE.
Ky flet si mamaja e Zeqos ne maje te thanes. O bushat ti s’ben gazetari se nuk ke burime. Burimi yt eshte ai “shkencetari” qe kujton se eshte Ajnshtajni. Maskarenj si ty qe “prodhojne” per llogari te dikujt ka sa te duash. Ti thjeshte je ne konkurrence me ata qe sulmojne pushtetin qe ne fakt nuk jane te pakte. Kaq. Po te mos ishte Rama do sulmoje ate tjetrin. Me Ramen te ka kapur keq se te injoron e te quan “Kadri”. Rama nuk eshte flori e nuk meriton lavde po ti je funderrine e kalur funderrines se qellon nga kanalet e ujerave te zeza.
Ik mor shkerdhate, te erreson syte dhe mendjen e kokes zilia e smira per sukdeset e Edit.
Lum Shqipria qe ka kesi “gjeniu te mendjes” si ti BushatEdhe Anshtajni do ta kishte lakmi dhuntine e leximit te mendjeve te njerezeve.” Ore e njeh ti veten tende dhe e shikon la larg ke ikur me keto derdellisje e brockulla te tjerrejes se dekleratave e veprimeve te te tjreve? Po ti more “i menquri i te menqurve ore mikrob parazit qe jeton nga brockullat ndryshove gje per te mire apo vetem jeton si mercenar mediatin ne fundin e llumit te Kazanit duke ne perpjekje per te pickuyar ne bythe Ramen si mushkonja bythen e luanit.Ne keni lodhe k.r.n me retorike me boshe se ajo e Klevis Balliut dhe Salianjit.
O sa na kenaqe
o bushat
Po ke byth dil ne ball
O bushat