Nga Afrim Krasniqi
Një javë që studentët janë në protestë. Ka ndodhur më 1990 dhe 1991. Asnjëherë tjetër. Edhe tek armët kimike protesta zgjati vetëm pak ditë. Nuk ka pamje më të trishtuar sesa zërat e protestës së një brezi të ri që vjen nga auditorët dhe që kërkon të dëgjohet në vendin që ka jetike nevojën për tu ringritur dhe të rifitojë kohën e humbur historike.
Protesta e parë që nuk ka asnjë incident, asnjë thyerje apo djegie, që kërkon sakrificë në kërkim të dijes, në kërkim të arsimit cilësor. Cila qeveri tjetër në botë e ka luksin që të rinjtë ti kërkojnë më shumë libra, shkolla, cilësi mësimi dhe standarde studimi?
Por jo, në vendin ku 5-6 oligarkë kanë marrë peng politikën, ekonominë, median, parlamentin, partitë dhe hapësirën publike, – kërkesat për dijen shihen si herezi, studentët fyhen, investohet për t’i përçarë ose përdorur jo për t’i ruajtur e dëgjuar, harxhohen energji për ta shuar shpirtin e protestës dhe jo për ta ushqyer atë me motive e vlera të reja demokratike.
Si është e mundur që pas një jave ende ministrja shkon në zyrë kur universitetet e shkollat janë në rrugë kundër saj? Shqipëria de facto nuk ka sot Ministri arsimi.
Si është e mundur që asnjë rektor dhe dekan, asnjë trupë drejtimi universitare dhe asnjë bord administrimi nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe as dorëheqje, dhe se çdo mëngjes vijojnë të shkojnë në zyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk janë pjesë e kësaj bote?
Si është e mundur që kryeministri del në TV e tij dhe me logjikën e çunave të lagjes thotë, do ua plotësoj kërkesat nëse më vini në takim? Si është e mundur që ai telefonon të rinj për tu kërkuar e kërcënuar ti shkojnë në takim?
Si është e mundur që ai dhe ekipi i tij i PPP-ve nuk po kupton se ky brez rinor ka lindur kur vetë ata ishin ministra, presidentë e kryeministra dhe kjo është edhe revoltë kundër establishmentit politik?
Si është e mundur që shoqëria civile, media, grupet liberale, sindikatat, këshillat bashkiakë, por edhe shumë prej ambasadorëve që kanë investuar në vite nevojën e reagimit publik, – kanë zënë heshtjen dhe kalojnë ditët në konferenca rutinë pa asnjë produkt real për jetën e këtyre të rinjve dhe të ardhmen e tyre?
Si është e mundur që deputetët e rinj në parlament, profesorët që janë deputetë, prindërit deputetë që kanë fëmijët në universitete e shkolla, – bëhen palë me të gabuarën dhe nuk kanë kurajë të dalin nga recitimi i mesazheve partiake?
Si është e mundur që opozita e mbyllur prej vitesh në luksin e vet, refuzuese ndaj ndryshimit, të mos kuptojë se kjo protestë është edhe kundër saj, është mesazh për ndryshim, është nevojë për ndryshim, është kusht për ndryshim?
Në fillim te vitit 1997 një diplomat i njohur perëndimor pati thënë në takimin me median në Rogner, se rrallë i ka rastisur të shohë një elitë politike që shkon me kaq qetësi e bindje orientale drejt humnerës si elita shqiptare. Të gjithë e dinin se është gabim, por të gjithë zgjodhën rrugën e gabuar. Pasojat dihen. Po sot pas më shumë se dy dekadash a nuk kemi forcë të mësojmë nga gabimet dhe të reflektojmë? Elitat politike nuk janë zgjidhja, ata janë problemi, ata mendojnë njësoj, sillen njësoj, tallen njësoj, vjedhin njësoj, denigrojnë njësoj, amnistojnë njëri tjetrin njësoj, kanë partinë mbi shtetin njësoj.
Por pjesa tjetër e shoqërisë, ajo që ende ka forcë të mendojë, të shikojë, të dëgjojë, të arsyetojë, si është e mundur që e lejon rënien e lirë pa ujë në pishinë?
Studentët janë krenaria e këtij vendi, janë ndër pak pasuritë e vyera që kemi, janë arsyeja përse ekzistojmë, janë e ardhmja dhe e sotmja. Ata sot po i kerkojne shoqerise dhe shtetit te merret me dijen, me librin, me shkencen, me sekretin per nje shoqeri me te mire, me te lire dhe me te integruar e te zhvilluar.
Askush nuk mund ti zëvendësojë, askush nuk mund ti injorojë. Bëjnë gabime, kanë emocione, nuk arrijnë të artikulohen mirë, por në çdo rast të gjitha gabimet e tyre janë shumëfish më pak sesa fajet e atyre që kanë kthyer politikën në pronë private, shtetin në bunker dhe partitë në gestapo kundër tyre.
… Pse keshtu ?
Student Kane disa te drejta, por pse nuk thoni qe rrine me vite te terra ne shkolla duke dhen 4-5 here nje provim … Pra Jane teper te dobet ose rrine neper kafene dhe paguaj e mesuset per te ksluar nje provim !
Studentet SOT shume te dobet me Ata te djeshmit, qe mesonin e mesonin per 1 Diplome, jo si SOT Diploma me leke.
Student Kane disa te drejta, por duhet Ti lene perkedheljet dhe Celularet por te shtrohen te mesojne … Se vijne nga fshstrat, provoncat, malesia dhe qe shume Kane Diplome e shkolle mesme me leke vetem me 8 vjec are.
SOT me teper kjo protest eshte e nxitur ngs politika per te marr pushtet se sa e mirefillte student ore.
Si ka mundesi qe Sali Berisha eshte ne parlament dhe jo ne burg?
A more Afrim kapedani
Pse nuk pyet
1 Cili shtet nuk paguan Shkollen
2 Cili student pinon qe te paguaj shkollen
3 Sa student japin provident NBA 10 here se nuk mesoin
Edhe ne Amerik te gjith Studentet punoin, qe eshte vendi me I fuqishem
Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS po mashtroin Studentet
QE ta bejme Lulin KRYEMINISTER Turp
Nuk jam kundra dialogut qe tju lehtesohet cdo gje
4. Pse nuk pranoin dialogun
5 Qeveria po kerkon dialog
6 pse duhet Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA te vin ne pushtet me shine Kur ne I kemi prevnar meta
7 Ku e shpun Shqiperin kta
8 Pse nga Rama kerkoni qe SHQIPERIA te regullohet menjehere
9 A e dini qe Rama po punon me shum SE te tjeret qe ishin me pare
A more Afrim kapedani
Pse nuk pyet
1 Cili shtet nuk paguan Shkollen
2 Cili student pinon qe te paguaj shkollen
3 Sa student japin provident NBA 10 here se nuk mesoin
Edhe ne Amerik te gjith Studentet punoin, qe eshte vendi me I fuqishem
Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS po mashtroin Studentet
QE ta bejme Lulin KRYEMINISTER Turp
Nuk jam kundra dialogut qe tju lehtesohet cdo gje
4. Pse nuk pranoin dialogun
5 Qeveria po kerkon dialog
6 pse duhet Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA te vin ne pushtet me shine Kur ne I kemi prevnar meta
7 Ku e shpun Shqiperin kta
8 Pse nga Rama kerkoni qe SHQIPERIA te regullohet menjehere
9 A e dini qe Rama po punon me shum SE te tjeret qe ishin me pare
LERENI QEVERIN TE PUNOI
POPULLI E HEQ ME VOT
Nuk diskutohet qe pedagoget jane te korruptuar dhe qe nuk japin mesim, bejne sikur japin dhe pastaj provimet i bejne tejet te veshtira qellimisht qe te nxjerin ndonje lek prej studenteve. KJo fotografia ku parlamenti etiketohet si hale eshte mese e qarte, por edhe si hale nuk ben sepse ky parlament nuk te ben pune aq me teper kur je kaps.
te fala sal bishes, edi hajdutit dhe janulla anadollit
si ka mundesi qe Erion Velia nuk eshte dukur qe kur plasi superskandali i unazes se re dhe ku u ngriten dhe studentet, amani more se mos i ka ndodhur gje Velias se kam plot nje jave qe nuk po me del ne tv per te mbjellur peme, apo si duket po mendon qe ato ndertesat sociale ti kaloj per qytetin e studenti ne konvikte, nese mendon keshtu po ja bej hallall mungesen njejavore ketij skuthit te sorrosit
Si ka mundesi qe Erion Velia nuk eshte dukur qe kur plasi superskandali i unazes se re dhe ku u ngriten dhe studentet. Amani more se mos i ka ndodhur gje Velias se kam plot nje jave qe nuk po me del ne tv per te mbjellur peme! Apo si duket po mendon qe ato ndertesat sociale ti kalojë per qytetin e studenti ne konvikte, nese mendon keshtu po ja fal mungesen njejavore ketij skuthit te sorrosit
Eshte me te vertete paradoks kur shef ministren Nikolla e veshur me prada dhe louis vitton sikur te jete Melani Trump , e shqetesuar per studentet, ashtu sikurse Monen me gucci dhe louboutin qe perkrah kerkesat e studenteve.
Vetem shpenzimet qe bejn keto ne nje dite per shopping, per bythet, per turinjte, jane baraz me shpenzimet e 50 studenteve per nje sezon shkollor
SA I KE VJEDHUR KETIJ BREZI PER 28 VJET SI ZAGAR I SALI KARAXHIXH BERISHES!?
hahahaha
foli ky zari i Berishesh dhe Bamirit
Po more çyç, Krasnić, ka mundesi!
Ne pjesa tjetër e shoqërisë, ajo që ende ka forcë të mendojë, të shikojë, të dëgjojë, të arsyetojë, nuk do te lejojme, qe
gabimet, fajet, krimet e pasuesve te kryehajdutit, kriminelit, atdheshitesit Saleh Berišović dhe pasuesve si puna jote te perseriten!
Ik ti i mallkuar me gjithe Universitetet e gradat fallco , OJF-rat e na lini rehat!
Ne fakt ju keni.lejuar me insistim perseritjen e gabimeve te Berishes nepermjet Rames. Dhe tradhetite e Berishes gjithashtu.
Vete jeni bere militante te felliqur me keq nga te PDse, nuk kuptoj si nuk shikoni veten ne pasqyre. Berishen do ta keni perballe.
Ti gazetar qenke nje RROT,,K,,,RI qe se paske shokun,,,po ku ne cvend te botes ke par ti ,,universitet falas,,o rrot ,k..ri une jetoj e punoj ne europ dhe kam dy cunaqe me mbaruan shkollen e lart,,nxenes te shkelqyer dhe me 4 gjuhte huaja,,dhe kam lon lesht,,duke paguar,,shkollatkam ber nga 2pun ne dit per te paguar shkollat plus qe me punonin dhe cunat ne sezon vere vetem per shkollen,,,kurse keta te quajtur student i duan falas cdo gje,,qe per mua jan nje ,,ZERRO,, AJDE GAZETAR AJDE,,,PO dhe ti dukesh qe diplomen e ke marr me lek nga shkrimet qe bon,,,
*
Cfar te keqe ka mor Afrim KARAGJOZI kur kryeministri thote qe do te plotesoi jo aq por me teper kerkesa vetem hajde flasim. Po te ngrihet gjith populli dhe te thote duam rritje rrogash dhe pensionesh 100 % a ka shtet ne bote qe e ben, prandaj duhet dialog. Eshte fatekeqesi kombetare qe ky vend ka ” intelektuale” si puna jote. Ketu eshte dora e ndyre PD, LSI dhe eshte fatkeqesi qe ky brez i shkolluar terhiqet nga hunda.
Pse e ngaterron protesten me ate te 91. Studentet kerkojne financime nuk meren me politike, ku i shikon ti kerkesat politike. Ata nuk meren as me programet mesimore, me rektoratin, as me pedagoget, jo vetem me lekun. Gazetar koti, te gjithe njelloj, beni artikuj pa bosht, nuk shkruani cfare kerkojne realisht studentet po ate qe keni ne koken tuj. E keni me Ramen po flisni dhe shkruani kot. Ai e tha qarte, Jane te gjitha kerkesa te realizushme bile te zgjerohemi dhe ne ceshtje te tjera. Rama i ftoi studentet te ulen dhe te bejne nje pakt, cfare doni me teper? Ideja ishte te zgjidhen me rrenje ceshtjet e universitetit dhe kjo eshte e drejte. Eshte i pari kryeminister qe i shikon gjerat me rrenje. Po studentet kane frike dhe nuk veprojne dot te pavarur. Nuk jane student si i paraqesni ju, Jane te paditur dhe frikacak. Nuk duan, le te rrine ne bulevard bashke me ju. Perdorini se keni rastin.
Po ç’merreni me kete. Ky paloprotagonist si e heq veten, akoma s’ka marre vesh si vajti puna e ’90-es, do na jape mend per keta tani. Lereni te shkretin te beje ndonje “studim” per “revolucionin” e ngelsave dixhitale, si politilog i mençem qe e heq veten, qe te marre ndonje grade tjeter e ca leke.
Po ç’merreni me kete. Ky paloprotagonist si e heq veten, akoma s’ka marre vesh si vajti puna e ’90-es, do na jape mend per keta tani. Lereni te shkretin te beje ndonje “studim” per “revolucionin” e ngelsave dixhitale, si politilog i mençem qe e heq veten, qe te marre ndonje grade tjeter e ca leke.
Une mendoj qe ta meritosh studimet ne unversitet duhet te djersije ulluku mbi libra, ta sigurosh mesataren mbi tete ne arsimine mesem, te respektosh djersen dhe sakrificen e familjes dhe te shoqerise. Studente nuk jane ata demagoget e vegjel qe nuk kane punuar asnje dite , qe verdalosen neper auditore dhe vetem konsumojne kohe, konsumojne sakrificat e shoqerise, qe jane te korruptuar qe ne “vezet “. Paguajne per te marre provimet , paguajne per celulare dhe veshje firmato me parate e prinderve. Pa pasur kurajo ti kundervihen korrupsionit ne auditore . Nuk kane kurajo e shtylle kurrizore te kerkojne te drejtat e tyre si individe te lire por si skllever moderne fshihen pas tufes . Nuk kane guxim te dialogojne me shoqerine per te drejtat e tyre por fshihen ……. Stentat e vertete jane ata qe nuk jane pjse e kopese por punojne per vete dhe shoqerine.
Gjith ato si ka mundesi ke thene,dakord por si nuk pyet se ku i kane politikanet femijet e tyre,ku studiojne sa paguajne cfare jete bejne ku i kalijne pushimet sa vila kane si punesohen kaq shpejte dhe a ka ndonje pa pune dhe vuan per buken e gojes.
Si ka mundesi qe kur dalin ne opinione asnje servil gazetar nuk i pyet per keto…..
ZOTI AFRIM DO TE PELQENTE SHUME QE TI ME RROGEN TENDE TE NDIHMOJE NDONJE STUDENT DHE PAS PERFUNDIMIT AI TE IKTE JASHE DHE JO TE TE SHERBENTE TY SI MJEK KUR TE KESH NEVOJE. ATHER DO TE FILLOJE TE THERISJE KU ESHTE DOKTORI QE ME MORI PARATE DHE NUK ME HEDH ME SYTE NGA BERLINI, PARISI, LONDRA ETJ.
PERSE DUHET DHE DOREHEQJA KUR ASGJE NUK ESHTE E KUNDRALIGJSHME.
TE MESOHEMI TI KERKOJME GJERAT SIPAS LIGJIT DHE JO SIPAS QEJFIT.
KU JE TI O TRIM QE NUK FLET PER NIVELIN E ULET TE RROGAVE NE SECTORIN PRIVAT. NUK FLET TI PER RROGAT E ULETA TE PEDAGOGEVE, TE PERSONALIT NDIHMES, TE LABORATOREVE TE PRAPAMBETURA E TE TJERA NEVOJA.
DHENIA E NJE DOREHEQJE NUK NDRYSHON GJE. E VETMJA GJE QE DUHET NDRYSHUAR ESHTE MENYRA E TE SJHTRUARIT TE PROBLEMIT DHE BASHKEPUNIMI PER TE ZGJIDHUR ME MIREKUPTIM PROBLEMET.
Ne do heqe e ne te jap doreheqje,Lindita nikolla nuk ka vlere me ,eshte bere si Laja e Paprit nga Elbasani. Por ate nuk e le rama te jape doreheqje sepse ,pas ikjes se saj i vjen radha Edit. Edi tani eshte si puna e gomarit qe po e hante ujku dhe ai thoshte ndoshta jam ne enderr”
Kjo “puna”e studentave me duket si loje e pandershme.Pedagoge te korruptuar ka sa te duash po ama parate keta studente ua japin ne vend qe ti denoncojne.Une jetoj jashte shtetit dhe deri sa mbaruan shkollen vajza dhe djali vazhdon akoma une e di c’fare sakrificash bej per tu paguar shkollen.Librat arrijne deri ne 65-130 euro.Ketu shteti nuk e ka per detyre te paguaje shkollen e larte.Po e deshe ,beje.Pastaj taksat arrijne deri 4500 euro.Ne Shqiperi nje i njohuri im kishte paguar per vajzen qe te fillonte pune 3000 euro nje fare Majlinda Keta dhe me tha ky eshte sistemi ndryshe mbetesh rrugeve.Per te ndryshuar keto praktika po qe duhet te luftojne studentet po jo qe e duam universitetin te na e paguajne taksat e shqiptareve.
Dhori Kule eshte i pari fajtor per gjendjen e rende te arsimit shqiptar dhe merr 8 rroga neper borde te ndryshme , na ka lodhur per 28 vjet se nuk u shuan akademiket ne shqiperi, te ike i pari,,,,,,
O Krasniq! Shvejku i Hashekut thoshte: “Tere rruget ne Buqojevice me çojne!”. Mua tere rruget me çojne tek Salihu yt.
Ai eshte fillesa e cdo poshtersie ne kete vend.
Ti Adriatik je kokrra e mashtruesit ose femijet i ke cuar ne ndonje shkolle private.Un ,ne Itali nuk kam shpenzuar asnje lek per femijet.Pyet nje here ne ka apo nuk ka shkolla pa leke ne perendim.
ky afrimi nuk ta mbushte mendjen por paska qene i pjerdhur nga trute………..