Pse “Republika e Re” e shuan zjarrin e Unazës së Re!

3 Dhjetor 2018, 18:26Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Unë jam shumë dakord me Andi Bushatin që kjo qeveri është e korruptuar dhe se atë e kanë të vështirë për ta mbrojtur në këtë pikë edhe avokatët e vet mediatikë. Madje edhe që ajo ka ndërmend të vjedhë në çdo projekt të madh të saj, duke përshirë pa asnjë dyshim Teatrin apo Unazën e Re.

Por mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën e Astirit, e cila nuk ka nisur dhe as po bitiset për këtë shkak. Sepse banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur atje se janë shqetësuar nga çmimi i lartë për kilometër i rrugës, që do të ndërtohet më vonë, por për të ruajtur shtëpitë e tyre nga prishja sot. Në rastin më të keq, për t’u marrë një dëmshpërblim të mirë atyre, nëqoftëse qeveria nuk do të tërhiqet. Dhe ata janë plotësisht legjitimë në pretendimin e vet. Sikurse të gjithë ne e dimë se deputetët e parë të PD dhe LSI mbërritën tek Unaza e Re vetëm disa ditë pasi protesta kishte filluar.

Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë. 

Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar.

Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen. 

Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz. 

Hija e mashtrimit me gjoja kauzën e “Republikës së Re”, e cila shfaqet para njerëzve sa herë që kryetari i Partisë Demokratike merr poza serioze dhe trash zërin kundër qeverisë është një taksë e rëndë, që do të paguhet për një kohë të gjatë. Sepse të gjithëve u kujtohet ajo shprehja legjendare “më gënjeve një herë, është faji im, më gënjeve dy herë…”

Është kjo arsyeja se përse numri i protestuesve tek Unaza e Re nuk ndryshon shumë, si kur shkon rrallë e për mall Lulzim Basha, ashtu edhe kur qëndron shumë e për lumë në cilësinë e deputetit dëzhurn Klevis Balliu.

9 komente në “Pse “Republika e Re” e shuan zjarrin e Unazës së Re!”

  1. Kozmos says:

    Mendoj se opozita nuk shkon per ti shpetuar ata hallexhinj , per zaptimin e atyre tokave ,qe kane ndertuar shtepite e tyre ,duke marre parasysh RISKUN .Opozita nuk e ka hallin as tek llogaria e km ,nga gjeniu i matematikes lulzime berisha . Opozita shkon sa per te bere show , si parazite qe eshte dhe per ti hedhur zjarrit benzine .

  2. malokëria = qenëria says:

    Patoz, mos u bej si George W. Bush (pra djali i te madhit George H. W. Bush) kur citon nje shprehje si ne linkun https://www.youtube.com/watch?v=eKgPY1adc0A. Thuhet: “Me genjeve (me bere budalla, me bere qorr) njehere eshte turpi yt, me genjeve 2 here eshte turpi im.” ose ne anglisht “Fool me once shame on you, fool me twice shame on me”. E shqiperuar do te thote qe heren e pare edhe mund ta ha sepse nuk te njoh dhe nuk e di kush je, por heren e dyte pasi te kam provuar kush je eshte turp per mua ta ha prape. Rrofte Ahmet zogu i kurves dhe Azemi, hajdari i demokarcise.

  3. gloria says:

    Kur do futet ne burg Lul krimineli…..

  4. shqip says:

    Kam menduar se kjo periudhe pauze per deputetet e perjashtuar , do mund ti kthjellonte sadopak mendimet . Mirpo me keqardhje konstatoj se geni nuk ndryshon . “Bishti qenit Po bisht qeni mbetet ” Eshte dhe ajo shprehja tjeter lapidare ; gelltit diku nje luge çorbe te prishur , dhe vjell tere jeten . Kjo vlen per te gjithe Patozet e pedes . Nuk ka se si te jete ndryshe . Ne nje parti te tille , sekt tribal , duhet te kesh kete llogjike . Pra , rrethim istitucionesh , çadra , pengesa zhvillimi e progresi . Rezultantja , Saliu , Lyl-i , Patozi- Jozi etj , Jane nje format . Mes tyre ka vetem brryla . Po esenca eshte e njejte . Sipas Patozit , ata barbaret qe Kane zene hapsirat publike , qenkan ne te drejten e tyre . Mendojeni vete , hiqni Lulin dhe vini Patozin . Ku eshte ndryshimi ? Rrace e ndyre talebanesh ,
    nuk ndryshojne nga njeri tjetri .

  5. Drini says:

    O Patoz!
    As ti e asnje prej jush opozitareve nuk jetoni me realitetin e halleve te popullit!
    Ju keshtu keni qene per here,se ja keni futur ketij populli sa krahu edhe kur keni qene ne pushtet!
    Ndersa sot viktimat tuaja jemi ne populli,se si qeveria ashtu edhe ju jeni ANTIPOPULLORE qe nuk ju ndjek njeri!
    Sepse ju nuk keni KAUZE hallet e popullit,por hallet tuaja,per karrigen e pushtetit!
    Ne se vazhdoni keshtu,as per 100 vjet nuk vini ne pushtet dhe Rama do te behet me ARROGANT,ME HARBUT,ME CINIK e perbuzes ndaj popullit se e ka te sigurte pushtetin!
    Kam votuar tere jeten per PS,por do te vija me ju ne se ju do merreni me hallet e popullit!
    Ja disa nga keto,qe jane shqetesime te mbi 400-500 mije qytetareve te Tiranes:
    1-Bashkia e Tiranes dhe te gjithe zyrtaret e shtetit nuk bejne asnje pritje populli dhe nuk zgjidhin fare ankesat e tyre.Njerezit po ju drejtohen gjykates edhe per gjera te vogla se nuk ka shtet!
    2-UKT e shet ujin e pa pijshem per uje te pijshem,pra na vjedh dhe na demton shendetin!
    Cmimi i ujit eshte afersisht sa i energjise elkektrike:,pra 6.5 leke per m/3,ndersa i energjise elektrike eshte 9.5 leke per kw/ore!
    Dihet qe kostua e prodhimit te energjise elektrike eshte disa here me e ,madhe se e ujit!
    3-Bashkia e Tiranes vjedh me taksat e pa ligjeshme mijra qytetare te Tiranes qe jane larguar nga Shqiperia me banim dhe pune dhe kane kerkuar te mbyllin kontraten me UKT!
    Por UKT nuk i mbyll kontratast sepse i duhet te grabite pa drejtesisht keta mijra qytetare me taksat vendore,qe ligjerisht nuk u takon t’i paguajne!
    Kjo eshte nje vjedhje e madhe,qe shkon ne dhjetra milione euro ne vit!
    4-Bashkia e Tiranes ka diskriminuar zona te tera banimi duke bere investime vetem ne vendet ku bien me shume ne sy!
    Ka zona si Yzberisht,prane Astirit (jo fshati me kete emer),qe nuk ka asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte,nuk ka shtruar asnje meter rruge qe jane pa shtruar qe kur u krijua bota,plehra dhe qen rrugace kudo etj!
    Bashkia e ka diskriminuar Yzberishtin njelloj sic vepronte klika e Tito-Rankovicit me Kosoven,qe e la krahinen me te prapambetur ne ish Jugosllavi se e urrenin kombin shqiptar!
    Kaq i hapur dhe kriminal eshte diskriminimi i kesaj zone sa ngjitur me ne,jo me larg se 10 metra,Bashkia ka asfaltuar te gjitha rrugicat e nje blloku banimi vetem me shtepi perdhese, qe ka banore aq sa ka nje nga pallatet tona ku banojne gjithsejt rreth 40-50 mije banore!
    Jane diskriminuar sidomos rreth 5 mije femije qe nuk dine prinderit ku t’i cojne neper cerdhe e kopshte,aq sa privatet kane hapur kopshte private,pa licence mbrenda pallateve me nga 40-50 femije ne nje hyrje shtepie!
    Hajdeni ne Yzberisht qe ta shikoni vetre gjendjen skandaloze!
    Veliaj eshte fatkeqesia e Tiranes,mashtruesi dhe shperdoruesi i buxhetit te Bashkise!

  6. BENI says:

    PRAPE KY HORRI I SALIUT,,,ik bashe va fanculo ne holande..//

  7. Maloku says:

    Me genjeve njehere eshte faji jot, me genjeve dy here, eshte faji im – eshte shprehja e sakte.

  8. Floriri says:

    Kur njerzve u preket interesi hidhen perpjete e sigurisht nuk Ju vjen mire , por kjo nuk do te thote qe ta mbyllin njerin sy Te kritikosh te tjeret eshte gjeja me e lehte kini qe te nesermen qe Rama fitoni zgjedhjet qe thoni qeveri e korruptuar, Rama hajdut e merreni e merreni vetem me llafe kur a ke bere ti si gazetare ndonje investigim,a ke paditur per vjedhjeRamen.????? Cfar fakte konkrete ke??? Se po te lexosh gazetat te gjithe dalin hajdute e kjo nuk eshte gazetari, por harbuteri Pse ti nuk kerkon ndjekesh para popullit qe partia e qeveria e PD Kane bere keto gabime kaq te medha duke I lene njerzit te grabisin token e te tjereve e te krijohet ky mishmash ne gjithe vendin jo vetem ne Astir pse u lejua nje gje e tille???!! per te marre votat e ketyre zaptuesve ,po kjo nuk eshte vjedhje???!!!!po energjine ,ujinqe nuk paguheshin cfar ishin ?? Ju late nje rrumpalle “shtet” e nje grope te madhe ne buxhet e ti paske te drejten vetem te kritikosh po ti cke bere se ke qene drejtues e deputet ? ?apo kujtohesh sot qe te iku karrigja

  9. olimpia says:

    Shqip ,jam plotesisht dakord me ty,,,PD nuk eshte parti ,edhe te larguarit edhe te tashmit jane nje turme anarkotribale te drejtuar nga hitleruci i Ballkanit SALI BERISHA -E djathta moderne ne Shqiperi ka nje potencial afro 20 30 perqind por akoma nuk ka nje nje grupim me ide qe ta realiizoje ne praktike ,edhe per fajin e partive popullore europiane qe duhej ta kishin fshire me kohe PD nga grupi i tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje