Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet të miratohet projekt-buxheti i vitit 2019, nuk ka kursyer sulmet për opozitën, e cila vijon bojkotin e parlamentit.
Deputetja socialiste gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se është fatkeqësi që opozita godet çdo nismë të qeverisë, edhe nëse prej tyre varet fati i vendit.
“Në shoqërinë tonë kemi prirje për lokalizëm dhe funksionojmë në lidhjen me ndarjen.
Ne nuk do jemi më një vend me kaq e aq banorë, ne do jemi një vend me masë të konsiderueshme, një vend relativisht i madh në rajon.
Nuk do të jemi më vend me gegë dhe toskë, shqiptarë të asaj krahine apo kësaj krahine.
Është fatkeqësi se opozita jonë edhe në rastin kur Shqipëria diskuton në Bruksel, nuk është prezente por merr gurët dhe godet çdo iniciativë.
Unë dua të inkurajoj qeverinë që të vazhdoj me ketë nismë”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste.
Foli dhe Pasionare Llapa. Kam zbulu nje sekret per ata meshkuj qe duan bien ne peshe. Para se me honger, ta cojne televizorin te lajmet qe t’u dale kjo para. Pritet oreksi, dore me nje.