Ish-ministrja e Shëndetësisë në qeverinë e Berishës, doktorresha Anila Godo, e bija e Sabri Godos ka refuzuar ftesën për kandidim që i është bërë nga kryedemokrati, Lulzim Basha për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në një reagim, Godo shkruan se nuk ka kandiduar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ka theksuar se emri i saj në listë është një keqkuptim.
“Te nderuar miq,
Une kam qene dhe jam njeri me bindje te djathta, anetare e PR qe prej fillimit te demokracise.
Prej 10 vjetesh, per shkak te angazhimeve te shumta ne jeten akademike e spitalore, nuk jam nje person aktiv ne politike.
Nuk kam kandiduar per anetare te KK te PD. Ndaj emri im ne liste, eshte me siguri nje keqkuptim, edhe pse e konsideroj si vleresim te madh”, shkruan Godo.
Sot ka pasur mjaft tërheqje nga Kuvendi Kombëtar, pasi Basha kishte vendosur në lista, emra që nuk i kishte pyetur nëse donin të kandidonin apo jo.
O Lul, a e shikon se si të lënë në baltë “mercenarët” e “shpirtrave të vdekura”, me të cilët ti kërkon të formosh ushtrinë tënde “revolucionare” me të cilën kërkon të “rrëzosh” Ramën! PO je diplomuar në Holandë,, o Lul, dhe atje diploma nuk jepet pa pasur aftësi profesionale dhe punë rraskapitëse për përvetësimin e njohurive që përmban programi i studimeve.
Mos e ke marrë edhe ti diplomën (tek “Kristali”, do thosha, por këto ditë ky term ka dalë krejt prej mode) në UT, UBT, UMT, UA, UAMD, UE, UK, USh etj.?! Nuk ka mundësi tjetër, veçse të jetë ngjallur Don Kishoti në epokën tonë “moderne”!
Dinjitet.