Deputeti i PS: Drejtësia e re nisi. Ngritja e SPAK dhe BKH do godasë korrupsionin e krimin, jashtë ndikimit të politikës, biznesmenëve dhe kriminelëve

12 Dhjetor 2018, 10:08Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PS Erion Braçe teksa ka përshëndetur ngritjen e KLP, shprehet optimist për bërjen e shtetit.

Braçe thotë se me zgjedhjen e Propkurorit të ri të Përgjithshëm, ngritjen e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit, korrupsioni dhe krimi do të kenë përballë shtetin e organizuar.

Postimi i plotë i Braçes:

Drejtësia e re nisi!

Dje,  prokuroret zgjodhen 6 anetaret e tyre ne Keshillin e Larte Prokurorial.

5 te tjere-jo prokurore jane zgjedhur me heret.

Tani, mbledhja e pare e ketij keshilli, zgjedhja e kryetarit dhe nenkryetarit.

Menjehere, gara per Prokurorin e Përgjithshëm.

Menjehere, gara per 10 prokurore per Prokurorine Speciale kunder Korrupsionit, 30 prokurore per Byrone Kombetare te Hetimit!

Me ne fund, korrupsioni dhe krimi i organizuar do të kenë përballë shtetin e organizuar

Me ne fund, shprese konkrete qe ky vend behet, qe ne kete vend cdo akt korrupsioni e krimi 

do hetohen realisht, ne baze te ligjit e provave.

Jashte ndikimit te politikaneve, biznesmeneve dhe krimineleve te fuqishem bere bashke per perfitime maramendese e te paligjshme!(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje