“Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte nga të pasmet

21 Dhjetor 2018, 14:10Kronika TEMA

Në studion e emisionit “Fol me psikologen” është trajtuar rasti i një nëne të re e cila është ngacmuar seksualisht për disa vite nga vjehrri dhe kunati.

25-vjeçarja është larguar nga banesa, ka marrë një urdhër mbrojtje dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë raport me bashkëshortin i cili nuk ka arritur dot të mbrojë atë dhe 2 vajzat e mitura.

 

Vogëlushet kanë qenë prezente në skena të tilla ku nëna ngacmohej me fjalë dhe prekje fizike nga gjyshi i tyre, por ato kanë qenë dëshmitare edhe kur xhaxhai i tyre i futej nënës plotësisht i zhveshur në shtrat.

Aktualisht ajo është strehuar tek disa të afërm dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka telefonuar psikologen Ervisa Lula. Autorja e programit Lula ka ndarë detaje të kësaj bisede në studio të cilat janë vërtet tronditëse.

Së bashku me psikologen e ftuar Almeida Xhaferin kanë analizuar situatën në të cilën kjo grua ndodhet dhe 2 vajzat e saj të mitura që janë të traumatizuara për shkak të skenave që kanë parë. Më pas ato kanë folur për ngacmimet seksuale në punë, duke theksuar pasojat e rënda që kanë këto sjellje denigruese për figurën e individit që bie pre e tyre.

Në emision janë trajtuar edhe denoncimet e bëra prej studentëve të cilët thonë se profesorët në universitete kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës, një fakt shumë i rëndë ky i bërë tashmë publik edhe me emra konkret profesorësh.(gsh)

8 komente në ““Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte nga të pasmet”

  1. Monitor says:

    Fati yt i keq! Lete aate mut fsmilje jo- shqiptare! Ik jashte! Por …ne zemer Shqiperine , ne qe perkrahim!
    S’di si mjnd te ndihomoj!

  2. tafa says:

    A ke vellezer mi goc, a ke baba a ke kusherinj te pare.A jane meshkuj apo pederaste.Keta qelbesira duhet ti djegin te gjalle kunatin e vjerrin tend,tja u presin loqet e hedhin maces

  3. Luli says:

    Vajza ka te drejte, ata nuk Jane njerez. Braktisi. Do vuash po do ja dalesh.

  4. maliqi me karroce teke says:

    O tafe mos u ban tuhaf, koqet ti pret ligji , shteti. jo dhunes tafe uroj mos te rafte ty kjo gjeme.

    1. tafa says:

      O Maliq paske nje eksperience te hidhur dhe ti ne shtepi mesa shoh.S i ja dole na fte dhe ne qe te mos ngelemi ne erresire

  5. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    gjera ”normale” mes muslimon brothers ne nje bourdhelo islamike………………….gezuar ramazonin!

  6. Jam ne mbrojtje te asaj grua qe me te drejte u largua me femijet nga shtepia ku jetojne dy kafshe vjeri dhe kunati por do te kenaqesha nga kjo grua te beheshe pak trimereshe dhe tja kish prere hallatet dhe tja kish futur ne goje tamam si puro havane….

  7. Veri says:

    Vajzat dhe gratë shqiptare duhet te civilizohen, te jene te denja per veten e vete, te denoncojnë cdo abuzim, pa frikë sepse po humben dinjitetin kane humbur gjithcka, me vjen shume keq për ate grua, por ka shumë raste te tilla por tremben të denoncojne, gazetaret te ndimojne kete grup dhe jo te mbeten viktime e partive, uroj të mos ketë më raste të tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje