Imami bojkoton Kuvendin Kombëtar të PD-së, "shuplakë" Bashës: Po vulos frymën e përçarjes së partisë, nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe je mesazh i gabuar për studentët

14 Dhjetor 2018, 14:45Politika TEMA

Arben Imami ka dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilin e konsideron se bëhet në kundërshtim të hapur me statusin e propozuar dhe miratuar prej tij vetë.

Ish-deputeti i PD, në një deklaratë për mediat shpreh mbështetjen për protestën studentore dhe iu bën thirrje të rinjve që të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit. 

Ndërkohë, nga ana tjetër ai shprehet se ky Kuvend në këtë kohë vulos frymën e përçarjes së Partisë nga baza në qendër dhe se Basha nuk jep më shpresë si lider.

Ndër të tjera Imami thotë:

“Shqipëria është në një moment delikat dhe deciziv për të ardhmen e saj.

Mijëra studentë dhe pedagogë prej 10 ditësh kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për shkak të krizës së plotë politike, ekonomike dhe sociale. Establishmenti korruptiv politiko-financiar që po drejton dy partitë e mëdha në vend, ka detyruar rininë e vendit të dalë në sheshe e të kërkojë me forcën dhe kurajën e së drejtës shpërbërjen e kësaj status quo-je.

Si pedagog i lëvizjes studentore dhe bashkë themelues i Partisë Demokratike u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit, dijes dhe dashurisë për vendin. Historia jonë na tregon se të drejtat fitohen.

Pikërisht në këto ditë z. Basha zgjedh të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe miratuar po prej tij. Kuvendi po mblidhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin.

Ky Kuvend vulos frymën e përçarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënyrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Ndaj i bindur plotësisht në principet mbi të cilët e nisem këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në atë Kuvend do të ishte e pamoralshme.”

7 komente në “Imami bojkoton Kuvendin Kombëtar të PD-së, “shuplakë” Bashës: Po vulos frymën e përçarjes së partisë, nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe je mesazh i gabuar për studentët”

  1. Zigur Qarri says:

    Patjeter qe do te kete sukses ne politike, nese krijon nje Parti te re me Ridvan Boden dhe Astrit Patozin.
    Taulant Balla denoncon privatizimet e dyshimta.
    PS: Imami po shet bazën ushtarake të Bisht Pallës – Gazeta Tema 17.10.2012

    1. ta theme dhe une nje llaf says:

      Imam ! Ziguri tani nuk eshte me me partine demokratike, por me partine babalokratike. Eh, si ndryshojne njerezit, nga fryne era!

  2. raul says:

    Bravo Imam por kujdes se mos nxehet Strazua me patllake apo Klevis kerrici

  3. era! says:

    Ben mire qe je struk tek fustani i gruas RRi me mire menjane e ha ato qe ke vjedhur gjersa te kujtohet ligji edhe per ty Ti nje cope artist qe …te erdhi rasti e xhvate sa munde Dy here ne nje lum nuk lahesh dot

  4. Tonini says:

    Moooooooossssssssss, na more ne qafe.
    Nder gjerat me te mira qe ka bere Luli eshte nxjerrja jashte PD e ketij “aktori politik”. E di sa e ke vleren ti more teveqel? Sa ai teveqeli i Fahriut. Por mos u shqeteso shume….keshtu qenka jeta.

  5. tritoli says:

    Ky kujton se po luan filmin e Sali babai me 40 hajdute.Pasi te rehabilitohen studentet keni radhen pe rte dhene llogari se keni bere shume deme ketij vendi.Miliardad e ushtrise ku shkuan ?????

  6. bureto says:

    Mos harroni që ky “gjenerali” i 1997, sipas Saliut, në vitin 1998 u caktua nga Fatos Nano të ishte bashkëkryetar për hartimin e kushtetutës së parë postkomunuste, së bashku me të ndjerin Sabri Godon. E kuptoni ku jemi katandisur, që të quhen baballarë të kushtetutës dy mediokër, njëri aktor dhe tjetri shkrimtar. Dhe ja ku, ende pas afro 30 vjetësh, jemi vendi më i varfër i Europës, me demokraci të deformuar, me arësim të dështuar dhe me drejtësi të korruptuar, ku deri tani, nga të vetuarit, 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve u përjashtuan. Dhe kushedi se sa të tjerë do të dalin. Këta janë pra modeli i politikanëve tanë të tranzicionit ndaj le të shpresojmë që drejtësia e reformuar dhe lëvizja stundetore t’i fshijë nga faqia e dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje