“Komisioni i Venecias bëri ndryshime në draft-opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.
Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.
Këto ndryshime, Komisionit i ishin kërkuar nga PD, ndërsa PS nuk ka paraqitur amendamente”.
Ky tekst u botua në shumë media dhe portale, si lajm i ditës.
Disa madje, e reklamuan dhe si lajm ekskluziv dhe iu referoheshin “burimeve”.
Por, siç duket edhe nga foto poshtë, bëhet fjalë për një mesazh të Gazmend Bardhit, dërguar mediave, të cilat as e kanë përpunuar fare, por e kanë botuar si lajm, ashtu siç ua ka nisur ai, se gjoja Komisioni i Venecias ka miratuar amendamentet e PD.
Sëe pari, as PD dhe PS s’kanë të drejtë të bëjnë amendamente.
Se dyti, relatori thjesht shtoi disa referenca në vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që përforcojnë kundërshtimin e draftit të propozuar nga PD, për vetingun e politikës, nga vetë politika.
Pra, nuk ka asnjë miratim, të amendamenteve të PD-së.
Kemi të bëjmë thjesht me një mesazh të Gazmend Bardhit, që sapo ka mbërritur nëpër redaksitë e mediave, është botuar si lajm, pa bërë asnjë verifikim.
Projektopinioni i Komisionit të Venecias ndërkohë mbeti i njëjtë në përfundimet e tija.
Propozimi i këtij lloj vettingu, pra ai i bërë nga PD, ka mungesë qartësie ligjor dhe sigurisë ligjore.
Në shumë aspekte shihet çështja e proporcionalitetit
Projekti ka dështuar në përkufizimin e elementëve kyçë të vërejtur;
Është e paqartë se çfarë parashikimesh ka për të kryer procedurat e vettingut;
Nuk është e qartë kush do ta zbatojë vettingun e zyrtarëve publikë; siguria ligjore mungon.
Shtuar kësaj, nuk ka garanci të propozuara që shmangin riskun e përdorimit në mënyrë politike të njëanshme, ose arbitrare;
Projektligji nuk përputhet ne nenin 3 të Protokollit 1 të KEDNJ dhe nenin 6 te KEDNJ;
Duke pasur parasysh mekanizmat ligjore në fuqi dhe ata kushtetues, vlera e shtuar ligjore e projekt ndryshimeve kushtetuese të propozuara mund të vihen në pikëpyetje.
Relatori bëri dy amendamente në tekst duke përforcuar rëndësinë e respektimit të parimit të proporcionalitetit, kur bëhet fjalë për të drejtën për t’u zgjedhur.
(TemA)
Nuk e di se si nuk denohen qofte mediat qofte ai qe ua jep keto lajme mediave, ne baze te nenit per perhapje te lajmeve te rreme.
Nuk mund te ecet me keshtu. Mjaft me.
Duhet denim jo me gjobe, por me BURG per ata qe me dashje shperndajne lajme te rreme dhe gjoba te medha per ata qe ua japin keto lajme qytetareve pa i verifikuar zyrtarisht.
Ju ore trupi gjykues te lajmeve qe jepni pse e hoqet lajmin e nje pederasti qe ka zevendesuar fshatarin e kukesit i quajtur Salianji,me perpara e hoqet se sa e mbajtet si lajme edhe vete pederasti ishte merzitur turp te keni.Gjithashtu edhe Sulltan Pekmezin me perpara e hoqet se sa e mbajtet,i cili ky fashist,ai ndyresyre,kishte bere sherr me nje fare Alban Dudushin,nje zot e merr vesh se ju pacauret e gazetes Temarake mbroni zagaret me te ndyre qe ka shqiperia,turp te keni.
Dhe thonë pastaj që nuk ka të drejtë gjatoshi. Kazan dhe më shumë se kazan.
PO PD-ja ESHTE KTHYER NE NJE NEVOJTORE GJIGANDE KU SHURROJNE TE GJITHE ARMIQTE E KOMBIT TONE SERBI E GREKU, MAQEDOMONASIT E MALAZESTE, BULLAGARET E RUSET, TURQIT E FRANCE
TURP PER KETE FORCE POLITIKE QE ISHTE ENDRRA E SHPRESA E CDO SHIQPTARI.AKOMA DHE ME TURP PER SHTETARET E ORGANET E LESHIT LIGJZBATUESI QE NUK KANE FORCE TI RRASIN BRENDA KETA BUSHTRA KOMBETARE
Si eshte e mundur te lejohet ky Gjergji te beje shtojca ne pergjigjen e Venecias?Kjo eshte e rrezikshme dhe akt flagrant politik.Te paditet.
Kjo PD eshte mbushur vetem me krimba qe nuk po kane te mbaruar
undefined
HAJDE KAZAN HAJDE E THONE SJEMI KAZAN….???????????
Ky kapso juristi Bardhi, mos është ai ministri teknik që çoi Basha si ministër ‘teknik’ nl maj 2017. Ama për teknik që është. Po ky ia ka kaluar për militant edhe mulnokës e palokës.
Nuk e di pse me kujton Uriah Hipin kjo vemje. Me thoni nese nuk kam te drejte. I peshtire deri ne neveri.