Si e harruam Donikën?

3 Dhjetor 2018, 18:13Politika TEMA
Si e harruam Donikën?

Nga Ilir Yzeiri

Viti i Skënderbeut, siç është shpallur 2018-a, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mund të kishte shërbyer për ta ndriçuar më mirë atë periudhë dhe, sidomos, edhe personazhet e tjerë të mëdhenj të historisë sonë që rrethonin Skënderbeun. Ndër ta, padyshim, është Donika, gruaja e tij, e cila meriton më shumë vëmendje. Siç është përmendur në disa raste, është e pakuptueshme pse eshtrat e saj nuk sillen në Shqipëri.

Po ashtu, një personazh tjetër, Vrana Konti, meriton një vëmendje të posaçme dhe jeta e tij, së bashku me atë të Donikës, janë një kapitull mjaft interesant i historisë sonë. Ndërkaq, një personazh tjetër i famshëm, Gjergj Arianiti mund të bëhet po ashtu më shumë i njohur për publikun. Sidomos i biri i tij, Kostandini, që zhvilloi një aktivitet të jashtëzakonshëm në Italinë Mesjetare meriton një vëmendje më të qëndrueshme.

Në shqip ka botime të mjafta që hedhin dritë mbi këtë periudhë dhe mbi këta personazhe. Është një vepër brilante e Paolo Pettës me titull « Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë », përkthyer mjeshtërisht nga Pëllumb Xhufi, dhe botuar në vitin 2001 që zbulon me shumë dritë fatin e Donika Kastriotit dhe, sidomos, të Vrana Kontit. Po ashtu, tani në fund, përmes mikut tim historian, Aziz Gjergjit, kam zbuluar një historian tjetër, Lutfi Aliajn, i cili jeton në Itali dhe ka botuar disa libra, mes të cilëve një libër për Konstandin Arianitin, të birin e Gjergj Arianitit. Aty ai përmend edhe Donikën, të venë e Skënderbeut, që Paola Petta, në librin që përmenda, e ka treguar përmes një nënkapitulli me titullin « Mbretëreshat e trishtuara ».

Vrana Konti tregohet nga Barleti si një nga personalitetet e mëdha të kohës së Skënderbeut dhe komandant i garnizonit të Krujës. Ai ishte, si të thuash, krahu i djathtë i Heroit tonë dhe besnik ndaj tij.

Siç na tregon Paolo Petta, ai e ruajti këtë personalitet edhe kur fisnikët shqiptarë, pas vdekjes së Skënderbeut, u shpërngulën në Itali. Tri mbretëreshat e trishtuara ishin ajo e Napolit, e Aragonës dhe e Skënderbeut. Ndërsa roja i tyre personale dhe mbrojtësi e adjutanti i tyre ishte Vrana Konti.

Siç thotë historiani Aliaj, nga viti 1478 deri më 1496 princesha Donika Kastrioti ishte zonja shoqëruese dhe këshilltare e mbretëreshës, bashkëshortes së mbretit Ferdinandi II Aragona. Në vitin 1496, kur e bija e Ferdinandit, Johana Aragona u martua me Filipin e Kastilias, Donika shkoi si shoqëruese, fillimisht në Fiandra pastaj në Valencia. Siç thotë edhe Paolo Petta, data e vdekjes është e paqartë, por vendi dihet. Donika Kastrioti është varrosur në Manastirin Trinia e Shenjtë në Valencia.

Lutfi Aliaj e paraqet kështu në librin e tij varrin e Donikës :

« Në ballë të varrit të zbukuruar anash me dy ëngjëj, ndodhet një lapidar mermeri, me mburojën që ka në qendër shqiponjën dykrenëshe, ndërsa lart në sfond afreskun « Zonja e Këshillit të Mirë », padrone e Albanisë. Në një gravurë të vitit 1596, vijon ai, me autor Johann Theodor de Bry (1561-1623), princesha Andronika Arianiti Kastrioti, prezantohet me portretin në profil, me emrin në rrethin e portretit të shkruar në latinisht :

DONICE  SCANDERBEGI  VXOR

DONIKA   GRUAJA E SKENDERBEUT

Në gravurë janë edhe dy shkrime, njëra në kornizë, në pjesën e sipërme, ku është shkruar :

EPIRI  REGINA   VT  SIS  PRVDENTIA  FECIT QVAEQUE  IPSI

POTERA  FORMA  PLAECERE  IOVI

DONICE SCANDERBEGI   VXOR

Në pjesën e poshtme të gravurës është një shkrim tjetër, i cili, në fakt, është pjesë përbërëse e dedikimit të mësipërm, madje është fraza fillestare e dedikimit ku thuhet :

TANTO TUO ES MERITIS VENIAT SI FAMA  MARITO QUANTA

SVO QVONDAM  DEIDAMIA  VIRO

Përkthimi i plotë në gjuhën shqipe :

« Mençuria jote dhe bukuria jote që do t’i kishte pëlqyer vetë Jupiterit, bënë që ti të ishe Mbretëresha e Epirit, ti o gruaja e Skënderbeut, që i dhe aq shumë famë ish-burrit tënd, për meritat e tua ashtu si Deidamia i dha burrit »

Me këtë përkushtim, duke theksuar se Deidamia i dha burrit, Johann Th. De Bry, e krahason Donika Kastriotin me Deidamian, gruan e Akilit. » Përfundon këtu citimi nga L. Aliajt.

Një tjetër studiuese e shquar, Lucia Nadin, ka botuar disa libra për fatin e shqiptarëve në Venedik. Duke qenë veneciane dhe profesoreshë në atë qytet, ajo ka studiuar arkivat e atij vendi dhe sidomos dy libra të saj, « Shqiptarët në Venedik » dhe « Statutet e Shkodrës » janë gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur fatin e shqiptarëve pas rënies së Shkodrës dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Historia jonë, për fat të keq, në pjesën më të madhe të saj, përbëhet nga personazhe me përmasa europiane që kanë lënë gjurmë jo në vendin amë, por jashtë tij.  Italia Mesjetare, arbëreshët, Stambolli, Bukureshti, Sofja, Egjipti apo Amerika e Greqia janë vendet ku më së shumti shqiptarët janë dalluar dhe janë bërë të famshëm.

Rënia e Arbërisë nën zgjedhën turke dhe rënia e Shkodrës gjithashtu, janë një nga tragjeditë më të mëdha që kanë përcaktuar më tej edhe konstitucionin kulturor të shqiptarëve. Siç e dimë të gjithë, elitat fisnike dhe ato kulturore emigruan në masë në Itali. Fatin e atyre personazheve që unë përmenda më lart, por edhe të të tjerëve, si, fjala vjen, bëmat e stratiotëve, i kanë ndjekur studiues të ndryshëm. Ndërsa ruajtja e kulturës apo e frymës së Arbërisë paraskënderbejane në ngulimet arbëreshe, edhe sot e gjithë ditën, janë dëshmi e një historie të pasur që gjithnjë e më shumë po tretet në mugëtirën e harresës.

Kam pasur rast të shkoj në Stamboll dhe të interesohem për një figurë tjetër të madhe, Hoxha Tahsinin dhe kam vizituar teqenë dhe shtëpinë modeste të kultit ku ai ngrysi ditët e fundit të jetës që ndodhet në fund të rrugës së madhe që mbyllet me qendrën e valiinjve. Ajo godinë është Akademia e parë e Shqiptarëve sepse aty janë mbajtur takimet për alfabetin e shqipes. Aty kanë hyrë e kanë dalë Sami Frashëri, Konstandin Krisotoforidhi, Jani Vretoja, Pashko Vasa e plot dijetarë të tjerë. Por sot ajo godinë është transformuar në një objekt për interersa të bashkisë së Stambollit dhe atje nuk ka asnjë shenjë nga kjo që unë thashë.

Një tjetër figurë e shquar e kulturës europiane, Elena Gjika meriton të jetë po ashtu pjesë e qarkullimit kulturor shqiptar.

E përmenda më lart Donikën, gruan e Skënderbeut, sepse fati i saj më ngjan me një metaforë të trishtuar për kujtesën e mangët që kemi ne shqiptarët. Sot ka shpërthyer një modë naive për të idnetifikuar vende e emra njerëzish që ne i mendojmë se janë shqiptarë. Në fakt do të ishte më e udhës që të ndriçojmë më fort jetën dhe veprën e atyre shqiptarëve të dëshmuar tani që kanë lënë gjurmë në jetën e Europës.

Shqipëria, për fat të keq, qysh se u mësua me emigrimin masiv shekuj më parë, edhe sot, për njëqind e një arsye, është bërë një vend që, më së shumti, i josh banorët e saj të realizohen jashtë saj sesa këtu brenda. Brenda vendit, ashtu si brenda nesh, në shpirtin tonë, janë rrënjosur në të shumtën e rasteve zilitë dhe urrejtjet që na ndajnë dhe ende nuk po prodhojmë një institucion të fuqishëm brenda nesh që të na mbajë të bashkuar dhe të na shtyjë të prodhojmë më shumë sukses këtu brenda sesa jashtë.

22 komente në “Si e harruam Donikën?”

  1. Ertv says:

    Viti skenderbeut me partner strategjik turqine kjo eshte zgjuarsia e pallosh rames qe shesin shqiprine me lidhjet anadollake

    1. Mbreterit Ilire says:

      Rep.Turke dhe Perandoria Osmane jane 2 gjera shume te ndryshme, sepse vet Turqia lindi si shtet dhe komb nga lufta kunder Kalifatit Osman.

      Ti nuk e di per shembull, qe gjuha Osmane ishte 88% arabisht dhe persisht, dhe qe Sulltani e konsideronte termin ” turk” ofendim, ashtu i nuk e di qe Perandoria Osmane ishte multi etnike, dhe nuk kishte ne kushtetuten e saj dominime etnike, sic ndodhte ne Jugosllavine mbreterre me servet, qe ishin dominaante.

      Por edhe sikur Turqia te ishte Perandoria Osmane, shqiptaret qofte gjate Kohes se Kastriotit, dhe sidmos mbas tij, ne shekujt e 16, 17 dhe 18, sihin etnia me dominuese ne Perandorine Osmane.

      Shqiptaret, jane nder kombet me te respektuara ne Turqi, per crare arsye nuk duhet te kemi mardhenie strategjike?

      Ne jemi te rrethuar nga bij kurvash si neo greket dhe servet, mos e harro kete gje.

      1. Vëndas says:

        Po sulltan shqiptar ka pasur? Apo aty shihej etnia? Si ka mundesi qe paskemi qene etnia dominuese dhe gjuha jone nuk ishte dominuese? Pse nuk u ndertua asnje hekurudhe ose port modern ne trojet shqiptare nga osmanet ne shekullin XIX? Rruget ishin aq te pasigurta nga grabitesit sa quhet arritje e madhe qe nje gjysem-psikopat si Ali Pasha vuri rregull per ca kohe. Imagjino ne cfare niveli mesjetar ka qene tregtia e manifaktura. Mos flasim per shkolla e universitete pastaj.

  2. ben says:

    Mire e ke ti more Ilir, po cfare na duhen eshtrat e Donikes apo Vrana Kontit dhe te tjere personalitetesh me te cilet mburret Europa, kur kemi shtatoret e Zogut dhe Azem Hajdarit.

    1. Flm says:

      O Yzehir, eshte skandalze per realiteti Turko-Arnaut qe te kemi monumentet me emrat Androniki (Donika) Kastrioti dhe Uran Konti, dhe te nderohen nga Turk-Arnautet, armiqt me te medhenj shekullor te Orthodhoksis dhe Helenizmit
      ###
      Jane pikerisht 2 emrat e vertet, tipik Helen sic i shkruan Historiografia Botrore dhe Shqiptare.

      1. Aleksander says:

        Mjaft mé me keto meselera me xhixhilera me ortodoksi e terci e verci ! 2000 mije vjet, nuk i ka ortodoksia e as krishterimi. 2000 mije e 18 vite ka pra Krishti si person,dhe NUK I KA ortodoksia 2000 vjet sepse krishterimi u krijua si besim shume pas vdekjes(edhe ringjalljes) se Krishtit APO JO ?!DHe kjo,ortodoksia pra,u krijua pasi perandoria romake u nda ne te lindjes e te perendimit,pra shume vite pas vete lindjes se krishterimit si fe. E pra,2000 e 50 vite me pare ç fare benin keta njerez qe do te ZGJIDHNIN me vone te beheshin te krishtere ? NUK fillon historia e njerezimit 2018 vjet me pare. A JE TI njeri, njelloj I LIRE te zgjedhesh se ç’besim te ndjekesh ? Apo je ME PAK I LIRE se ata njerez 2000 vjet me pare qe ZGJODHEN VETE per veten e tyre .Pyete veten, ZGJOHU dhe zgjidh. Nese te tjeret vazhdojne te zgjedhin per ty…vazhdo o DELE e blegerit !

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    nderi i Donikes eshte te prehet ne Monastir te shenjte e jo te sillet ne nje hale islamike si Albanistani…………….do te ishte cmenduri!
    Sa per Kastriotin G,harta e fundit e Batolomeos cperfytyron cdo paturpsi muslimonesh shqipfoles pseytoistoriane te tipit Xhuf,Klluf e me gjere:SCANDERBECO ishte prijes i IPIROS ne mbreterine e GRECIA-s ne te cilen permblidheshin disa fise[shtete me vone] si albania,macedonia,servia,borgaria magna,borgaria,crouacia e der ne kufi me ONGARIA.
    Jo me kot vertetohen gjithe zbulimet dhe toponimet me emertime greke der ne kufi me Hungarine.G.Kastrioti ishte orthodhox dhe jo katolik,madje edhe martesen me Doniken e beri ne kishe ortho/xe.
    Ju beqira mund te kakarisni gjithe kohen,por faktet dhe istoria eshte e shkruar………..kerkoni qitapet e turqeve dhe gjeni vetveten e mos spekuloni me istorine e te tjereve.

    1. Jep says:

      Shko mor pall Kari grek iranian. Shif veladonin e janulles dhe Abu Bakr, a nuk Jan njesoj?
      Kush esht islamik ne apo ju vemje turko arumuno iraniane? Shif pak veten ne pasqyre se c majmun I zi je, ti o “europian” o grek I lasht nga anadolli.
      Motren ta pash te semafori, atje isht I bente gojore nje shqiptari

    2. Mbreterit e Epirit says:

      Po ti paske qene fisqir neo grek rejtesisht fare, mor bastard i prostitutave greke qe i bene goje bejlereve shqiptare.

      Po edhe ate harte, qe duket ne mes te sheshit, ku thuhet ”Shqiperia” ne harte dhe si pjese te shqiperise edhe dominimet e skenderbeut em emrin e tij, kerkon te manipulosj o bir kurve neo greke??

      Me e bukura eshte qe aty ka Shqiperi, Skenderbe, por nuk ka kerrkund ” greqi” o bastard i vogel, ne vend te emertimit ” greqi” ka Shqiperi dhe More.

      ” greqi” eshte vetem tek zona e Stambollit, sepse historianet e perendimit ne ate kohe nuk i njhnin romako0lindoret si Romake dhe pasardhes te Romakeve por i thonin me perbuzje ” grek”, per shkak te gjuhes zyrtare te perandorise se Romes se Lindjes.

      Skenderbeu Ortodoks ishte o bastard, por jevgjit neo grek ende nuk ishin krijuar ne ate kohe, se si komb ne 1831 u krijuar o bastarde te spermes shqiptare.

      Edhe nje harte qe duket sheshit kerkon te manipulosh o bajge?

    3. Plato / Shpesh here cuditem me ty kur lexoj kundra komentet e komenteve te tua . Cuditem sepse edhe pse je i sigurte ne kunder pergjigjen e komenteve te tua, prap nuk te ben pershtypje . A mendon se ja vlen e gjith kjo barr qe ke marr per siper per 300 Evro ? A ja vlen e gjith ajo balte qe hidhet mbi pjestaret e familjes tende dhe prap mendon se dikush te merr seriozisht ? Shpresoj te jesh rritur ne jetimore.

    4. vang says:

      PO more djalosh ,Skenderbeu e theksonte vete qe ishte Mbret i Epirit por qendren e kishte ne KRUJE dhe i lindur ne Diber.Me ate qe beri i perkiste dhe grekeve,serbeve italianeve,spanjolleve etj

  4. Jimi says:

    Ilir! Artikujt e tu jane shum te mirepritur. Falemnderit!

  5. Alban I says:

    Bravo Ilir Yzeiri! Shkrimi yt vafte ne vesh te Perendise dhe eshtrat e Donik Kastriotit (Arianinit) te prehen ne Muzeun e Varrit te Skenderbeut ne Lezhe per t’i bere vend pelegrinazhi per ushqyer patriotizmin shqiptar!

  6. Vladimir says:

    Per …akush.
    Bajroni, poeti dhe çlirimtari i Greqise, 210 vite me pare kendonte(lexoje me vemendje):
    O Shqiperi, ku lindi Iskenderi,
    Kenge e rinise, fanar i te urteve,
    Dhe Iskenderi tjeter, qe i dermoi
    Perhere armiqt me kordhen e tij kreshnike:
    O Shqiperi, lejome te hedh syte e mi
    Mbi ty, o nene e rrepte burrash te eger

  7. pitu says:

    nga shkrimi del qe epiri dhe arberia kane qene ne kete kone dy mbreteri te ndryshme epiri dhe areberia dhe martesa e skenderbeut arberor me doniken epirote formuan ateqe sot quhet shqiperi ne nistorine duhet te flitet me shume per epirine vecmas nga te tjeret

  8. dona says:

    Lereni ne Itali. Mos e sillni ne nje vend ku varret e njerezve me te shquar te kombit here hidhen ne ere e here ne lumenj, sipas midese se despoteve dallkauke qe pjell ky popull ne seri. Lereni ta ruajne e ta nderojne italianet, sesa ta humbin e poshterojne vete shqiptaret.

    1. Mikel says:

      O dona Valencia eshte ne Spanje nuk eshte ne Itali moj bije e xha brahos.

      1. Dona says:

        LOL! Kerkoj ndjese. Nuk e vura re Valencian dhe kisha pershtypjen e gabuar se qe varrosur ne Napoli. Gjithesesi, lereni te sigurte e ne paqe ne Spanje, se dhe spanjollet do ta ruajne e respektojne me mire se ne.

    2. Buda says:

      Eshtrat e Donika (Andronika) Kastriotit (Arianitit) gjenden ne Valencia te Spanjes jo ne Itali. Prej Valencias duhen marre pasi i perkasin Varrit Monumental te Skenderbeut, si bashkeshorte dhe bashkeluftetare, qe do te frymezoje breza te tere shqiptaresh te luftojne per liri pavaresi dhe teresi tokesore te Shqiperise. Donika Kastrioti dhe Mamica Kastrioti jane shembull i rralle ne rang boteror te grave luftetare.

  9. Redaktori i Pergjithshem i ZemraShqiptare,net says:

    Urime Ilir djali. Nje shkrim i qelluar per nje plejade luftetaresh atdhetare qe duhej te ju jepej vend te pakten aq sa nau desh te dijme se kur iku gjermani i fundit nga Shkodra, me 28 apo me 29 Nentor e nuk e kemi zgjidhur akoma!!
    …Referenca juaj ndaj Prof Dr Lutfi Alia me gezoj se Ai eshte vertete nje personalitet i mirefillt i historise sonë kombetare. Ju kujtoj, ndoshta edhe si ndihme ndaj jush, se materiale te tilla te bollshme historike te prof Lutfi Alia gjeni me shumicë te reviste ZemraShqiptare.net e cila bohet ne Londer tash sa vite. Edhe keto referenca te sotme te shkrimit tuaj per here te pare jane botuar ne ZemraShqiptare.net.
    Respekte e te fala zotrise se nderuar, mikut tim te vjeter Gjergj Toni. (Z. L.)

  10. Nik says:

    Iliri i jep pèrgjigje direkt historianit te pa pare ne trojet shqiptare ( Mustafa Muço Marmallata) qè merret me nènèn e Gj,Kastriotit.
    Iliri i thot Muços ,fillo dhe mbaro me historin e baballarève sepse nènat aty janè nuk ikin.

  11. Donika says:

    Si nje emigrante e larguar prej shume vitesh ne Europe, dua te falenderoj autorin, Ilir Yzeiri per shkrimin a tij shume prekes dhe te domosdoshem! Me vjen mire qe nje njeri me pamje fisnike u KUJTUA! I referohem fotos ne krye te artikullit, e cila me flet shume!
    Nje komb qe deshiron to perparoje drejt civilizimit duhet te dije dhe ka nevoje te respektoje nenat, motrat, vajzat, grate. Duhet sa me shpejt te vleresoje kontributin e pazevendesueshem te tyre ne cdo moment te historise kombetare. Si mund te harrohen legjendat e nenave si Rozafa apo i grave te Syri te Kalter. Ku eshte Dea?

    Iu lutem shqipetaret e mij; si vellezer, bij, baballare, bashkeshorte, mendohuni mire kur perdorni muskujt (dhunen fizike) kundrejt femres ne jeten tuaj, fyerjet vulgare dhe shprehje qe vetem iu varferojne. Pasuroni shpirtin tuaj se pari. Une e di qe ne zemrat shqipetare ka shume dashuri. Pra, le te fitoje Dashuria tek te gjithe ju!
    Une quhem Donika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje