Fjala që s’mu dha sot në Kuvendin e Partisë Demokratike!

15 Dhjetor 2018, 18:51Politika TEMA

Nga Bislim Ahmetaj

Të nderuar demokratë,

Zonja dhe zotërinj.

Zoti Berisha, zoti Basha

Deputet, ju përshëndes në emrin tim dhe të Grupimit “Dhjetor 90”.

Kam shumë për të thënë por do të mundohem të jem i kursyer, sepse më dhimbset koha juaj, koha ime, për ta harxhuar brenda mureve të kësaj salle që bart histori sa të mira aq edhe të këqia. Sepse vendi im, vendi juaj, vendi i çdo intelektuali dhe veprimtari politik që nuk i ka futur duart në xhepat e qytetarëve të vendit të tij është në sheshin e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë Shqipërinë. Prej kohësh jam etiketuar si kritik i Bashës, bile edhe mbrëmë nëpër rrjetet sociale emri im këtë etiketë kishte. Nganjëherë më humor por edhe me sarkazëm më quajnë “armik”, me këtë termin e dytë jam rritur, term që më ka burrëruar para kohe dhe më ka paisur me guxim e kurajo që të përballoj çdo sfidë në jetë.

Unë s’jam, as kam qënë ndonjëherë kritik i përsonit Lulzim Basha, por i veprimeve dhe mosveprimeve të tij si kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës, veprime që kanë sjellë një apati dhe çoroditje, një mjedis dëshprues , një realitet të errët, ku shpresa dhe besimi janë vrarë, një gjëndje dramatike në mjedisin politik shqiptarë dhe veçmas atë opozitar.

Shqipëria nga qeverisja kriminale e Edi Ramës dhe çetës së tij, nga mungesa e besimit dhe shpresës tek lidershipi i opozitës po shndërrohet me shpejtësinë e dritës në një azil gjigand pleqsh.

Po vazhdoj kjo gjendje s’do jetë e largët dita që polici i rrugës do jetë edhe infermier, edhe mësues, edhe kujdestar social i moshës së tretë.

Unë thjeshtë kam artikuluar ato që ndjejnë dhe përceptojnë shumica juaj në këtë sallë dhe në këtë vend.

Unë jam thjesht interpret i atyre që dëgjoj ditë për ditë në kafen e PD-s, nga bashkëpunëtorët e tij në Selisë qendrore dhe atyre lokalë, nga demokratët e thjeshtë, nga qytetarët e zakonshëm që janë të irrituar nga varfërimi dhe mungesa e dritës në fund të tunelit.

Unë kam qënë, jam dhe do të jem kritik i çdo mendimi dhe veprimi ,i kujtdo qoftë i cili cënon lirinë, pengon zhvillimin e demokracisë, që mbytë mendimin ndryshe dhe flirton me Edi Ramën dhe bandën e tij në kurriz të demokracisë dhe lirisë, në kurriz të shqiptarëve të ndershëm në kurriz të pengimit të Shqipërisë për tu bashkuar me ëndrrën e bashkëkohësve të mi të viteve 90 ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Zonja dhe zotërinj.

Themelet dhe murët e shtëpisë së demokratëve janë të shëndetshme, të forta dhe të sigurta. Ato u ngjizën në DHJETOR të 90-ës, në ato themele është kontributi i jashtëzakonshëm Azem Hajdarit, Arben Brocit, Abdyl Matoshit. ËSHTË kontributi i Sali Berishës, Gramoz Pashkos, Leka Meksit, e Pjetër Arbnorit.

Është kontributi im dhe i dhjetra studentëve, intelektualëve, qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që ishin pjesa e moralshme dhe e pastër e lëvizjes studentore në Dhjetor të 90-ës.

Muret e kështjellës së demokratëve janë po aq të forta dhe të sigurta. Mijëra anëtarë të saj në të katër anët e vendit me ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre lanë kontribuar në vite që këto mure të jenë vlerë e çmuar kombëtarë, ata janë të gatshëm siç e kanë treguar kur kanë mbushur sheshet me 300 e 400 mijë vetë ta flakin në ërrësirë këtë qeverisje kriminale që ka pushtuar vendin tonë, që e ka diskrerituar Shqipërinë dhe shqiptarin në vendin e vet dhe jashtë saj.

Çatia e shtëpisë së demokratëve apo lidershipi që e ka drejtuar deri sot për mua, por besoj edhe për shumicën tuaj që jeni në këtë sallë është e kalbur, pikon, s’ngjall shpresë, s’afron siguri.

Marrëveshja e 17 Majit dhe produktet e saj që ishin zgjedhjet e qershorit 2017 e ka mbuluar me dyshime dhe pikëpyetje dëshpëruese lidershipin apo çatinë e Partisë Demokratike.

Sot çatia e demokratëve i ngjet një pllake zdrukthi të ngopur me ujë.

Një miku im por edhe i shumëve prej demokratëve që ne e thërrasim Xhaxhka me humor këtë që thashë unë me lart e ka përmbledhur me urti në një fjali: Teqeja është e mirë , besimtarët flori, Babai i teqesë nuk ma mbush syrin.

Zonja dhe zotërinj, demokrat të çmuar, ju që ju dhimbset Partia Demokratike, ju që ju dhimbset më shumë se gjithçka Shqipëria është koha të bëhemi serioz dhe ti fshijmë të gjitha mëritë, meskinitetet dhe cic-micet që na ndajnë,

sot është dita të zgjedhim lisat prej të cilëve do të nxjerrim dërrasat me të cilat do të mbulojmë çatinë e kalbur të Shtëpisë së Demokratëve.

Sot ,dje këto dhjetë ditë të shkuara vendi i çdo demokrati, vendi i çdo shqiptari të ndershëm është aty ka po lind një shpresë e re, në sheshet e protestave. Jo për të sjellë Partinë Demokratikë dhe një grusht njerëzish në pushtet por për të sjellë një ndryshim të madh.

Ka qënë e natyrshme kjo lëkundje besimi nga Berisha tek BASHA, unë e kam thënë këtë në një shkrim në gazetën Panorama sapo ka ndodhur zëvendësimi i tyre, ai shkrim mbante për titull ” Anija e PD-s ka nevojë për rremtarë dhe jo për kapiten” pasi Berisha kishte stil tjetër udhëheqës dhe Luli tjetër, Unë kam shpresuar dhe besuar që Basha do të drejtojë PD-në dhe opozitën me ekip, këtë shpresë e kam pas bazuar tek edukimi i tij perendimor. Kjo shpresë dhe ky besim mu ka ndryshkur sepse akoma s’është shfaqur.

Unë jam idealist dhe njëkohësisht poet, për pasoj shpresën se humb kurrë, e iluzionoj atë, i jap afate të reja, unë e projektoj dritën edhe në ërrësirë. Le të shpresojmë që të mos jetë vonë për atë vet, për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Për mbyllje…

Këto 10 ditë unë kam qënë çdo ditë pranë studentëve.

Së pari si prind i dy djemve studentë, së dyti si pedagog në njërin prej universiteteve publike të vendit, së treti si njeri i angazhuar politikisht, si qytetar i revoltuar.

Askush s’më ka refuzuar, përkundrazi më kanë mirëpritur dhe më kanë kurajuar t’ju jap mbështetje, t’ju jap besimin tim dhe të brezit që solli ndryshimin.

Liri dhe Demokracia që solli DHJETORI i 90-ës është konsumuar plotësisht. Jemi në kufijtë e një demokrature. Është koha dhe momenti historik të rrëzojmë nomeklaturën apo oligarkinë politike që ka prodhuar ky tranzicion që zgjati gjatë, plotë 28 vite. Në këtë sallë ka fajtor për këtë gjendje. ËSHTË koha për ndryshimin e madh. Këtë ndryshim le ta nisim që sot në këtë kuvend në mënyrë që me votën tonë ti vemë Shtëpisë së Demokratëve çatinë që meritojnë themelet dhe muret e saj.

23 komente në “Fjala që s’mu dha sot në Kuvendin e Partisë Demokratike!”

  1. Cuku says:

    Ju Dhjero–ristet e 1990 ishit gjithe larot e Ramiz Alise ,prandaj ky vend nuk behet me,,,
    Ramiz Mavrija ju emerovi
    Ca nga P.D
    Ca nga P.S.
    Jeni te gjithe nje MUT.

    1. Tani says:

      Shko more kriminel. More rrufjan i ndyre! Na e quake Edi Ramen ceta kriminale! Go Fuck yourself! Ti nuk meriton as te degjohesh dhe as te lexohesh. Ti je pasardhes i atyre diversanteve qe vinin nga Beogradi e Athina te rrezonin qeverine e dale nga lufta antifashiste dhe anti-naziste sepse kishin toka per te na marre akoma. Nuk ishin te ngopur me ato qe moren. Donin me shume! Ju nuk keni mend dhe ja perse ju nuk do ta rrezoni kurre Edi Ramen. Por jo vetem, ai eshte KM me i mire i vendit. Dhe ju te perdorni fjalen cete kriminale. Jazek ju qofte puna qe Edi Rama ben per dite per tju ndertuar rruget dhe per tju permiresuar jeten ekonomike jun ndyresiira, qe jeni katran te zinj. Pftuu. Piseveng! Ne 1 milionet qe i dhame votat besojme tek ai. Dhe ti te na e krahasosh ose ta vesh ne barazpeshe Edi Ramen me dobicin e Vicidolit, dhe esadisteve qe kane drejtuar PD dhe me ju qe i keni mbeshtetur per 28 vjet te shkaterrojne Shqiperine. Ju jeni funderrina. Ja cfare jeni! Nuk meritoni nje KM si ai. Ju meritoni tritolistat, ju meritoni, Gerdecin, ju meritoni Suden, ju meritoni plumbat ne sheshin para kryeministrise me 21 Janar, ju meritoni permbytjet e perviteshme, ju meritonin te jetoni ne kotece me pulat, ju meritoni rruge te shlkaterruara, ju meritoni Kanunin qe te vrisni njeri tjetrin, ju meritoni bombat me telekomande te Azem Hajdarit dhe vdekjen e Haklajve, ju meritoni te ngordhni per buke. Te gjitha qe ja u ka bere dobici i Vicidolit ju i meritoni! Meritojeni edhe kete dobicin e ri te ardhur direkt nga Beogradi Lulzim (qe sjell vetem shkaterrim dhe jo lulzim) kur i sherbeu me shkrimet e shtepise se verdhe, kunder UCK dhe kur vrau mu ne mes te sheshitv 4 deshmoret e demokracise dhe kur avulloj 220 milioneuro nga rruga e kombit dhe shpetoj me procedure, dmth me vonesa se gjoja ishte i semure. Ja keta llojn njerezish meritoni ju te jene ne krye. Madje ju meritoni edhe Enver Hoxhen qe ju beri nenat per 40 vjet dhe ja u futi te dy kembet ne nje kepuce. TURP!

      1. Fidel says:

        Tani militanti bythe grisur!
        Ta kam thene edhe me pare se Rama esht tradhetar i Luftes Antifashiste qe e ka mbyllur plotesisht detyren qe i kane vene armiqte e Shqiperise!
        Rama eshte babai i korrupsionit,arrogances,ligesise,karagjozllikut dhe perbuzjes ndaj fukarenjve!
        Shporru Rama nga PS-ja!
        SHKO ME BALLIN DHE ZOGISTET se atje e ke vendin:TEK TRADHETARET!

  2. Qazimi says:

    Intelektual i vertete me ide e shpirt demokrati te vertet…

    1. Bureto says:

      …dhe berishist i vërtetë po ashtu. Kur ky dhe të tjerë si ky, në PD, nuk e kanë kuptuar ende se cili ka qenë dhe është Sali Berisha, kjo parti nuk ka shpresë. Këtu nuk është fjala për Saliun si fizik, por për frymën berishiste, frymë që sendërtoj ai, qysh kur doli nga zyra e Ramiz Alisë, atë që ky poet me të drejtë i zhgënjyer, e quan demokraturë. E pra në të vetmen gjë që e mirëkuptoj.

  3. Katarakti says:

    Problemi eshte se ndryshimin apo “shpetimin ” e Shqiperise nuk mund ta kryeje Partia Demokratike. Ajo eshte partia e shkaterrimit te shpreses dhe Shqiperise. Nga ana tjeter ju qe shani Ramen, beni sikur nuk e kuptoni se Rama po ben te njejten gje, me te njejtet njerez qe bete edhe ju gjate sundimit tuaj. Une nuk shoh ndonje ndryshim te madh ndermjet PD-se dhe Rilindjes se sotme. Madje edhe ideja e Rames per te bere shtet tanime eshte zbehur pa mase. Ai sikur ka rene ne letargji. Prandaj lufta ndermjet PD-se dhe PS-se nuk eshte gje tjeter veçse lufte per kolltuqe, privilegje, para pa fund dhe pushtetin qe t’i sjell ato. As ndryshimi, as shpresa nuk mund te vije me nga PD-ja. Duhen parti te reja si psh ajo e Salvinit ne Itali, Syriza ne Greqi, si partite antisistem ne Austri, Hollande etj etj. Me PD-ne apo Partine e Levizjes te Skraparllinjve te Inatosur Shqiperia nuk ka me asnje shprese.

  4. Azio says:

    Perse more Blisim,behesh hipokrit e mashtrues?
    Sot shqiperia ka shume respekt tek BE dhe SHBA,sepse keta te vlersojne per punen,per perpjekjet qe ben qeveria konkretisht e Edi Rames per reformat ne interes te shqiptareve.
    A jeton ketu Ti apo vazhdon te endrrosh per nje Shqiperi,ku ne krye te jesh ti sebashku me hijenat qe kane uzorpuar PD dhe shpirtin e demokrateve te sinqerte.
    Keta mskarenj jane bere milionere duke vjedhur,vrare e kercenuar popullin tone.
    Mos u bej sahan lepires I Saliut apo I Lulit.
    Ruaj ashtu sic thua vete,parimet e pastra demokratike per te cilat studentet e dhjetori te 1990 luftuan me shpirt per ardhe e demokracise se vertete dhe jo te kesaj demokracie te hajduteve,vraserve dhe krimineleve,qe kane si udheheqes shpirtror monstrat Sali Berisha,Lulzim Basha dhe lakejt e tyre qe u ngjiten nga mbrapa
    Qenke edhe poet!Si ka mundesi qe shpirti yt qenka katran? Poeti ka shpirt te paster,te kulluar,shpresdhenes per pesimistet,kundra diktatit vecanerisht te partise ne te cilen ai militon.
    Keto gjera tek ty fatkeqesisht mungojne,prandaj ti nuk mund te konsiderohesh poet qe frymezon per prosperitet,por nje politikan i mjere dhe larve e PD dhe e shoqerise sone.

  5. era! says:

    Pedagoig dru me pre-kelyshi i Sales do te na sjell ndryshim.

  6. IVONI says:

    .. si ske turp per keto qe thua ..?.. me fal , pasi i turperuari , nuk ka qeder nga turpi ..!

  7. Tepelena says:

    Partia juaj duhet shkaterruar. Por dhe keto të tjerat.

  8. shqiptari i ilirise says:

    O Bislim,e kotë që të drejtohem ty se ti bëjmë e asaj lagjeje je,nga magjia e grupimit kriminal që quhet PD.
    Po një pyetje kisha unë mor malok :Cilin shqiptar ka vrarë Edi Rama mor qelbësirë që i thua kriminel?
    Pa hodhi njëherë sytë andej nga ata qelbësira e tua me në krye kryeqelbësirën që më vjen ndot tja them emrin dhe shikoji se sa shqiptarë kanë futur më dhe!
    Po ik o bastardë me gjithë ata bastardë që ke aty dhe boll e shkatërruar këtë vend!

  9. Tonini says:

    PD-ja nje bandit me pak. Njeri i shthurur. Ec atje. Respekte per Bashen qe nuk ta ka dhene fjalen. Servil i peshtire.

  10. Me durim says:

    Pedagog ky apo demagog, s’e kuptoj. Ky na thote mbyllni syte, tu genjej une! Po s’paska pase nje njeri te mire e persembari kjo pd. Ca u vrane e ca u prene dhe ata burra qe mbene i shartoi saliu. Une vetem dy demokrate te vertete njohe: sali lushon qe brodhi Europen neper klube qe i krijoi dhe nje zyre Sali Berisha te partise demokratike, por me ne fund e vodhen bashke me nje vlonjate si aparatet qe kishin brenda dhe parate dhe e boshtaosen e iken dhe altin goxhaj nje derr gomari qe s’e ka shokun. Dhe sot mora vesh qe keta udheheqin “studentet” ne protesten e madhe qe do na bien lirine dhe demokracine e perdhunuar. Ndaj nuk tregonin studentet se kush i udhehiqte dhe kush jepte drejtimin. Une mendoja se frynte era e i çonte sa nga ministria e arsimit tek parlamenti e kryeministri, por s’paska qene era; ishin kryedemokratet e demokracise. Lume Shqiperia per ket llum dhe per ata studente qe paskan turp te thone te verteten!

  11. "BOHOTINA" says:

    Ju te levizjes se Dhjetorit te 1990 mburreni kot. Ju gjeti si ai personazhi i Shefqet Musarait: “Isha une Çobo Rrapushi i Hadere”. Me demek ishit ju Çobua qe bete luften Nacionalclirimtare dhe ne 1990 i njejti Çobo na shfaqet prap.
    1. Ajo levizje do te vinte, ai ndryshim do te ndodhte, madje ne e beme me vonese nga tere Lindja.
    2. Juve te Dhjetorit erdhi e ua mori levizjen nje KOMUNIST i thekur dhe ja ku jemi.
    3. Populli ka humbur besimin tek PD. Sikur florinjt e Metes te pillni nuk ben me fajde.
    4. Kujtou pak more poet vitin 1990, 1991, 1992 e ne vazhdim sesi erdhet ne pushtet. Bete grafik te rregullt dhe cdo dite sulmonit nga nje qytet duke e bere shkrumb e hi tere punen e sakrificat e nje populli te tere per 40 vjet.
    5. Kujto zgjedhjet e majit 1996. Vodhet me tonelata. Dhe ne mbremje ne tere qytetet kryesore organizuar per “fitoren e madhe” demostrime me makina, borie, tam-tame, shkrepje armesh per t’ i mbushur mendjen popullit se zgjedhjet qene te drejta e te verteta.
    6. Nuk vazhdoj dot me. me 94, 97, 98, Gerdecin, Piramidat, vrasjet ne bulevard, e sa gjema e bema te tjera.
    Me qe je dhe poet, por une nuk ta kam degjuar zerin po te pershendes me nje poezi ku del edhe emri i mentarit tend Salih dhe bixhozxhiut Fatos. Eshte e shkeputur nga libri me poezi “Trishtim me heshtjen”. Eshte nje nga 12 librat qe kam botuar.
    E ke ne komentin me poshte.

  12. "BOHOTINA" says:

    Trishtim me heshtjen

    Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
    po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
    s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
    që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.

    Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
    brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
    në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
    baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.

    Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
    se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
    Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
    ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.

    Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
    ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
    sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
    të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.

    Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
    nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
    S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
    zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..

    Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
    sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
    se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
    në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.
    Ata herët kërkuan të futemi në Europë
    birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
    Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
    ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.

    E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
    prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
    aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
    nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.

    Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
    lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
    duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
    kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.

    Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
    janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
    sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
    kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.

    Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
    mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
    popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
    përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.

    Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
    që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
    Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
    ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.

    E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
    kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
    Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
    servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.

    Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
    se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
    e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
    është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.

    Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
    që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
    kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
    betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…

  13. Irvin says:

    Ky qe e pat kthyer Universitetin bujqesor ne kapanon te ardhurish dhe qe e trajtonte si prone private.Ky qe si familje nderroi mbiemrin per tju servilur partise se punes qe ishin te lidhur koke e kembe me sigurimin e shtetit,ky qe postin e don dhe e ka shfrytezuar gjithmone per interesa te xhepit qe vetem vjedh dhe vjedh,ky qe shoqaten me emrin e krye-horrit azem e perdor per perfitim,ky qe eshte “intelektual” ordiner qe nuk merr vesh nga shkenca dhe shteti i cili nuk mund te ofroje kurre zgjidhje per vendin as me lulushin e 7×7=42 dhe as me dhenderrin ne hije apo nr 2 dhe me kupolen bandite dhe mafioze te pd.

  14. sali says:

    Funderine Berishiste

  15. Jak Boston says:

    Zoteri Ahmetaj nese vertete je ai qe hiqesh braktise anijen e shpuar qe po fut uje para se te mbytet.
    Perndryshe do mbytesh edhe vete.
    Une jam po ashtu i te njejtit brez dhe une e kam braktisur anijen qe ne vitet 90 qe kur miratoi ligjin komunist 7501 te ndarjes se tokes per fryme dhe akoma derdhet gjak shqiptaresh si pasoje e atij ligji skandaloz dhe te padrejte dhe PD mban damken e tradhetise qe ne ate kohe.
    Ligji 7501 eshte me shume skandaloz se ligji i arsimit qe protestohet sot nga studentet.
    Une personalisht ka kohe qe komentoj qe PD e ” mureve te shendoshura nga Beogradidhe Athina ” e Bislimit e kryesuar nga Berisha-Basha dhe PS e Nano-Metes dje qe Ripjelljelli dyshen Rama-Veliaj ( gjobaxhiun 20% te Tiranes dje dhe te Shqiperise sot ) te dyja jashte ligji si parti qe kane vepruar ne dem te interesave kombetare, shteterore dhe shoqerore te shqiptarise dhe Shqiperise.
    Ndersa LSI eshte nje Parti familjare qe i behet dermani me dergimin e ciftit Meta para drejtesise.
    Studentet duhet qe ta bejne ritual te perditshem ceremonial ne fillim dhe dhe fund te seciles dite ne protesten e tyre djegien e posterave te PD-PS-LSI.
    Ky mesazh eshte po aq i rendesishem sa vete protesta.
    Shqiperia ka nevoje per nje fillim te ri, vetem ashtu mund ti permbyse nje here e mire percmimin rajonal dhe europian qe ka sot si pasoje e tranzicionit maratone qe nuk i duket fundi pasi sic po e shikoni nje ligj i sapo bere per arsimin ra ne koshin e plehrave dhe duhet te behet perseri nga e para.
    Leke dhe kohe te humbura dhe sot te gjithe mbeshtesin protesten dhe Rama duke menduar se njerezit jane te marre pretendon se eshte mbeshtetesi me i madh i studenteve.
    Ne nje shtet serioz kjo nuk ndodh kurre.
    Studente shembeni shtetin e kllouneve shumengjyresh.
    Ps. Kerkoj qe moderatoret e Meros te mos ma bllokojne komentin.

  16. peoples says:

    Ka lezet Dr profesor shkencetar politikan klasi daullexhi aktor i filmit Shamikuqja i dekoruar per kontribute te medha nga Sali Berisha per kontribtutet e tij ne vendin e Shqiponjave ..Dum baba dum dum dum dum..fat i madh per vendin.Me keto kapacitete vendi do ec perpara.Dum dum dum baba dum.

  17. Martini says:

    Po po Intelektual demokrat ky lloj bicimi.Pjestar i bendes se hienave.Sali Berisha Azem Hajdari Aleksander Meksi Gramoz Pashko etj etj.Qe vetem vodhi xhvati dhe u jargos pas Sales.Ju e gjen guximin ky mut qe flet keshtu dhe ku do te dale?

  18. dritani says:

    Nga na doli ky “trim” i dhjetorit 1990? A mund ta besoj ne c’ka thote nje njeri, ta zeme qe kundershtoi dhe u ngrit kunder nje diktature e s’paska kurajon qe aty, ne sallen e madhe ku u mblodh “ajka” e PD-se te ngrihej pa leje, me turr, te rrembente mikrofonin e te shpaloste Po-te e Jo-te e tija. Trima pas lufte e te urte pas kuvendit gjen sa te duash! I tille je edhe ti, “profesor”!

  19. Perkthyesi says:

    PD eshte kthyer me kohe ne Parti Derrash! Sa besim dhe shprese patem te kjo parti me 1990! Por shpejt na ktheu kurrizin, vodhi e djegu cdo gje, vrau e preu c’mundi, mbyti njerez dhe dogji dynjane! Cfare ngeli me per te bere? E gjakosi kete vend, duke detyruar njerezit te ktheheshin ne skllever, sikur i a kishin borxh! Me besepreret qe mund te lindin ndonjehere! Dhe me e cuditshmja, kerkojne ende pushtet!!!!!!!!!! Perfundimisht, vendi i tyre eshte burgu, i cili shpresojme ti prese me bujari e ti mbaje ne gjirin e tij pergjithmone! Shqiperia eshte pa opozite!

  20. rexha 10 says:

    PO e diti ky XHelali se ku u mblodhe kuvendi i pd ,eshte njishi i pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje