Kritikët e Bashës në PD, Arben Imami dhe Valbona Mezini e bëjnë bashkëpërgjegjës me Ramën për protestat e studentëve.
Të ftuar në Ora News, Mezini thotë se Basha e miratoi në heshtje ligjin e arsimit të lartë duke mos e dërguar në Kushtetuese.
Ndërsa Imami shprehet se sot kanë dalë në Kongresin e PD për të mbështetur këtë lëvizje ata pedagogë të cilët kanë qenë ndër hartuesit e ligjit.
Mezini: Partia Demokratike sot ka vdekur, data 15 dhjetor 2018. Sot vdiq dhe u varros. Lulzim Basha e vrau dhe varrosi sot Partinë Demokratike.Pse? Ligji i Arsimit të lartë që ka sjellë sot situatën ekonomiko-politike të shpopullimit të vendit është ligji që Lulzim Basha e miratoi me heshtjen e tij duke mos e çuar për rrëzim në Gjykatë Kushtetuese.
Para dy vjetësh kur ky ligj hartohej në strehëzat e oligarkisë që drejton sot tregun e arsimit privat, Lulzim Basha nuk reagoi në kohën e duhur dhe nuk foli, përkundrazi 10 pedagogë, shef departamentesh që janë në listat e PD të vendosur nga familja e Lulëzim Bashës janë në mbrojtje të ligjit të arsimit të lartë që sot është kauza e të rinjve që kanë mbushur sheshet në ditën më të zezë që po kalon Shqipëria.
Sot PD ka vdekur si zëri i vetëm i opozitarizmit të Shqipërisë sepse kauzën PD dhe Lulëzim Bashës ja kanë marrë të rinjtë që kanë mbushur sheshet sot dhe që janë bashkë si asnjëherë më parë në 30 vjet për të rrëzuar në gropën e gëlqeres politike njerëz si Lulëzim Basha që sot janë bashkë për të vjedhur Shqipërinë. Për ta çliruar ekonominë shqiptare dhe për të lënë shqiptarët të jetojnë në këtë vend, duhet rrëzuar establishmenti Rama-Basha-Meta që sot mbajnë peng të ardhmen e këtij vendi. Kauzën e kanë marrë të rinjtë.
I kemi kërkuar në Kryesi para një vit e gjysmë, përsonalisht dhe unë, protesta për gjendjen ekonomike të shqiptarëve, e ka rrëzuar propozimin tonë në Kryesi, na ka quajtur ekstremistë të protestave. E mblodhi gjithë Shqipërinë në shesh dhe e shpërndau në më pak se një orë, pasi dëgjuam fjalën e tij. A thua se demokratët dhe gjithë shqiptarët nuk e kishin dëgjuar Lulëzimin nga televizioni. Sot Lulëzimi mban përgjegjësi për varrosjen dhe vrasjen e PD.
Imami: Ligji është konceptuar në një Universitet privat që e dinë të gjithë, UET, për të cilin kanë bërë dhe lobing, kanë bashkëpunuar me qeverinë. Sot kanë dalë në Kongresin e PD për të mbështetur këtë lëvizje ata pedagogë të cilët kanë qenë ndër hartuesit e ligjit kundër të cilit janë ngritur studentët. Kjo është arsyeja që nuk hyn dot opozita të vendosë një kanal normal komunikimi. Midis Lulëzim Bashës dhe Edi Ramës ka pasur harmoni 100%.
Shkaqet e protestës Imami i gjen sa tek ligji i arsimit të lartë, aq edhe tek gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen sot qytetarët shqiptarë.
Imami: Çdo gjë është politike. Ka një problem politik që nuk është vetëm ligji i arsimit. Sistemi jonë politik ka shkuar duke gjeneruar. Pluripartitizmi në Shqipëri është fallsitet. Nëse kryetari i një partie shet zgjedhjet te kryetari i partisë tjetër, megjithëse kjo nuk është vetëm shqiptare. Ka një problem ekonomik. Në vijimësi dhe pa zhurmë janë ngritur të gjitha tarifat. Nuk përballojnë dot jetën shqiptarët, prandaj se përballojnë dot dhe fëmijët e tyre studentë. Kemi një gjendje ekonomike që ka shtyrë 60% të popullsisë për emigracion.
Sapo arrita ne rreshtin “qeveria kriminale e Edi Rames ” I ktheva menderen me nder me thene fjalimit tend.Ti je nje nder kadrinjte e sistemit me nder me thene te krijuar nga soji yt qe e sollen shqiperine ne derexhene e vitit 2013 dhe prej teje nuk pritet tjeter gje vetem jargavitje o myslim,me fal bislim desha te thoshja.
arsimi i larte ka vdekur ne 1991 pasi u mbyllen te gjitha fabrikat ,uzinat, kombinatet , oficinat, kantjeret , laborqatoret…..et etj…ku studentet do te ushtrinin profesionet e tyre.
Me thoni ku do te punojne inxhinjerat, kimistet , fizikantet , shkencetaret etj etj. te gjitha u shiten per skrap
Ne fasone do punojne te qepin breke…
Jan mbyllur shkolla e marines , shkolla e aviacionit, ……u shiten transoqeaniket etj