Kolegji i Apelimit shtyn vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja, për ‘pamundësi absolute’

13 Dhjetor 2018, 18:11Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu të enjten me 4 ditë vendimin për ankimin e Komisionerit Publik kundër konfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Nga Besar Likmeta

Me sallën e seancave të tejmbushur me kamera dhe gazetarë, kryesuesi Ardian Hajrdari deklaroi se trupi gjykues ishte në ‘pamundësi absolute’, për të marrë një vendim, duke njoftuar shtyrjen e tij deri ditën e hënë, 17 dhjetor në orën 10:00.

Ndryshe nga seanca e të enjtes – ku pritej vendimi i KPA-së mbi të ardhmen e Dedjas, seanca dëgjimore e Kolegjit e mbajtur një ditë më parë regjistroi prezencë mediatike të ulët, për shkak të mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve për të votuar anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjatë kësaj seanca, Dedja dhe avokati tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe ngritën pikëpyetje mbi integritetin e tij duke e akuzuar për konflikt interesi, standarde të dyfishta dhe se ishte treguar ‘dashakeq.’

Sipas Dedjes ankimi i Sinës ishte motivuar nga vendimi i gjyqtarit për të mos e votuar kandidaturën e tij për gjyqtar në Strasburg në vitin 2016, kohë kur kreu i Kushtetueses kishte qenë pjesë i komisionit përzgjedhës.

Komisionerit Darjel Sina e hodhi poshtë akuzën si të pabazë.

Bashkim Dedja, i cili drejton prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 13 qershor me shumicë votash nga kryesuesja e trupës gjykuese Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit i trupit gjykues Roland Ilia, ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, i rekomandoi Komisionerit Publik ankimin e vendimit të KPK-së për kriterin e pasurisë. Komisioneri Publik ndërmori ankimin e vendimit, pasi arriti në përfundimin se për sa i përket kriterit të pasurisë vendimi i KPK-së nuk ka qenë i bazuar në prova, duke nënvizuar se subjekti kishte probleme me deklarimin e pasurisë së tij, pasurisë së personave të lidhur dhe pasurinë në përdorim.

3 komente në “Kolegji i Apelimit shtyn vendimin për gjyqtarin Bashkim Dedja, për ‘pamundësi absolute’”

  1. Albann says:

    Kjo shtyrje e vendimit bie ere shit

    1. Kalec DEGA says:

      pamundesi absolute do te thote: ju kujtohet…
      Fullani
      Imani
      Tahiri
      Rulat/bashat etj
      Tom doshajt e kompani….
      apo jo, o milet naiv…?

  2. tirana says:

    EHTE NJE TURP I MADH ,PER REFORMEN NE DREJTESI , QE TE QENDROJ PA U LAGUR BASHKIM DEDJA .
    TURP ,TURP ,TURP ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje