Ndoshta nuk janë rastësi, as zbehjet e dikurshme të zërit të Lulzim Bashës gjatë fjalimeve të mandatit të parë, as dhe humbja e ekuilibrit pas fjalimit të sotëm në Këshillin Kombëtar.
Nëse të parat ishin paralajmërimi i marrëveshjes së turpshme të 18 majit që solli humbjen katastrofale në zgjedhje, gremisja e sotme teksa linte podiumin, nuk parathotë asgjë të mirë.
Lulzim Basha po e mban këtë Këshill Kombëtar ndërkohë që në kokë i qëndron si shpata e Demokleut, paaftësia për të bashkuar opozitën.
Edhe këtë herë shumë nga kritikët e tij në parti e përbuzën ftesën për të garuar në një organizatë jo demokratike dhe të privatizuar krejtësisht.
Lulzim Basha foli në këtë Këshill Kombëtar sikur donte t’i hidhte ujë zjarrit që është ndezur anë mbanë vendit.
Ai citoi figura publike dhe analistë që kanë predikuar përdorimin e çdo mjeti për rrëzimin e Ramës dhe i vuri ata në antitezë me politikat e PD, e cila pretendon se do të vijë në pushtet përmez zgjedhjeve që vetë Basha i quan të kapura nga krimi, paraja dhe oligarkët.
Megjithëse fjalët e Bashës sot: nuk djegim Shqipërinë për një karrige, nuk i bëjmë dëm vendit për interesin tonë dhe nuk vijmë në pushtet veçse me votë, ngjajnë politikisht korrekte, ato janë fare jashtë kontekstit kohor.
Ato nuk i japin përgjigje një pyetje që e bëjnë shumë opozitarë: A është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Shqipërisë, qëndrimi i Ramës qoftë edhe një ditë më shumë në pushtet.
Lulzim Basha e mbajti këtë Kuvend Kombëtar ndërkohë që partia e tij bashkë me LSI-në, kryen krimin fatal të përçarjes së protestës së studentëve.
Ata e fragmentarizuan dhe mpakën lëvizjen më të fortë anti Rama të 5 viteve të fundit, duke dashur ta fusin atë nën kontrollin e tyre.
Njësoj si me protestën e Astirit ku ruajnë oligarkët pranë PD dhe bëjnë sikur mbështesin banorët, ata po tregojnë se mund të jetë zjarrëfikësit e çdo lëvizje antiqeveritare.
Pikërisht për këtë, gremisja që pësoi sot në Pallatin e Kongresve dukej sikur ishte simboli përmbledhës i dështimeve të njëpasnjëshme të Bashës. (Lapsi.al)
Pervec gremisjes,ka mundesi te kishte ndonje gaz vdekjeprures aty tek pallati i kongreseve te mos dilnin te gjalle?
Vetem kjo na shpeton!
Na shpeton si komb,se pd-ja eshte rrezik kombetar.
Basha kriminel dhe Rama antishqiptar duhet te kene nje fund te perbashket:TE SHPORREN NGA POLITIKA DHE T’I JEPEN DREJTESISE!
te vihet sala ha ha ha
(Rama eshte demi me i madh i Shqiperise edhe nje dite dite me shume) thote Andi duke nenkuptuar qe shpresa eshte PD dhe Luli ahahahahahahhahahahahahhhahahhaha
Sa inat e ka Ramen ky edhe djallin mbeshtet vetem qe te ike ?
undefined
Nuk është vetëm përgjegjësi e Bashës!
Koha e të gjithë berishisteve ka marrë fund. Si t’i bashkosh, si t’i riciklosh nuk bën gjë tjetër, veçse shton peshën inerte qe po tërheq përfund PDne. Askush deri më sot, askush, nuk ka arritur të japë ndonjë ide apo shpresë nga ish berishistet e vjetër apo teveqelet e rinj, që vazhdojnë e ofrojne berishizmin si të vetmet alternative pedeiste per te ardhmen. Si me Bashën si pa Bashën ka marrë fund një gjeneratë që vazhdon e mban prej kthetrash PDne edhe pse ka vdekurpolitikisht. Ka vetëm një rrugë, ose rrënimi ose shporrja e Berishës, demokratizimi i partisë që hapet kundrejt qytetarëve dhe intelektualëve, distancimi nga berishizmi, dhe një lidership modern, që ska te bej me orientalizmin, kulturën tribale, katunarllekun, haxhiqamilizmin, histerine, dhunën dhe injorancën e berishizmit pedeist.
Edhe PPSHja diti te ndryshoje, i hapi rrugën krijimit të dy partive nga barku i vet, për te mbyllur ciklin e saj.
Ndërsa protestën e studentëve te gjithë e kontrolluan dhe përçanë, se mund të shndërrohej në një protestë qe mund te rrethonte prokurorinë, vilat e Shkëlzenit, Gites, Saliut, Monikës, Ramës, kunatit, etj, etj.
Por mos u kapni kot me Lulin! Askush nuk ofron dot zgjidhje për humnerën ku Sali Berisha hodhi PDne, njësoj si financat, ushtrinë, drejtësinë, Shqipërinë e 1997, integritetin territorial, etj, etj.
Më në fund lexova një artikull gazetaresk profesional dhe objektiv nga “Lapsi.al”.
Por do të devijojë përsëri “lapsi” nga dora, o Bushat, sepse një shprehi e keqe e shtrembërimeve cinike e mendjekëqija, të mësuara prej vitesh, funksionon automatikisht si një refleks i kushtëzuar i “qenit të Pavllovit”.
Përshëndetje për arritjen e parë në favor të ndihmës së sinqertë që po i jep Lulit!
“Nqs doni ta shuani nje proteste, therrisni Lulzim Bashen” – Meme me e vertete dhe komike ne te gjithe internetin
Edhe Ju qe keni shkruar Artikullin jeni kokrra e Legenit dhe e Pleres, qe te dhimbset PD me ata Plerat qe ka brenda.
Kur nuk Guxon te shkruash Emrin si shkrues i Artikullit merre me mend se çfare Plere jeni.
220 antarë të këshillit kombëtar do të ishte numri që i shkon per shtat partisë së Angela Merkel që ka 4 milon antarë dhe jo partisë së Lumit me 90 mijë antarë, prandaj numri i përshtatshëm është 90 që dhe të kenë një farë autoriteti në publik dhe jo të futen në këshill
Monstra si Elmaz Hamuti i Gramshit
Pavresisht nga ..ndezesi i fitilit…levizja e studenteve eshte nje force e re antistablishment .Eshte pasoje e devijimit djathtist te politikave te ndjekura nga RAMA i cili po shperdoron voten e popullit te majte ,qe ka qene,eshte dhe do te jete shumice ne Shqiperi edhe per shume vite . Kjo per aresye te forta historike ,sociale dhe ekonomike .Kerkesat e studenteve jane thellesisht te majta,kane nje natyre te dukeshme anarkosindikaliste . Por ne se do te merrnin nje forme te organizuar ,mund te krijohej nje parti e re e majte qe mund ta conte PS ne fundin e palavdishem te shume partive te socialiste europiane .Prandaj edhe faktori nderkombetar po tregohet teper i kujdeseshem ne prononcim .SHBA DHE BE tani per tani mbeshtetin vetem Ramen si faktor ekuilibri ,nderkohe qe Bashen e kane paralajmeruar kunder cdo tentative drejt dhunes. Eshte kjo aresyeja qe sot fjala e Bashes ishte nje kakofoni idesh ,nga thirrjet fashiste per dhune me slloganet kunder dhunes .Te krahasosh ultraliberalin Rama me Enverin eshte shprehja me e qarte e mashtrimit sharlatanesk politik .Ne se RAMA DO TE ISHTE THJESHT NJE NDJEKES NORMAL I SHTETIT TE TE DREJTES E GJITHE BANDA E BERISHES DHE BASHES SOT DO TE ISHIN PRAPA HEKURAVE .POR per fat te keq RAMA ,megjith disa suksese ne rivendosjen e shtetit ,do te mbahet mend si dhe per per moszbatimin e premtimeve per denoncimin e natyres dhe praktikave kriminale te Berishes si dhe per hiperliberalizimin e politikave ekonomike ne dem te ideve te shtetit social dhe rolit te tij ne ekonomi .Tashme eshte momenti qe PS ta menjanoje Ramen duke e zevendesuar me nje personalitet te brezit te ri me kulture perendimore socialiste sipas pervojes portugeze ,nje vend relativisht i vogel por plot energji .
PO SI MUNDEM , KETA TE VINE NE PUSHTET , ME AQ SHUME TE ZEZA QE I KAN BERE SHQIPERISE ??? KUSH JANE ATA QE VOTOJNE KETA KLLOUNE , QE SHKATARRUAN SHQIPERINE NE CD CEP ??? CFARE TE MIRA KA PARE KY POPULL NGA SHARLATANET E SHUPIT .. NU RREGULLUAN NJE SHKOLLE , NJE KOPESHT , NE LULISHTE , NJE SPITAL NJE MARTENITET , NJE MUZE , NJE TRETOAR , RRUGICAT E TIRANES , I LA KU THERET QAMETI , NU RREGULLI NJE FASADE . E SHME E SHUM TE TJERA . SHQIPERINE MBYLLI SI SHTET TURISTIK . NUK RREGULLOI NJE FSHAT , FSH ATARET JANE AKOMA KEQ . NUK RREGULLOI NJE UNIVERSITET , NJE KONVIKT .
ATA VETE U RREGULLUAN VETE , KUSH VJEDH ME SHUME . DHE TANI QE JANE NE OPOZITE NGREJNE ZERIN SI TE NDERSHEM , E LANE RRUMPALLEN E MADHE DHE KANE FYTYRE TE BEJNE MORAL .
ATA NUK VIJNE KURRE NE PUSHTET , SE JANE ANTISHQIPETAR .
POSHTERSITE E TYRE NUK NUMUROHEN .
Lapsi dmth anal-ist Bushati…ss ne shume perpiqeni te rrezoni Ramen, aq me i fortee behet ai sepse e do populli. Ju hani mut! o anal-ist
Më të mirë se Basha nuk ka kë gjen Rama në krye të PD-së.