Duke marrë spunto edhe nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes, kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën për mospraninë e saj në Kuvend duke thënë se tani mazhoranca po bën edhe rolin e saj.
“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti.
Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale.
Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe.
Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë! Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë”, tha Rama.(TemA)
Edi do thyej qafen nga padija Ai dhe kelyshi i vet Ah-meta-j nuk kane bere matematike ne shkolle e duan te maten me Bracen Nuk thone kot se zollumi vjen nga e trashmja.