“Atentati i 2008 pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike”

16 Dhjetor 2018, 11:40Politika TEMA

Moikom Zeqo i quan “të kobshme” dhe arsyeja kryesore që “pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike”. Pëllumb Xhufi i konsideron si  “atentati më i madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë e vetë themeleve të shtetit”.

Bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese të realizuara me marrëveshjen PS-PD të vitit 2008, të cilat u dhanë kryetarëve të partive të drejtën për të zgjedhur deputetët.

“Shikoni se si ndryshimet kushtetuese të kobshme të vitit 2008,- që përcaktuan që kryetarët e partive kanë të Drejtën e Monarkut për të hartuar listat e deputetëve, për 10 vjet jo vetëm që kanë krijuar një negativitet dhe një përfaqësim të nivelit të ulët dhe mediokër të politikës, por në të vërtetë kanë penguar në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike, të krijimit të formacioneve të politikanëve të rinj. Në të vërtetë ky është një dhunim kushtetues, që askush nuk e di se kur do të shmanget dhe anulohet” – thotë Moikom Zeqo në një analizë për DITA, botuar në numrin e datës 12 dhjetor.

“Po aq e ngjashme ka qenë PS me PD edhe për sa i përket ndërtimit të sistemit politik. Mjafton të shohësh se si këto dy parti nuk flasin fare për nevojën e anulimit të ndryshimeve liberticide të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, të realizuara me ujdinë PD-PS të vitit 2008. Siç përvoja e këtyre viteve ka treguar tashmë, ato ndryshime ishin atentati më i madh që kjo klasë politike i ka bërë demokracisë e vetë themeleve të shtetit. Nuk bëzan për zhbërjen e atyre ndryshimeve as partia që atëherë i kundërshtoi me forcë ato. Me sa duket, në gjirizet e sistemit anti-sistem të inauguruar nga ndryshimet në fjalë, edhe LSI ka gjetur strofkën e saj të ngrohtë të pushtetit”– thotë Pëllumb Xhufi në një intervistë botuar në numrin e sotëm të DITA.

Xhufi shkon edhe më tej, duke propozuar që nëse studentët pranojnë të hyjnë në bisedime me Ramën, ta shtojnë këtë pikë në kërkesat e tyre.

“Nëse studentët do duan t’i bëjnë një shërbim të paçmueshëm shoqërisë shqiptare, le të shtrojnë tek takimi me Kryeministrin edhe problemin e reformës zgjedhore e të asaj kushtetuese, për të cilin qeveria dhe akoma më shumë opozita heshtin. Kjo do të sillte hapjen e sistemit dhe mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të paraqiteshin parti të reja. Dhe për ta thënë deri në fund dëshirën time, do të doja që këto parti të reja, qofshin të majta, të qendrës apo të djathta, të ishin produkt i kësaj lëvizje të madhe studentore të vitit 2018” – thotë Xhufi.

9 komente në ““Atentati i 2008 pengon në mënyrë fatale lindjen e një klase të re politike””

  1. Kalec Dega says:

    Ps dhe Pd jane PPSH…. o maskarenj qe mundoheni ti dalloni nga njera tjetra…….

    Na thoni nje demokrat te mirefillte, o klyshat e kuq …te gjithe ato emra apo demokrate qe mbajme mend ishin gatim i guzhines komuniste ose si ne rastin e Hajdarit ,Xhozefines etj spiune te sigurimit….

    pra , o me prejardhje komuniste o spiune te shtetit komunist…ishin zagaret e djeshem dhe ata te sotshem…

    -Clidhje ka Lulezim Basha me demokracine, ky kamarier i Rinasit…me familje komuniste..apo dje gramoz Pashko si i Byrose Politike…
    Njelloj sikur neser te dali Andi Bushati dhe te deklaroje eshte demokrat, demokrat nip i Hysni Kapos apo ku ta di une..


    Mjaft o qelbsina, xhufaj e Zeqo..jeni nje m U T.

    1. Boçja says:

      Ti qenke rende shume lale. Ti i dalloke mire komunistet. Amerikanet kane nje shprehje: It takes one to know one. Mund ta perkthesh vete, se me siguri di anglisht.

      1. Grigor says:

        Ha ha ha,
        Megjithate, pavaresisht nga urrejtja patologjike qe ka, Kalec Dega ka folur pa perkatesi partiake, dhe per kete duhet respektuar.
        Nuk na vjen e keqja nga bindjet antikomuniste, por nga komunistet e maskuar si demokrate, si Sali Katunari, Lulezim Basha, dhe Paloka.
        PD duhej sot te udhehiqej nga antikomuniste te familjeve Dosti, Topi, e te tjera familje te shquara antikomuniste. Ajo do ishte opozite. Basha dhe Monika Jane dy njerez te peshtire qe e bejnecEdi Ramen te duket engjell, kur ne fakt ai ka treguar qe me fasada te bukura, kerkon te duket si reformator, dhe mban mbi vete debatin politik per te lejuar ministrat e tij qe vazhdojne korrupsionin berishian mbi shina Socialiste, pa u shqetesuar.
        Edi Rama eshte vetem nje shfrytezues shume i mire i situatave dhe konjukturave politike.

    2. Epirioti II says:

      Po mire more zoterinj te (ç)nderuar, perpara vitit 2008 kush i bente listat e deputeteve ? Nuk i bente po Berisha, Nano, Gjinushi dhe kur doli LSI i bente Meta me Moniken per LSI-ne. Ne kemi shoqeri civile te tredhur, dhe prandaj degradojne politikanet se nuk ka kush u bene oponence publike te shendoshe.

      Si nuk degjjove 1, ore vetem 1 intelektual ose pedagog te shpjegoje se cfare dmth kerkesa e studenteve per 5% te GDP per Arsimin. Pasi ta shpjegonte do e kuptonim te gjithe cfare gomarrlleku eshte, sepse qe ajo te realizohet duhet ose te stopohen investimet publike ne infrastrukture (celesi i zhvillimit te nje vendi) ose te dyfishohen te gjitha taksat ne Shqiperi (pervec TVSH-se). Jemi gati ne si popull te pranojme dyfishimin e gjithe taksave qe te plotesojme nje nga 8 kerkesat e panegociushme te 5000 studenteve mbetes.

      Nuk po flas per kerkesat e tjera infantile si 50% e vendimarrjesve ne Universtete te jene studente. Dmth nxenesit te behen profesora dhe profesorat te jene ne varesi te nxenesve.

    3. Antifashisti says:

      Birit te kurves Kalec Dega!
      Ti duket qe je pjelle e spermes serbe,prandaj ke urrejtje per socializmin!
      Pushkatimin e demokracise e bene jo komunistet,por fashistet e zinj Berisha dhe Rama!

  2. A says:

    Eshte sh.pozitive dhe me se e domosdoshme qe intelektualet te ndihmojne ne probleme e vendit duke rregulluar ekuilibrin teori praktike qe anonte gjithmone nga teoria.Ne kete ngerc te perseritur politik, vetem nje qeveri e perkoheshme teknike me njerez te pregatitur ne te gjitha fushat ( jashte politikes),me ndihmen ndoshta te BE,do te ishte zgjidhja me e mire.Permbi ideologjite e ndryshme qe mbart cdo njeri duhet te kete prioritet dashuria per vendin si nje pike bashkuese…Fl per shkrimin qe duket si nje drite ne tunel.

  3. Kozmos says:

    KETA AKADEMIKET , E KANE MARRE SHUME SERIOZISHT KETE PROTESTE DHE I DUKET SIKUR KETA ,DO TE SJELLIN NJE NDRYSHIM TE MADH DEMOKRATIK . KJO PROTESTE DO TE SHUHET SHUME SHPEJT DHE DO TE PERFUNDOJ QESHARAKE , SEPSE PO ATA QE E NGRITEN , DO TA SHUAJNE . STUDENTET NAIVE , FO TE LARGOHEN SI QENTE TE RRAHUR PA MARRVESHJE . FAKT ESHTE SE RAMA PO LUAN ME ATO 8 PIKA ,DUKE JA TUNDUR STUDENTEVE , SI KOCKEN E QENIT , NGA NJERA ANE KA VENE KUSHT PER DIALOG DHE NGA ANA JETER PUNOJNE STUDENTET E TIJ PER TI THENE JO DIALOGUT .
    KESHTU ATO 8 PIKA TE SHKRETA KANE MBETUR AS ANDEJ ,AS KETEJ . AS RAMA NUK BINDET , POR AS STUDENTET NUK I DUAN ME DIALOG . HIDHE TE FIRMOSUR NGA BALLKON , I THONE STUDENTET TIJ , NE ATY TEK TY NUK VIJME . RAMA DEL DHE I THOTE , PO JU PRES TEK DERAAAA.? ??

  4. Ergys says:

    Po nuk u be reforma e kodit zgjedhor kemi per te pare gjithe kohen ato fytyrat e mykura te Saliut Likes Bashes Rames dhe kopukeve qe ata duan pas vetes.

  5. Zigur Qarri says:

    “Mjerisht në formë të papërshtatshme, provokative e jo serioze, duke i trajtuar studentët si fëmijë të llastuar, ndaj të cilëve
    ai “detyrohet” të bëjë edhe bufonin për t’i tërhequr në tryezën e bisedimeve” – thotë Pëllumb Xhufi në këtë intervistë për
    DITA, duke e quajtur këtë sjellje një “lojë të padenjë dhe joedukative për një Kryeministër, që është edhe prind studentësh”.
    Detyrohet të bëjë edhe bufonin?!Rama eshte bufon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje