Vrasja e katërt shqiptarëve në Greqi, reagon ashpër Tirana zyrtare: Dënojmë ashpër sfondin e ekstremizmit, bashkëkombasit tanë po ndjejnë urrejtje dhe dhunë

5 Dhjetor 2018, 15:26Politika TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet Ambasadës në Athinë se dje në mbrëmje, më datë 04.12.2018 në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar Marios Isak i datëlindjes 31.7.2000, lindur në Kavalla, Greqi.

MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në kontakt me familjen e të ndjerit për ofrimin e asistencës së nevojshme.

Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këture ngjarjeve nga autoritetet greke.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane.

Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t’i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.

5 komente në “Vrasja e katërt shqiptarëve në Greqi, reagon ashpër Tirana zyrtare: Dënojmë ashpër sfondin e ekstremizmit, bashkëkombasit tanë po ndjejnë urrejtje dhe dhunë”

  1. ben says:

    Jo more se nuk jane rracista greket!!! Keta jane ata qe pretendojne se kane shpikur “DHIMOKRACIA”.

  2. Arjan says:

    Tirana zyrtare ka rene ne dore te idioteve qe mire nuk bejne politiken e shtetit Shqiptar por demtojne ate si te zgjuar qe jane.Kjo eshte politika e Rahmutit qe lejoj varrezat greke ne kundershtim te plote me elektoratin qe e zgjodhi.Pasojat i vuajne njerez te pafajshem ,prisni se nuk keni pare gje.Te ruash pushtetin e korruptuar duke vene ne rrezik integritetin territorrial eshte tradhti.

  3. greece is shit says:

    o shkerdhat shtet……..duhet te vrisni edhe ju dhe duhet ta filloni me anetaret e agimit te arte qe jane ne parlamentin e Shqiperise…..boll me se do ju dali situata komplet jashte kontrollit dhe mund tju vije rradha edhe juve…….
    te fala janulles

  4. Ata says:

    Ku jane vra 4 shqiptare ne Greqi??

    1 ishte trafikant droge dhe u vra duke i gjuajtur policie me kallash.

    1 tjeter u vra nga nje esktremist qe do futet ne burg

    Ky djali ketu lajmet po thone qe eshte vrare nga nje shqiptar tjeter…

    Prandaj mos u viktimizoni kot, se nga 1 i vrare, e cuat ne 4 numrin.

    Mos bini ne nivelin e asaj jevges se qipros

  5. Xeni says:

    Duhet therrur e rrjepur vangjel Dulja e gjithe keta sumqirat e tjere grekofile qe mbushin me komente gazeten e mero jevgut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje