REPLIKAT/ Gazetari përplaset live me Dash Shehin: Të ndihet era e alkoolit dhe turshisë deri këtu, do vdesësh në politikë

4 Dhjetor 2018, 09:36Politika TEMA

Një debat i fortë ndodhi gjatë emisionit “Byro Politike” në ABC News të gazetares Juli Xhokaxhi. Deputeti Dashamir Shehi dhe analisti Arian Curi u përfshinë në fyerje dhe debate përtej etikës teksa po diskutohej për braktisjen e vendit nga të rinjtë.

Sipas Curit situata nuk është aq e zezë siç raportohet për shkak se ka njerëz që lëvizin për shkak se janë ekselentë dhe pretendojnë për realitete më të mira. Nga ana tjetër, deputeti Shehi deklaroi se, shqiptarët po ikin sepse kanë probleme dhe se vendi drejtohet nga kriminelë. Ky i fundit i konsideroi fjalët e Curit për të justifikuar Edi Ramën. Nga ana tjetër, Arian Curi i kërkoi Shehit të hiqte dorë nga politika dhe të zëvendësohej nga të rinj.

Arian Curi: Një nga arsyet kryesore është dhe fakti që ju dhe shokët tuaj nuk pranoni të qarkulloni siç qarkullojnë elitat në të gjithë botën. Po nuk qarkullove ti dhe shokët tuaj atëherë njerëzit do jenë të dëshpëruar. Që kur ke qenë ministër dhe sot që je gati për kryetar bashkie, atë punë ke ti edhe shokët e tu. Zëvendësoni njëri–tjetrin. Unë po bëhem 40 prapë i njëjti ti. Me shumë mundësi edhe në pleqëri ty do të shoh. Është zotësi.

Dashamir Shehi: Do jetë fat i madh po të më shohësh.

Arian Curi: Unë po them është fat shumë i madh. Më bëhet qejfi se po të referohet “Portokallia” se je bërë dhe humorist tani, por ideja është këtu. Nuk mund të japësh vetëm akuza për të gjithë njerëzit dhe botën.

Dashamir Shehi: Unë e di që ty të ka çuar Rama.

Arian Curi: Mua nuk më ka çuar zoti Rama. Asgjë nuk di ti.

Dashamir Shehi: Një mijë vegla që ka regjimi je dhe ti një gjë e vockël.

Arian Curi: Unë kam lidhje me të djathtën, por e ke gabim.

Dashamir Shehi: Po unë nuk të drejtohem ty, po i drejtohemi zonjushës…

Arian Curi: Ty të ndihet era e alkoolit deri këtu. Më thua mua vegël e vogël e regjimit. S’kam punuar një ditë për shtetin unë. Ti ke që nga ’92-shi ministër dhe do vdesësh në politikë dhe pushtet dhe ta uroj. Jeni një shembull shumë negativ për t’u marrë nga brezat e ardhshëm.

Dashamir Shehi: Unë jam në politikë. Unë nuk jam në pushtet.

Arian Curi: Ti je i pavotuar. Mua nuk më ka çuar askush. Ti nuk ke asnjë informacion. Vazhdon në televizion me raki, me turshi, me frigorifer, me lavatriçe. E deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kam lidhje me Edi Ramën. Ti kryetar i kujt partie je?

Dashamir Shehi: Faleminderit Rama.

Dashamir Shehi: Para dy vjetëve, Merkeli vetë, për të justifikuar, si vinë, si ikin qytetarët tha që kemi 120 mijë gjermanë të cilët shkonin nëpër botë, të cilëve nuk u pëlqentë klima, disa mërdhifnin në Hamburg. Disa kishin lagështirë në Mynih, disa pëlqenin zogjtë në Afrikë, disave u pëlqente muzika në Brazil dhe shëtitnin nëpër botë.

Arian Curi: Ka dhe raste të tilla.

Dashamir Shehi: Po e bëj si ironi nuk e kam për ty.

Arian Curi: Jo jo, le ta kesh dhe për mua, nuk ka problem.

Dashamir Shehi: Jo për ty, se për ty nuk e lodh kaq shumë mendjen.

Arian Curi: Edhe unë nuk e lodh kur flet ti megjithatë hajd po lodhim veshët të paktën.

Dashamir Shehi: Ne këtu po flasim për një komb që po rrudhet dhe po ikën nga halli. Nuk po ikën shqiptari se i pëlqen kjo punë atje. Ky djaloshi është shumë i zoti, është ekselencë unë e uroj që ky jo të shkojë në Gjermani, por në Neë York. E uroj megjithë mend ore. Me mijëra shqiptarë të shkojnë atje ku ka vend për të dhënë maksimumin.

Arian Curi: Do shkojmë atje ku ka vende bosh.

Dashamir Shehi: Ne po flasim për hallexhinjtë.

Arian Curi: Në politikë si ndodhën përshembull. Ke 20 vjet ti jo unë?

Dashamir Shehi: Mos e vrit mendjen se edhe unë kam qen si ty dhe nuk është se kam nejt për patriotizëm.

Arian Curi: Duke të parë ty dhe shokët e tu këto 20 vjet e di që në politikë e kam shumë të vështirë. Vazhdoni meqë kishit idenë e Brazilit dhe zogjve të Gjermanisë.

Dashamir Shehi: Meqë më ke pa mua dhe shokët e mi, prandaj po ikën ti?

Arian Curi: Jo, jo! Po iki se në politikë të paktën nuk hyj dot.

Dashamir Shehi: Unë them që ti do të justifikosh Edi Ramën.

Arian Curi: As Edi Ramën, As Berishën, as Lulin, as ty. Jeni të gjitha e njëjta klikë që zëvendësoni njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë të justifikoj unë. Megjithatë vazhdoni.

Dashamir Shehi: Ne po themi që këtu po zbrazet vendi sepse e kanë marrë kriminelët në dorë.

Arian Curi: Ti pra e ke pasur në dorë 20 vjet.

Dashamir Shehi: Këtu s’ka njerëz të ndershëm, prandaj. Ndërsa ti më nxorre një faktor tjetër që qenka ekselenca. Po ikën për motive politike, po iki dhe unë mor bir. Ti po thua që kam ardhur nga Përmeti se jam më mirë në Tiranë. Ik ku të duash ti.

Arian Curi: S’do të të marr leje ty unë.

Dashamir Shehi: Të tjerët që ikin nuk ikin se janë kaq të zot sa ty.

Arian Curi: Një nga arsyet që ikin është se ju nuk i frymëzoni dot të rrinë.

Dashamir Shehi: Më ofendoni sa të duash.

Arian Curi: Nuk po të ofendon njeri.

Dashamir Shehi: Ti gënjen, se po i thua shqiptarëve po ikni për ekselencë. Nuk po ikin për ekselencë, por për hall. Po ikën për ekselencë ata janë peshk.

Arian Curi: Ti ike për hall nga politika dhe u ktheve prapë për atë punë se nuk bëre dot gjë kur ike, por s’ka gjë. Mirë do ishte që edhe ti t’ia lije vendin ndonjë të riu.

27 komente në “REPLIKAT/ Gazetari përplaset live me Dash Shehin: Të ndihet era e alkoolit dhe turshisë deri këtu, do vdesësh në politikë”

  1. Ylli says:

    Curri….shume dobet !! Dash Shehu pi raki ???
    Cfare na the o Curri ?? Ketu po pallohen me kokaine politikanet ,bijte e tyre dhe dashnoret e politikaneve dhe kurvat e te bijve ,ty te shqetesoka rakia e Dash Dhehut !?!?!?
    Curro ,a din se kush eshte me e tmerrshmja ne Shqiperi ??? Ju politikanet e rinj ,jeni me te neveritshem se keta te vjetrit.

    1. Sela says:

      Dash Shehu politikan i madh fare ??? nastradin fare.

  2. Tur Hejerdall says:

    C’shte kjo bisede pacaure, kujt i dohen keto brockulla ne tv, kane degjeneruar te gjitha tv-te dhe politika qe merren me muhabete pa bereqet, pirdhni pirdhin se cfryeni te gjithe

  3. Dash Alkoli says:

    Bravo gazetar Arian Curi. E ke diskretitu Po kujt tia thuash.? Pijanecit qe ka 27 vite tu u paguar me taksa te shqiptareve pa bere asgje. Po ka noj çike tru e kupton se per te tjeret ka thene peshk. I duket vetja i zgjuar pijanecit. Turpi qe nuk ka dashi . Faccia di merda. Sa mire i rrine afer ajo gruaja vet ketij pijaneci

  4. ana shtepiake says:

    Te lumte Curri ! u qelben ne politike dhe ne pushtet !

  5. tafa says:

    Arjan Curri ka te drejte dhe ka mendje ,nuk eshte si Dash shehi, qe do te kandidoje per kryetar bashkie ,nderkohe qe e ka mbushur prej kohesh moshen e pensionit.Pse keta gjytrymet Sali e compani do na mbajne peng ne akoma.

  6. ppa says:

    Debat ordiner… njerezit ikin sepse si ” i vjetri” Shehi ashtu dhe ” i ri” Curi ( ky i fundit madje eshte nje kokorroc ekselent qe te merzit ekranin) nuk ngjisin, nuk krijojne besim!

  7. "BOHOTINA" says:

    Bravo curri. Ti ia ke thene tamam, por kush te merr vesh.

  8. Daliu says:

    Z. Curri ke te drejte. Keta anadollake duhen ballafaquar me djem e vajza si ti, me vizion e modesti. Ketyre mostrave qe i kane partite cifligje te interesave te tyre tu thuhet, se nuk jane pak ata: Do ikni vete apo tu marrim per bythe, sikter.

  9. Un grabis ti grabit ne grabisim says:

    Dashi pa brire nje hajvan eshte,po edhe ky leshi currit ke janullatasi e ka bere shkollen,dhe na flet me arjan qenin per heleqinizim dhe neo greket jevgjit anadolli ptuuuu.Loje e vjeter kjo gjoja sulmon kte per ta pare njerzit se Dashi ska frike eshte si Donald trump

  10. enver hoxha says:

    o plere qe i ke trute te thartuara nga rakia. o injorrant o hajdute o pervers .po femijet e tu i ke jashte vendit. po ariani eshte profesor i ri ,i shkolluar ,i bukur.po te rri rinia ne shqiperi te behet mish per top per surratin tend ,te like floririt te monika rrospies,te lul hajdutit te edi rames.te behen lope e dele ti mjelesh ti dhe femijet tuaj

  11. Lina says:

    Ky Curri eshte i peshtire si djale.

  12. Jimi says:

    Ke te drejte Curri !

  13. Sit back and relaks■●▪ says:

    Curi e di politiken si kampionat futbolli dhe partite ekipe futbolli ku lojtaret nderrohen per arsye moshe. Te njejtat fytyra 30 vjet thote, po sigurisht te njejtat fytyra do kesh per 30 vjet nqs tipa si Curi bejne vetem gam gam te sponsorizuar nga x-i apo y-i dhe nuk organizojne rinine studentore dhe nexenesit e shkollave te mesme ne aksione civile kunder nomenklatures ne pushtet dhe biznesmeneve oligarke qe sponsorizohen prej politikes dhe anasjelltas. Curi pret qe dikush ti hapi deren e karrieres politike por e ka gabim, ajo dere nuk hapet, ajo dere duhet shkelmuar qe te arrish te futesh ne rrethin e protagonisteve qe bejne ndryshimin ne politiken e nje vendi dhe rrjedhimisht te ardhmen e tij. Je i zoti ti ofrosh shqiptareve nje platform ku te shohin nje te ardhme me te mire? Je i zoti te mobilizosh inteligjencen e re qe krijohet ne shqiperi dhe jashte saj nepermjet bankave te shkollave e ta vesh ate ne balle te ndryshimit? Nqs je ne gjendje te besh kete dhe ke karizmen, vullnetin dhe vendosmerine e duhur ath je ne gjendje te marresh dhe besimin e njerezve, nqs jo ath do rrish duke bere debat hudhre dhe rakie me Dashin qe (s)’prin kopene.

    1. Xha Braho says:

      O tyc edhe Enveri sja la njeriu karriken por aman thoshte jena n Diktature Proketariati. Ndersa dot jeta gjytyrymet qe ksn 30 vjet qe hiqen zvarre n politike e pushtet na thon jenz n demokraci. Ndaj ti trap mos i voto i pari

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        ca po thu mer trongull?!!

      2. Sit back and relaks■●▪ says:

        ca po thu mer trongull?!!!

      3. Sit back and relaks■●▪ says:

        ca po thu mer trongull?!!!!

  14. enver hoxha says:

    o lina po ariani eshte i ri i bukur i zgjuar qenke fare me ke e krahason me copen e pjanecit

  15. lilo says:

    Lloje si D.Shehu jane specie ” te rralla”. Kush parti pa hajer nga ai , fluturoi gjithe keto vite ne politike, por si “kerriç”!

  16. a.f. says:

    Nuk eshte cudi qe tipa te tille, pa edukaten elementare te sjelljes si ky Curri, ndoshta dhe pa aresimimin e plote apo eksperiencen per te dale neper ekrane medemek si gazetare, mund ti shohim neser ne nje nga bandat partiake duke i sherbyer me zell kryetarit te radhes. Keta jane “brezi i ri” i mercenareve qe kane mbushur radhet e PS-se, PD-se, LSI-se, etj. Fatkeqesia e ketij kombi eshte se po ikin njerezit e afte e te ndershem dhe ketu kane mbetur vetem holbat.

  17. Lali says:

    Ju rrofshin celularet se mendjen e keni fyll.

  18. Goni says:

    Arian si harxhon kohen me Dash vodken ?
    Nuk e shikon qe ai eshte tape ? Çmerresh me nje pijanec ordiner.Ai ka qene Zv/ kryeminister kur u krijuan firmat piramidale ku shqiptaret humben miliona dollare.Tani eshte kthyer ne lapanjoz per te patur emrin ne liste per deputet.

  19. loku says:

    O Dash pianeci ti je turpi i Tirones….

  20. anastasi says:

    Dashamir Shehi me pordhac plak nuk ka Ky plak matuf dhe nje tjeter burgaxhi i spacit qe kishte veshur sot fustanin e verdhe te pleqerise,keta dy repacuk njeri shovinist dhe tjeteri fashist as per te fshire halen nuk beje. Te dy keta repacuk njeri analist dhe tjeteri pianec puro fshtar tiranese. O e dashur shqiperi shume shqipetar te mencem,te zot dhe puntor jane larguar ne te gjithe boten me halle dhe veshtiresi te madhe dhe ne shqiperi keni lene pleqet, llapazanet pianec dhe dordolece,disa prej ketyre dordolece duan dhe pushtet eshte dhe nje fare Dashamir Shehi nje fare fundrine nje fshatar puro tironse,nje pianec nje kastravec,nje burr qe nuk shihet me sy dhe nuk degjohet me vesh don dhe pushtet, kerkon te behet super pianec per bashkine e tiranes,mavriu Dash dordoleci.

  21. Cen says:

    Curi nuk eshte I Rames eshte I kishes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje