FOTOT: Rinas, arrestohet në flagrancë kinezi me 80 mijë euro, 76.000 lekë si dhe cigare kontrabandë

15 Dhjetor 2018, 11:11Kronika TEMA
FOTOT: Rinas, arrestohet në flagrancë kinezi me 80 mijë euro,

Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas kinez në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjata kontrollit të ushtruar shtetasit kinez ju gjetën dhe sekuestruan 80 mijë euro, 2900 yuan kinez, 76.000 lekë si dhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. @ Rinas, Tiranë, Albania. (TemA)

8 komente në “FOTOT: Rinas, arrestohet në flagrancë kinezi me 80 mijë euro, 76.000 lekë si dhe cigare kontrabandë”

  1. Ageron says:

    O “INJORENTER” PROKURORE, POLICE, GAZETARE!!!

    A NUK I SHIKONI PULLAT E VERDHA MBI PAKETA??? KJO DMTH QE CIGARET JANE BLERE NE SHQIPERI!!!

    KJO DMTH QE KINEZI KA QENE DUKE DALE JO DUKE HYRE

    KJO DMTH QE AKUZA PER KONTRABANDE ME MALLRA QE PAGUAJNE AKCIZE ESHTE E PABAZUAR

    LIDHUR ME PARATE, NE CDO VEND TE BOTES, AEROPORTET NDAHEN ME DY KORSI, ASGJE PER TE DEKLARUAR DHE PER TE DEKLARUAR. NE RINAS NE DALJE NUK KA NJE SISTEM TE TILLE. NQS NE MOMENTIN QE E KANE PYETUR CFARE KE ME VETE, NQS KA THENE QE KAM 80 MIJE EUR TI RRUAJNE EDI RAMEN KINEZIT SE ASGJE SKAN CBEJNE

    1. Emigranti says:

      O zoteri mos fol sikur je ekspert ne asnje vend te botes nuk lejohert te nxjeresh me shume se $10,000 ne te kundert te sekuestrohen

    2. Emigranti says:

      O zoteri mos fol sikur je ekspert ne asnje vend te botes nuk lejohert te nxjeresh me shume se $10,000 ne te kundert te sekuestrohen o mero perse nuk i respekton komentuesit apo keshte jeni mesuar ju kazani

    3. Emigranti says:

      Mire ja bene nuk duhet te nxjeresh me shume se $10.000

    4. Emigranti says:

      Mire ja bene nuk duhet te nxjeresh me shume se $10.000 o tema pse nuk e jepni komentin

  2. Eri says:

    Kinezi i ka palate me te ndelshme se Like poldha.

  3. Vasil Gjika says:

    Ku ti deklaroj, te syte e tyre që tu pëllcasin. Asnjë dokument ose tabelë në asnjë gjuhë që duhet te deklarosh. Kapën disa paketa cigare për konsumim personal. Mos do shiste dhe Red Bull në kine apo në shqipëri o njerëz të trashë.
    Republik bananash.

  4. Vasil Gjika says:

    Ku ti deklaroj, te syte e tyre që tu pëllcasin. Asnjë dokument ose tabelë në asnjë gjuhë që duhet te deklarosh. Kapën disa paketa cigare për konsumim personal. Mos do shiste dhe Red Bull në kine apo në shqipëri o njerëz të trashë.
    Republik bananash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje