Ushtria e Kosovës trazon ujërat ndërkombëtare, BBC: Ka dalë ca jashtë nga rruga e saj euroatlantike

14 Dhjetor 2018, 14:16Rajoni TEMA

Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka gjetur hapësirën e një analize në faqen “online” të BBC-së.

“Nëse Kosova është ende e angazhuar për rrugën e saj euroatlantike, sikur ka dalë ca jashtë piste këto javët e fundit.

Së pari vendosi taksën 100% mbi tarifat e importeve nga Serbia fqinje, e tani voton për ngritjen e ushtrisë.

Që të dyja këto masa janë ndeshur me paralajmërime, kërcënime e thirrje, si nga Bashkimi Europian, ashtu dhe nga NATO”, shkruan gjiganti mediatik britanik.

Vota e së premtes, praktikisht e shndërron një forcë 4.000-trupëshe reagimi ndaj emergjencave në një ushtri të mirëfilltë profesionale, e kjo në një territor të mbrojtur nga 4.000 ushtarë të NATO-s, që kur forcat serbe u tërhoqen prej andej në vitin 1999.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç është aq e zemëruar nga votimi, sa ka përmendur reagimin ushtarak. Presidenti i Serbisë kërkoi mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Gjërat ishin ndryshe përpara 3 muajsh. Në Ballkanin Perëndimor flitej vetëm për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, si mënyrë për t’i dhënë fund ngërçit, e kjo pas 6 vitesh negociatash të ndërmjetësuara nga Brukseli.

Por, sfida e fundit për BBC-në është gjithashtu një largim i Kosovës nga statusi i projektuar prej fuqive perëndimore.

“Mogherini – citohet të ketë thënë Jaradinaj, – e ka transformuar dialogun e normalizimit të marrëdhënieve në dialog për territore, duke dëmtuar rajonin”.

Në Prishtinë ka irritim të madh nga fakti që BE-ja nuk e respektoi angazhimin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Dhjetë vite nga shpallja e Pavarësisë, Kosova ende nuk i ka shumë elementë të rëndësishëm të shtetësisë, e shndërrimi i FSK-së në ushtri do të shënohej të paktën si arritje.(tch)

7 komente në “Ushtria e Kosovës trazon ujërat ndërkombëtare, BBC: Ka dalë ca jashtë nga rruga e saj euroatlantike”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    keshtu ndodh kur korraku shpeton koken,masandaj fillon te krekoset……………..

  2. rexha 10 says:

    ATE QE SERBIA DONE TE BEJE , KA THENE THENE MOGERINI. KRYEMINISTRI HERADINAJ NUKE DONE ME PUSHTU TERITORE,PORE ME RUAJTE KUFIJTE E KOSOVES QE AMERIKA JA DHUROI . MOGERINI KA NGATRRUAR FJALEN KUFIJTE ME TERITORIN.MBROJTJEN E KUFIJEVE E BENE KRYEMINISTRI I SHTETIT ,NDERSA KONTROLLIN E TERRITOREVE E BEJNE DISA GRUPE TE ORGANIZUARA, QE QUHEN GRUPE INTERESI ,OSE MAFJE..

  3. Me durim says:

    Po ja fut kot BBC, po si do behet anatare e Natos apo pjestare ne strukturat euroatllantike pa ushtri, kur te gjitha shtetet e botes kane ushtri?!

  4. taso kume says:

    RRofte ushtria e KOSOVES le te jete nje fuqi per mrotjen e gjithe SHqiptareve dhe te ekulibrit ne BALLKAN ,Mos degjoni EUROPEN se eshte kurva me e madhe ne BOTE ,eshte gjithmon pro SERBEVE E GREKERVE, e uroje dhe nje here nga ITALIA le te jete nje ushtri moderne dhe e kohes,mjafte kemi qene mercenare per te tjeret qe ne kohen e ROMAKEVE.TE fala Tolfrancezi nga VLORA.

  5. Genti says:

    Teater me regjizore e skenare te panjohur!

  6. alb says:

    BBC kush ta ka shkruajtur keta artikull ndonje serb?

  7. ARI says:

    RROFTE USHTRIA E KOSOVES ATO QE NUK E DUAN JANE VETEM ARMIQTE E SHQIPETAREVE. DY USHTRI SHQIPETARE URIME KOSOVE JEMI ME TY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje