Kuvendi i PD-së dhe pusi i kryetarit Mao

16 Dhjetor 2018, 10:35Politika TEMA

Nga Gëzim Basha

Kuvendi i PD-së më kujtoi një thënie të Mao Ce Dunit, të cilën Kryetari Mao ka të ngjarë t’ja ketë marrë Konfucit, “zhabat e flakura përfund një pusi kujtojnë se ka veç një pjatë qiell!”

Më duhet të ciitoj Berishën në një nga tiradat e tij tek Fevziu, “Dhjetor 1990… Pas mitingut në qytetin Studenti, i futa krahun Imamit, dhe u nisëm të krijojmë PD-në…”

E vërteta është se një ditë më vonë, ata të dy, e ca të tjerë, në vend të ngritjes në lartësinë e shpresave të Qytetit Studenti, zbritën në bodrumin e vilës së Pashkos… Sot, edhe pse kuvendi u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ata akoma s’kanë dalë nga bodrumi i vilës së ish prekurorit komunist!

Akustika moderne e Pallatit të Kongreseve, nuk i shndron dot kuak-kuaket e zhabave në një ligjerim politik të përgjegjshëm; sistemi perfekt i ndriçimit nuk e zbeh asfare metaforën e pusit të errët.

Citoj Lulin…s’mundem…është fare bosh!

Kujton se mund ta kthejë Oketën në mushqetë politike.

Kujton se gishtat e Nishanit mund të shënojnë targetet e duhura politike!

Kujton se mundimet e Mediut, nga baret e Teksasit në trotuaret e DC-se, do t’i shërbejnë për një foto tjetër me Presidentin Trump!

Kujton se çizmja e Monikës do të bëhet Çelsi i Arte në mëtimin e tij monoton drejt pushtetit.

Kujton se Balliu–i vjetri dhe i riu–do të pushojë së qeni një damblla e budall i ish Zërit te Popullit!

Kujton se Grida(t) do ti nndjellin pranë grigjën e bërë kashtë e koqe!

Se Salinji–somehow–do të fluturojë si Ikari!

Kanë dështuar turpshëm!

Dështuan sepse krijuan një parti sipas të vetmit model që njihnin, modelin e organizatës bazë të PPSH-së: një çerdhe mafiozësh ku bëhet vetëm luftë brrylash, jo idesh!

Dështuan sepse mëtuan mondanitet e komfort brenda Unazës së Vogël të Tiranës, ndërkohë që Shqipërine matanë unazës e panë me sy përçmues; fituan para por humbën popullin!

Deshtuan se nuk ja dolën ta nxjerin PD-ne nga bodrumi i ish vilës sē Pashkos!

Shqipëria reale sot është në rrugë, koketat dhe oketat e listës së xhepit po mbyten në pusin e Pallatit të Kongreseve, në valën e një entuziazmi kallp!

Mbytet ngadale ne kenetën e flligësht të limontisë politike ajo Parti, për lindjen e së cilës, popullit Shqiptar ju deshën 50 vjet tendosje

“Brigje në dorë ju paça,” pat shkruar dikur Ali Podrimja!

11 komente në “Kuvendi i PD-së dhe pusi i kryetarit Mao”

  1. keno kotorri says:

    Gëzim te shash te gjithe e gjithshka nuk eshte zotesi perkundrazi.
    Zotesi eshte te propozosh e te kerkosh zgjidhje pa u imponuar.
    Ne se te dhemb gjendja perpiqu…ne se jo shiko punen se kalores te vrrerit ka pa fund ne kete vend

    1. Rrufeja says:

      Ti je nga ata PD-ista qe akoma nuk u ka dale e keqja dhe mllefet e se kaluares. Ti bashke me ate shokun tend Shinasi Rama duke qene se keni kohe qe jetoni dhe punoni ne Amerike, beni puritanistin dhe ju duket sikur flisni dhe perfaqesoni shtetitn Amerikan. Hajde ndryshojeni ju gjendjen politike ne Shqiperi meqe keni kaq shume ide.Ty dhe atij sigurimsit tjeter u ka ngel ora tek Pashko. Duke ditur qe ishte Pashko qe e kritikoi hapur Berishen i pari dhe u nda nga partia e tij. Dhe dicka tjeter te jatin nuk e ka patur kurre prokuror.Demagog.

      1. bureto says:

        Josif Pashko ka qenë prokuror ushtarak, në vitet e para mbas lufte. Më vonë pati funksione të larta në administratën shtetërore deri ministër i Ndërtimit, deputet dhe anëtar i KQ të PPSh.
        Përsa i takon Gramozit, ai ishte pjesë e nonenklaturës që ishin caktuar për formimin e partisë së parë opozitare, që koha ia vuri ‘demokratike’. Thirrjet e studentëve ishin Liri-Demokraci. Me apo pa Gramozin, partinë patjetër që do ta krijonin si fillim komunistët apo bijtë e tyre, por që kishin një lloj distancimi nga regjimi ortodox enverist. Ramizit iu desh një vit, që edhe me instruksionet, kryesisht të Peres de Kuelar dhe amerikanëve, të bënte kalimin e butë drejt pluralizmit. Më tej gjërat i ujdis vetë koha.

  2. Ladi says:

    Krejt e vertete: Josif Pashko nuk ka qene kaq thjesht nje prokuror. Ai ka qene: Prokuror i Pergjithshem i Shqiperise.

    1. Kolonjari says:

      Fake News. I ati i Gramoz Pashkos nuk ka qene kurre Kryeprokuror i Shqiperise. Ka qene vetem minister.

      1. Josif Pasko:Më 1946 – 1950 qe zëvendësprokuror i përgjithshëmFaktet nuk duhen mohuar.

      2. Cfuke says:

        Vendimi i gjykatës në 27 shtator 1947 për të pandehurit në gjyqin e Grupit të Deputetëve.Prekuror Josif Pashko

    1. Piro says:

      Shums bukur. I denje per penen e Hashekut ae shkroi Shvejkun. Si te gjej ta pi nje kafe ne ty.

  3. xhoxhi says:

    Më vjen çudi se si ka mundësi një njeri që quhet Basha të dalë në kry të partisë kur të gjithë nuk e duan.Shkruan Jjozefina,shkruan Patozi shkruan ky shkruan ai për Bashën dhe ai vazhdon të jetë kryetar i partisë.Nga ana tjetër po kështu çuditem se pasi shajnë Bashën nuk lënë gjë pa thënë për Ramëm.Kjo më duket jo e sinqertë sepse më parë duhet të rregullojnë punët e partisë së tyre pra të largojnë Bashën dhe më pas të luftojnë të rëzojnë Ramën me votë.Rruga e revolucionit që flet Saliu me shokë nuk të çon asgjëkundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje