Protesta tek Astiri/ Rama: Respekt për “jelekët e verdhë", por jemi në rrugën e duhur

3 Dhjetor 2018, 13:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, pavarësisht protestave të banorëve, prej një muaji.

Në seancën e sotme në Parlament, Rama iu referua si “jelekët e verdhë” protestuesve, një referencë kjo ndaj protestave të ditëve të fundit në Francë.

 “Me gjithë respektin për jelekët e verdhë, mendoj se jemi në rrugën e duhur me projektin”, tha Rama.

Më tej duke marrë spunto edhe nga debati mes ministrit Arben Ahmetaj dhe Erion Braçes në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, Rama theksoi se dita e sotme ka qenë pozitive për maxhorancën, pasi bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. 

Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv,” tha ai. (TemA)

1 komente në “Protesta tek Astiri/ Rama: Respekt për “jelekët e verdhë”, por jemi në rrugën e duhur”

  1. Kalec Dega says:

    Ke te drejte, i mungon “dele” ne balle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje