Pse sot jam me Edi Ramën

3 Dhjetor 2018, 11:53Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi*

Po e them që në fillim: Jam për një ligj drastik për portalet!

Në gazeta apo radiotelevizione nuk guxon njeri të shkruajë apo transmetojë lajm të rremë për njeri, sepse mënjëherë përfundon në gjykatë. Natyrisht që ka patur ndër 28 vite përplasje të forta mes pushtetit dhe medias së lirë, ku tashmë dihen historitë e dhunës shtetrore ndaj medias “Koha Jone”, bile edhe djegie të redaksisë. Kjo tashmë është provuar, pas 20 viteve, edhe nga një vendim i gjykatës së lartë të Shqipërisë.

Përherë pushteti, sidomos në Shqipëri, synon të kontrollojë median. Kjo mbetet një përplasje mes dy botëve; botës së lirisë së fjalës dhe pushtetit që kërkon të mbyllë zërin e kësaj fjale.

Nuk jam ankuar asnjëherë se nuk duhet të ketë rregulla loje apo ligj në media. Por si njohës i sprovuar (e thashë pa modesti) i duelëve me pushtetet e këtyre 28 vitëve, mund të them se gjendemi para një kaosi total në mjetet e komunikimit online apo t’i quajmë portale. Është teknologjia e sotme që e ka krijuar këtë rrëmujë digjitale online, porse në thelb prapë më mirë kur ka shumë burime informacioni se sa tentativa e çdo pushteti për të bllokuar informacionin real mbi bëmat e pushtetit. Deri tani edhe mund të pranohet kjo mori portalesh, sepse u gjëndem para një teknologjie të paparashikuar nga asnjeri.

Teknologjia vrapoi me shpejt se sa profesionalizmi dhe etika në median online.

Nisur nga efekti vrapues i lajmit, komentit apo gjini të tjera mediatike online ka nevojë, bile urgjente, për një ligj apo rregullim po me ligj të këtij tregu online. E përsëris se në mediat e shkruara apo radiotelevizive nuk guxon të sajosh apo shpifësh se përfundon te dera e gjykatës. E pse të mos ketë edhe në portale një ligj, ku sejcili që e ndjen veten të fyer, poshtëruar apo që kanë sajuar t’i drejtohet gjykatës?

Natyrisht që duhet, sepse efekti shkatërrues për çdo njeri apo institucion në portale është i jashtëzakonshëm, sepse e tillë është teknologjia modern e përhapjes së atyre që shkruhen për ty. Të njëjta rregulla si për mediat e shkruara dhe radiotelevizive (të cilat janë edhe online) duhet të zbatohen për portalet. Të jenë të regjistruara, të kenë emrin e administratorit dhe drejtuesit që do përgjigjet në gjykatë, të paguajnë sigurimet shoqërore për të punësuarit, të respektojnë të drejtën e autorit, etj. Natyrisht le të shkruajnë sido e ça duan, sipas preferencës së tyre, por kurrsesi shpifje, sajesa, ndyrësira, etj, etj “komente” gjoja nga “populli”.

Për etikë profesionale nuk po përmend emrin e një media të njohur online, e cila kishte botuar një shkrim për një ish-deputete. Në pjesën e parë, shkrimi ishte korrekt, ndonëse masakrues, por nuk kishte fyerje apo shpifje. E drejtë e artikullshkruesit brenda lirisë së mendimit. Por më pas, te komentet, kishte përdorur një taktikë djallëzore.
Kishin lejuar çdo koment nga “populli”!

Ishte një masakër, një ndyrësi e plotë, pasi shkruanin (ndonëse dukej dora e portalit të “komentet e popullit”) se ish-deputetja ishte “kurvë”,” se “ka shkuar me filanin…”, se “edhe vajzën nuk e ka me burrin”, etj. Sinqerisht një paturpësi, vetëm se shefat e portalit kishin marrë porosi nga iks lider politik për ta poshtëruar ish-deputeten. Dhe më pas në kor e kishin marrë një mori portalesh satelite dhe e shpërndanin online.

Kjo nuk është media, nuk është liri fjale!

Ndaj ligji duhet shumë drastik. Në emër të lirisë së medias nuk mund të shkatërrosh jetën e tjetrit. Nëse do të ndodhte që në median e shkruar apo radiotelevizione të ishin shkruar apo thëna ato fjalë si te portali në fjalë ku gjoja “populli” shkruante mendimet e tija (!) mënjëherë media do të ishte mbyllur me vendim gjykate apo gjoba do të ishte katastrafike për atë që e kishte botuar.

E pse të mos jenë të detyruara edhe mediat online të respektojnë ligjin?!

Ligj i shpejtë dhe drastik, duhet!

Dikush mund të thotë se këtë e ka kërkuar kryeministri Rama, ndaj duhet kundërshtuar. Jo! As që ma ndjen fare për Edi Ramën, sepse dikur e kam patur tre vite gazetar dhe bashkëpunëtor të “Koha Jone”. “Nuk ma ndjen” ishte në sensin e frikës ndaj pushtetit të tij. Kryeministri mund të niset nga njëmijë arësye në këtë nisëm apo “Paketë Antishpifje”. Mua më intereson që “paketa antishpifje” të kalojë në sitën e debatit të ashpër në qarqet e medias serioze tradicionale, e jo vetëm. Të shoqërisë civile, të komisionëve parlamentare dhe në fund të kthehet në ligj.
Dikush mund të thotë se PS dhe Rama ka 71 vota e mund ta kalojë siç ka ndërmend Edi Rama, për synimet e tij hakmarrëse dhe censurë. Nuk vë dorën në zjarr për Ramën, sepse siç thuhet në raport me median “gjithë pushtetet një turi kanë”! Por mua, dhe mendoj medias tradicionale dhe serioze, na intereson që liria e fjalës të mos preket, porse ligji duhet.

Duhet, e përsëris!

Çdo njeri i prekur nga portalet të ketë të drejtën të shkojë në gjykatë, bile mendoj se parlamenti mund të miratojë një ligj apo shtesë në ligjet e tjera ku padia të shqyrtohet e gjykohet brenda 15 ditëve dhe jo të endet pa fund nëpër gjykata me vite të tëra. Ai që ankohet (i dëmtuari) kërkon nga ai që e ka akuzuar apo shpifur (pra portali) që të vertetojë ato që ka shkruar. Në të kundërt gjykata vendos gjobën.

Kjo nuk e pengon lirinë e mendimit, të fjalës apo medias. Portalet do të bëheshin me profesionistë, më pas, drejt një profesionalizmi klasik në kohë digjitale.

*Titulli origjinal: “Paketa Antishpifje”, Edi Rama dhe tmerri i pisllëqeve në portale

30 komente në “Pse sot jam me Edi Ramën”

  1. Vivi says:

    Nje nga shkaktaret e ketij kaosi ne media eshte edhe ky “engjelli” LESI .
    Pasi ja “shiten” median tradicionale cdo lloj pushteti per interesa private, tani kerkojne ti mbroje po Pushteti nga rrenimi qe gatuan vete.
    Ju jeni per tu flakur ne kosh te gjithe bashke : Lesi, Rakipi, Zheji, Fevziu & Co.

    1. Feniks says:

      Per cfare portalesh derdellit ky Lesi apo vete Rama kur lajmet dhe shpifjet masakruese dhe shpifese mbrohen ligjerisht ne Kuvendin e Shqiperise qe percaktojne se “DEPUTETET NUK MBAJNE PERGJEGJESI PER CFARE THONE”?
      Si nuk duhet te mbajne pergjegjesi kur aty degjohen sharje me liber shtepie,kur kryeministri i thote opozitarit qe ti djalin nuk e ke tendin,por se e ka zene gruaja jote me babain tend!!!
      Cfare do me teper se kaq?
      Te hiqet ky nen kriminal dhe te percaktohet vetem per mendimet e deputeteve juridike,ekoniomike etj e jo sharje e shpifje!
      Pastaj merruni me portalet!

    2. Mato Gruda says:

      O Lesi,shko meru me frangajn qe ta futi sa krahu apo me ata qe te dogjen gazeten me gjithe gazetare brenda .Nuk ka nevoje Rama per solidaritetin tend, dhe nuk ka nevoje njeri per shkrimet e tua si balone tauke …nga te fryje era.

    3. Anarko-Sindikalisti says:

      Kadrinjtë Mediatikë :

      Blendy Faqeziu, Arian Sumçami, Andy Bushtra, Arrmadh Sumrrumbullaku, Andy Bejtexhiu, Arthur Zhelja, Farkos Kuterbonja, Robert Çamçakez Raqipllari, Qim i rente Pika, Bledian Koka Kola, Eleni Shen Vasili, Ydhi Uriahipi, Luciano(Dritan) Hilja, Bahri Fazlliçi, Nicolas Llesh Preshi, Mark Tuç Maku.

  2. pjeter says:

    Mos more Lesi,ja thave gjuhen saliut e monalikes,per te mos folur per Yllsonin qe i ka hyre tmerri,sa ka arritur sot deri tek shprehja” pushkatim pa gjyq”.Ai si jurist i sterprovuar,ka harruar,oso e injoron egzistencen e faktit,liri fjale egziston deri atje ku nuk demton tjetrin apo te tjeret,pas ketij kufiri kudo ne boten e lire e pa komplekse si te Yllsonit,te kerkojne llogari ne gjykate.

  3. ta says:

    ke te drejte por je shume mendjemadh,[as ma ndjen fare per edi ramen]…ti mund te kesh para, por ske etike je dhe gazetar?!

    1. everest says:

      Ne fillim Rama te kafshoje gjuhen e tij rrugace,qe te mos komunikoje me njerezit si rrugac kur i pyet qytetaret:
      -Sa femije ke?
      -Vete i ke bere?
      -Te gjithe nje heresh i ke bere femijet?

      1. pjeter says:

        Hahaha e forte “te gjithe vete i kee bere” normale akoma njerzit nuk jane me aq experience sa ka Rama me formen PPP, njezit ne Shqiperi ne pergjithesisht i bejne akoma me formen kryesisht privat.

  4. Saimir says:

    Te pastrosh shpine me lecken e qenefit. Ky eshte titull ma i meritum

  5. zjarri says:

    Ky eshte nje CUB mirdite e ASGJE tjeter dmth NJE HIC!

  6. vezhguesi says:

    Hahahahahah e di qe sdo e botoni, por ky Lesi eshte nona e fake newsit. E ka bere balte me KJ gjate 1996-1997 dhe tani me ato portalet gjasme italiane qe flasin per mbetjet kimike ketu hahahaha ky flet per fake news…o tempora o mores

  7. Njutoni says:

    Ky esht ai qe e filmun duke ja lyp asaj n banjo a?!
    Heu heee
    Shqiptarqiqi Les Perlesh Kurvnori!

  8. Sali says:

    Ik ore idiot se ngele duke thene “Me dogjen gazeten, me dogjen gazeten”. Atij qe ta dogji shkove i lepive by…en! Se nuk di te shkruash ti e te besh lajme ta kane fajin te tjeret. Njeri i neveritshem!

  9. Bajamja says:

    Ky Lesi me kujton nje prostitute bordelli qe betohet per virgjeri.

  10. anastasi says:

    Nikoll Lesi, nuk te kam pelqyer as dhe njehere.Ti nje gazetar,madhtrues dhe genjeshtar,ti nuk je njeri i ndershem,mos u beje me dy fytyra,je nje gazetar mendje madh te duket vetja se ti merr vesh dhe jep mend me shume se sa te tjeret.Ti tani po pleqerohesh dhe s’te pyete njeri,mbahu forte Nikoll mataraja, qe ta ngrysesh edhe kjo jete qe te ka mbetur.

  11. Asi11 says:

    A shikoni sa poshte jeni pra jeni nen nivelin e popullit . Ķjo shihet tek shprehja e mesiperme qe the ti o Leshi(Lesi desha te thonja) , qe thoni : Kush e ka thene, e ka thene Edi Rama o burra ta kundershtojme se e ka thene ai , pra pa e analizu pa e pare mire dhe ne çkontekst e ka thane . Çdo gje qe thot Rama ta kundershtojme se ai na thot medja kazanesh , ndersa ate tjetrin qe ju ve flaken gazetave dhe vret e plagos gazetar ne bulevard e lavdroni se nuk jua mban bytha ta kritikoni . Atij ja miratoni te gjitha broçkullat e tij edhe tek qytetari dixhital e kudo e kurdo edhe se flet e ben thirrje per perlexhje me arme pra per tu armatos populli siç e ka armatos dhe jane vrare dhe po vriten perdite djem nenash dhe ju medjat zgerdhiheni dhe i delni ne krah tij ja miratoni .

  12. luli i vocer says:

    Lesi vetem l’eh kot si bucer, qen se eshte i vetmi njeri pa themele e tavan

  13. buj says:

    NA PLASI KALLOMI ME KE JE TI… TOC KUKLLE

  14. Albani says:

    Nikull leshi,perhere e dredh si kurvat,si duket po lepin ndonje kocke tani…….mbase dhe tul.

  15. llaman says:

    A mund te quhet portal psh Tema on line? Duke qene plotesisht dakord me Lesin, do te thoshja se edhe vete Tema, pas nje artikulli serioz lejon komente te cilat jo vetem nuk kane rrjedhje llogjike, por jane zbrazje e nje fjalori te ndyre qe te vjen turp ti lexosh.
    Me se njehere kam shprehur kritiken time per kete qendrim.
    Nga ana tjeter, barra e pergjegjesise ne gjykate i bie te ankuarit qe te vertetoje se ato qe thuhen per te nuk jane te verteta, pra jane shpifje ose ofendime. Ky eshte parim themelor i gazetarise se lire.

    1. ben says:

      llaman-ne gjykatat shqiptare, ashtu si kudo, nuk i kerkohet te akuzuarit qe te vertetoje pafajesine e tij, ashtu sic deklaron zotrote. Ne te kunderten, eshte akuzuesi qe duhet te vertetoje akuzat e tija, ndryshe mban pergjegjesi penale. Keshtu thote ligji shqiptar, por a penalizohen shpifesit ne Shqiperi? Deri tani jo, por ligji eshte. i takon gjykatesve qe ta zbatojne.

  16. Ivan i madh says:

    Pse te shqeteson puna e portaleve mor idioti Lesi se te nxjerin zbuluar se kush je e cfare pislleqesh ben me politikanet e ndryshem dhe sidomos me banden lsi.Qe e ke kethyer kohen e djeshme ne nje shtojce te pacavure se lsi Intergrimi. Po per tu mbrojtur cpik lloj idiotesirash se valla komentuesit sjane populli po njeres që paguen nga portalet. Me sa duket se e ke nga pervoja jote personale prej maskarai dhe permend Ramen se është k/minister pse spermend gazetarin devolli Dulen që miku jot kriminel Berisha e cmendi dhe ti nuk mer asnje lloj pergjegjesie se si jeton e ushqehet ai. Që sakrifikoi per ty dhe per ate hale redaksi e gazete që ke. Mos do thuash se dhe kete koment që po shkruaj une e ka bere portali jo or plere Unë pjestar i popullit e kam bere që te shpreh se cfare maskarenj si puna jote drejtojne mediet e gazetat e tyre per interesa personalitet ate. Me sa duket te kane renuar shume keto portale e ske cfare te besh se haron ata artikuj që shkruan ne ate pacavuren tende ku sle hale pa futur hundet tende te felliqur.

  17. Mihali says:

    Bravo Nikoll qëndrim i drejt dhe konstruktiv.

  18. Labi says:

    Paradoksi eshte se ky (Lesi) nuk flet per vjedhjen te unaza,te teatri,nuk flet per cmendurine e nje Qeverie qe hedh kazmen perpara se te publikoje ne cdo cep te Shqiperise projektin e asaj qe pritet te ndertohet sic behet ne boten e qyteteruar ,nuk flet per anonimitetin e nje projekti “falas” por shqetesohet nga lodhja psiqike e qytetareve te rrenuar nga vjedhja.
    E lodh Lesin mungesa e etikes se te pabukeve qe nuk dine ku te ulerasin.
    Asgje e mire nuk vjen nga ky ligj,
    Ndersa do kufizoje shpifjen dhe sharjet online do coje ne zero protesten ndaj vjedhjes, revolten ndaj varferise.

  19. Armandi says:

    Shyqyr mblodhe mendjen !

  20. ben says:

    Ky Leshi apo Lesi, e ka nje hall qe qenka ba me Ramen. Se ketij legenit, kur nuk i ecen me kercenime, behet pule dhe lepin bythen e atij ku ka interes. Rrace bastarde.

  21. falenderoj Tema per mundesine qe na jepni qe te shprehim mendimet tona. nuk tolerohet te japin moral te pamoralshmit, hajdutet perverset, injorrantet, dhe keta jane politikane analiste gazetare te shitur qe marrin rroge per te coroditur njerzit. i vetmi gazetar qe ndjek eshte lutfi dervishi

  22. Xxxx says:

    NUK NA THE GJE PER DIXHITALIN KATUNAR,FSHATAR,QYTETAR,DHE SHELLAR,QE I JAPIN INFORMACIONE SALÌ GERDALLES,,,,

  23. Albani says:

    Po ne ka patur ndonjehere ndonje gazetar kampion ne genjeshtra, shpifje, mashtrime, akuza te reme, kalim nga nje krah politik ne krahun tjeter, interesaxh, ka qene nje dhe vetem nje :ky je ti Nikolle Leshi.

  24. Anarko-Sindikalisti says:

    Kadrinjtë Mediatikë :

    Blendy Faqeziu, Arian Sumçami, Andy Bushtra, Arrmadh Sumrrumbullaku, Andy Bejtexhiu, Arthur Zhelja, Farkos Kuterbonja, Robert Çamçakez Raqipllari, Qim i rente Pika, Bledian Koka Kola, Eleni Shen Vasili, Ydhi Uriahipi, Luciano(Dritan) Hilja, Bahri Fazlliçi, Nicolas Llesh Preshi, Mark Tuç Maku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje