Monika Kryemadhi: Dash Shehi dhe Ylli Manjani, kandidatët tanë për Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ka punuar mirë, rizgjedhja e tij do rrëzonte Ramën

3 Dhjetor 2018, 21:46Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin e Ilir Babaramos në Report TV, ka folur për herë të parë për kandidatët e mundshëm të opozitës, për Bashkinë e Tiranës.

Ajo tha se aktualisht opozita po diskuton për dy emra.

Sipas saj, propozimet konkrete do bëhen gjatë muajit janar, kur edhe opozita të dalë me një emër të vetëm.

“Zgjedhjet për Tiranën? Brenda janarit do të kemi emra. 

Kemi diskutuar Dash Shehin, Ylli Manjanin, e shumë e shumë të tjerë. 

Edhe fëmija im të jetë kandidat i Edi Ramës, do të bëj fushatën më të egër kundër”, u shpreh Kryemadhi.

“Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta”

Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë.

Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë.

Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan.

Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër  një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që: Po Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind.

Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë.

Pse e rrezikon?

Po sigurisht që e rrezikon sepse mos të harrojmë që një kryetar Bashkie, i cili ka marrë një buxhet jashtëzakonisht të madh nga Bashkia e Tiranës për të bërë projekte nga më të ndryshme, dhe nga ana tjetër biznesmenë, ku të cilët gjithë këto kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, në njëfarë mënyre kanë një firmë të Edi Ramës dhe një firmë të Erion Veliaj. Pra, biznesmeni i ngelet borxh edhe Erion Veliajt edhe Edi Ramës. Është më komod me Erion Veliaj dhe këtë nuk e garanton dot Edi Rama.

Janë bizneset më komode me Erion Veliajn apo Edi Ramës, kjo është një gjë për tu parë dhe për të pyetur bizneset. Nga ana tjetër, dua t`ju them edhe një gjë. Edhe pse nuk i pëlqen diversioni këtyre njerëzve, që për mua nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi, mos harrojmë që Edi Rama është një nga personat që nuk duron dot njerëz të cilët e kalojnë popullaritetin më shumë se Edi Rama.

E ka kaluar Erion Veliaj?

Unë mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës. Kështu mendoj unë, është gjë tjetër kjo pastaj për tu diskutuar. Pse? Sepse edhe Fatmir Xhafën për këtë arsye e shkarkoi. Popullariteti ose forca mund të themi e Fatmir Xhafës po fillonte t`i bënte hije karriges së Edi Ramës dhe automatikisht, por mos u çudisni ku një ditë më vonë ne pamë Fatmir Xhafën në krah të lali Erit në takimet e Bashkisë së Tiranës që kishte në zonën e vet ku ai është deputet. Pra,a jo që dua të them është që argumentimi i cili përdorin kundër meje, ka dy rrugë.

Një, bëhet pjesë e makinerisë së lali Erit. Pra për të propaganduar akoma dhe më shumë. Ana tjetër, ose janë pjesë e propagandës së makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur apo reduktuar Erion Veliajn. Këta njerëz që paskan kaq merak gjysmën e fjalisë time pse paskam thënë unë këtu, por pse nuk shkruan njëherë këta për shitjen, apo për blerjen që u bëri Erion Veliaj këshilltarëve të LSI-së, kur ndërkohë pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së dolën kundër rritjes së ujit, por si këta njerëz nuk e bënë prezentë absolutisht asnjëherë, denoncimin dhe padinë penale që i ka bërë grupi i këshilltarëve të LSI-së ndaj Erion Veliaj për kalimin e kompetencave për teatrin, marrjen e një fuqie juridike që nuk i takon Erion Veliajt, pra heqjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak.

Nuk e ka shkruar asnjë portal, këtë e kanë bërë këshilltarët, sepse asnjë nga këta analistë nuk e përmendi faktin që thelbi i Teatrit Kombëtar fillon nga Erion veliaj, ky që i ka hequr të drejtën Këshillit Bashkiak për të thënë jo shembjes së teatrit, por ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak. Si nuk u kujtuan këta analistë, që të thonë ore Erion Veliaj çdo ti në Unazë të Re, nuk është e drejta jote juridike, Unaza e Re nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës, ajo është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, dhe kjo unazë është me paratë e buxhetit të shtetit.

7 komente në “Monika Kryemadhi: Dash Shehi dhe Ylli Manjani, kandidatët tanë për Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ka punuar mirë, rizgjedhja e tij do rrëzonte Ramën”

  1. Roland says:

    Ngeli albanistani ne dore te shurres … safi shurrëëë muti

  2. anastasi says:

    Dash shehu, kandidat me te mire nuk gjene dhe politikan me te mire nuk gjene Eshte krim,por krim i madh qe nuk e kane zgjedhur me perpara e para,e dyta eshte kermill tiranas, flete puro si fshatar tiranes,gjithashtui lezetohet me nje gote me raki kocimare, dy kokera ulliri,nje luge me gjize dhe perfundon si kandidat i lopes dhe gomarit, kaq eshte zotesia e murro cjapit per kryetar e bashkise per tiranen.Kurse leshteriku nga Rubiku, eshte nje coban zgjebaruk i duhet cizmes per hajdut.Te dy keta bandilla zgjebaruk para Erion Veliaj jane,si krimba para Elefantit.Te dy keta malukat people jane me te shemtuar se bushtra me cizme te shpuara.

  3. Vjosa.al says:

    Bukur, shume bukur!

    Degradimi i opozites eshte shume sinjifikativ.

    Kandidate perballe yllit te majte, llereperveshurit e mendjehapurit Erion Veliaj na qenkerkan:

    – Nje sarhosh turceli, Dash Shehi.
    – Nje vengerosh marverik, Ylli Manjani.

    Une besoj se eshte shume me mire te vene Shkelzen Berishen.
    Shkelzeni ka biografi te mire, edhe komuniste (te majte), edhe demokratike ( te djathte), nga i jati.
    -Shkelzeni ka treguar aftesi te shkelqyera si biznesmen
    -Shkelzeni eshe i pasur, e jo zorraxhi, si Dashi dhe Ylli.
    -Shkelzeni ka grua te bukur, qe do ta hijeshoje shume vendin e zonjes se pare te ryeqytetit.
    -Shkelzeni i ka ne komande te plote falangat paramilitare te PD-se se Berishes dhje mund te beje me ta nje fushate model qe te ringjalle zulmin e fushatave te Berishes se vjeter.
    -Si nip ne Serbi, qe sipas tradites ballkanike do te thote se eshte shume me afer dhe shume me natyrshem se sa dhendri i Serbise (Berisha i vjeter), me lidhjet e nendheshme me Beogradin, lidhje qe prej mese nje shekulli, kane percaktuar edhe elitat qeverisese te Tiranes.
    Shkelzeni mundet shume me lehte se kushdo kandidat tjeter, pa le me se Dashi e Ylli, te rimobilizoje dhe te sjelle mbrapsht ne zgjedhje jo vetem fanatiket e PD-se se kohes se babait te tij qe jane ftohur dhe larguar nga zgjedhjet nga humbjet e njepasnjeshme, por ai mund te riafroje edhe kontigjentet qejfmbetura te pd-isteve te lidhur me garden e vjeter berishiste qe u flaken ne kazanin e plehrave nga Luli, djali i adoptuar e Berishes.
    Shkelzeni, duke kandituar ne aleance me LSI-ne perballe Yllit te se majtes Erion Veliaj, edhe pse me siguri do te humbi ne keto zgjedhje epike, do te arrije rezultatin me te madh elektoral qe ka arritur PD-ja ne te gjitha zgjedhjet e 10-15 vjetev te fundit, duke siguruar keshtu kapitalin e nevojshem politik dhe mbeshtejen e duhur per te flakur ne plehrat e politikes kurvicen e Amstredamit, Lulken e Republikes se Re te Cadres, humbesin e madh te te gjitha zgjedhjeve qe ka drejtuar.

    Monika, dashur e zonjese, qe e mban nje fele ne seline e LSI-se dhe felen tjeter ne presidence qe, qekurse flake cizmen ne parlament, te ka mbetur te ecesh e llapashitesh zbathur ne politike, propozoja ti Lul Bashes te vere Shkelzen Berishen si kandidat per bashkine e Tiranes, se ai vete kurre nuk do te guxoje ta beje nje gje te tille, pasi e di mire se pasketaj ai do t’i kete ditet e tij ne politike te numuruara me gishtat e dores.

  4. Atdheu says:

    Aty qendroni, mos levizni se mire e keni.

  5. Lali says:

    Me Dashin dhe Manjanin e keni te fituar Tiranen. Hallall!

  6. Tom Kacorri says:

    Me kandidatet e propozuar nga z nj. Kryemdhai per Kryetar Bashkie per Tiranen , Erion Veliaj e ka supertesigurt fitoren.

  7. Matia says:

    Dash Shehu,krahasuar me Ylli Manjanin.I pari ka përvojë,i dyti ka “gojë”.Nuk i mungon kurajoa por s’mjafton.Dashi do ishte një këshilltar i mirë i kryetarit të ardhëshëm,por jo më tepër.Kandidaturë e mirë do ishte ajo e Prof.Edmond Panariti,duke patur në krah,Dashin.Për të tjerë,në rastin më të mirë,
    do merrnin një “humbje dinjitoze”.Tek zj. MONIKA,megjithë ashpërsinë e tepruar,çmoj një gjë:”Lepurit,i thot frikacak,por shpejtësinë nuk ia mohon”.Eshtë opozitare atipike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje