"Shqipëria ‘91, trafik me 14 milionë fishekë": Zbardhet korrespodenca “sekrete” e krerëve të ushtrisë për shitjen e armëve dhe municioneve, ja porosia e Ramiz Alisë

24 Dhjetor 2018, 18:04Dossier TEMA
"Shqipëria ‘91, trafik me 14 milionë fishekë":

Korrespodenca “tepër sekrete” e krerëve të ushtrisë për shitjen në mënyrë shtetërore të armëve e municioneve. Porosia e Ramiz Alisë: Kujdes nga terroristët dhe provokatorët

Nga Leonard Veizi

Shteti kishte nevojë për para, armë kishte sa më s’bëhej. Financat nga bilanci i prodhimit të brendshëm bruto dhe i import-eksporteve ishin në nivelet e mbijetesës. Në fillimin e viteve ’90 për shumë sektorë lënda e parë mungonte, ndërsa punëtorët paguheshin me 80 për qind të rrogës nëse nuk prodhonin për këtë shkak. Në këtë kohë nevoja për valutë ishte çështje jetike në ditët e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Megjithatë ngurrohej, sepse dëshira dhe mundësia për të fituar dollarë binte në kundërshtim me motivin e tregtisë së armëve, apo thënë ndryshe: trafikut…

…Deri në vitin 1990 Shqipëria vetëm se kishte importuar armatim e municion nga Bashkimi Sovjetik, Koreja e Kina, por nuk rezulton të ketë eksportuar. Edhe pse dy uzinat e prodhimit të pushkëve dhe fishekëve, ajo e Gramshit dhe e Poliçanit prej më shumë se 20 vitesh kishin montuar çdo ditë, malli i tyre kishte shkuar për të plotësuar depozitat e njësive të ushtrisë, të cilat në kuotën e përcaktuar kishin jo pak armë e municion. Ato shkonin nga 2-3 mijë ton për çdo batalion, për të kaluar më tej tek rezervat e brigadës, divizionit e të armatës.

Kërkesa për trafik municioni

Kërkesa e bërë në zyrat e tregtisë së Jashtme do të kalonte në atë të Mbrojtjes, por në lojë do të futeshin edhe elementë të tjerë nga ministria e Brendshme, për çdo rast. Sipas dokumenteve, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Kiço Mustaqi ndoqi me vëmendje procedura ligjore, dhe pasi mori sugjerimet profesionale të dy zv/ministrave të tij si dhe gjithë drejtorëve të ministrisë, kërkoi lejen nga komandanti i përgjithshëm Ramiz Alia për të shitur një kontingjent të vogël municioni, krahasuar me milionat e tonëve që kishte magazinuar ushtria në tunelet e saj. Flitej për të paktën 300 ton municion ose thënë ndryshe për 14 milion fishekë, 12 prej të cilëve ishin të kalibrit të vogël 7.62 mm ndërsa dy milion të tjerë të kalibrit 12.7 mm. Paralelisht u zhvillua një korrespodencë zyrtare brenda ligjeve të atij shteti me ministrin e Tregtisë së Jashtme, të Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme, duke legalizuar veprimet e tyre me firmë e huaja që kërkonin armë dhe municion nga Shqipëria. Ishin ditët e vështira kur vetë drejtuesit komunistë po mundoheshin të transformonin shtetin, nga socialist të planizuar në atë të ekonomisë së tregut.

Dokumentet “tepër sekret”

Materialet e mëposhtme kanë qenë të klasifikuara si “Tepër Sekret” në arkivin e ministrisë së Mbrojtjes. Në njërën prej tyre me numër protokolli “1993” ministria e Tregtisë së Jashtme, nëpërmjet Besnik Kapos si drejtor i “Tekno-import” vë në dijeni ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqi, se një firmë belge kishte bërë kërkesë për të blerë municion ushtarak prej rezervave të shtetit shqiptar. Në këtë kërkesë flitej për fishekë tip 7.62 x 54, me një sasi prej 12 milion copë dhe çmim blerjeje 80 dollarë për 1000 copë. Por kërkohej gjithashtu dhe fishekë tip 12.7 x 108, në sasinë 2 milion copë me çmimi 800 dollarë për 1000 copë”. Tipi i parë i fishekëve vlen për pushkë dhe automatik ndërsa të dytët për mitraloza kundërajror. Firma belge kishte vënë si kusht që në çdo 4 fishekë, njëri të ishte gjurmëlënës. Në dokumentet “sekret” të ministrisë së Mbrojtjes flitet dhe për të shitur automatikë tip ASH-82 të cilat i kërkonte një firmë tregtare koreano-veriore.

Kushtet e lëvrimit të mallit

Drejtori Besnik Kapo bën gjithashtu me dije për titullarin e ministrisë se sa do të ishte fitimi në dollarë nëse sasia e kërkuar do të shitej: “Nga të dhënat paraprake që kemi marrë nga shokët e Drejtorisë së Bilanc-furnizimit të MMP rezulton që kosto e prodhimit të fishekut 7.62 mm është 64 dollarë për 1000 copë ndërsa çmimi që ofrohet është 80 dollarë për 1000 copë, ndërsa për fishekun 12.7 mm kosto është 700 dollarë për 1000 ndërsa oferta është 800 dollarë për 1000 copë. E parë vetëm nga ana ekonomike për sasinë që kërkohet rezulton një fitim neto mbi kosto rreth 392.000 dollarë pa llogaritur fitimin tjetër të pagesës së elementeve të tjerë të kostos në dollarë”, shkruhet në dokumente. Ndërkohë firma belge kishte kërkuar të dhënat të sakta mbi dimensionet dhe peshën e paketimit për të dy llojet e fishekëve të cilët ajo kërkonte që të ambalazhoheshin në kuti druri për kushtet e transportit me anije. “Lëvrimi do të jetë i menjëhershëm. Vlefta e letër-kredisë që është gati të çelë firma për sasitë e lartpërmendura është 2.560. 000 USD”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga drejtori Kapo.

Dijenia për Komandantin e Përgjithshëm

Nëpërmjet një shkrese “Tepër Sekret” me numër protokolli “723” ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi ka vënë në dijeni Ramiz Alinë si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura: “Këto ditë nga Tekno-importi na është paraqitur kërkesa për t’i shitur një firme belge, 12 milion copë fishek pushke e automatiku dhe 2 milion copë fishekë mitralozi kundërajror. Në një rast kemi pasur kërkesë edhe për automatikë ASH-82 nga një firmë tregtare koreano-veriore. Sipas të dhënave për çmimet e blerjes dhe kostos së prodhimit për dy llojet e fishekëve, del se eksporti i tyre është me leverdi, pasi realizohet një e ardhur neto prej rreth 400 mijë dollarë. Ne mendojmë që t’i trajtojmë në eksport artikujt e mësipërm, por pa prishur normat e gatishmërisë luftarake. Theksojmë se sasitë që kërkohen nuk krijojnë shqetësim pasi janë prodhime që realizohen në uzinat tona”. Natyrisht për këtë problem u vu në dijeni edhe kryeministri Adil Çarçani. “Për të vepruar me këta artikuj, mendojmë që bisedimet me firmën dhe kontraktimi të bëhen në Tiranë, duke përcaktuar që malli të dorëzohet në anijen e firmës në Portin e Durrësit”, shtohet në fund të raportit.

Shënimi i komandantit

Ramiz Alia: Shisni armë, por kujdes nga terroristët

Ja si kanë vazhduar më pas korrespodencat e hallkave kryesore të shtetit për të bërë të mundur tregtinë e armëve dhe municioneve dhe futjen në arkën e shtetit të ca dollarëve më shumë: Po në 16 tetor 1990, ndihmësi i kreut të shtetit, Vaskë Çifligu, nënshkruan në emër të Ramiz Alisë, duke kërkuar llogari për firmën që kërkon të blejë armë në Shqipëri, dhe për këtë informacion vendos një afat kohor prej vetëm 24 orësh në dispozicion: “Shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPSH, pasi u njoh me përmbajtjen e shkresës Nr.723 datë 16.10.1990 duke u shfaqur dakord me propozimin tuaj, vuri këtë shënim: “Vetëm duhet pasur kujdes, sepse mund të jenë terroristë ose elementë provokatorë. Nga u lindi ideja të blejnë në Shqipëri? Kush i njeh këta?! Presim përgjigje”. Një ditë më pas më 17 tetor 1990, ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, ia përcjell këtë shqetësim Ministrisë së Tregtisë së Jashtme e cila siglohet në dokumentin me numër protokolli “142” ku kërkohen të dhëna më të plota për firmën blerëse dhe për destinacionin e përdorimit të artikujve që kërkoheshin. “Lutemi t’i sqaroni këto çështje dhe na informoni, pasi duhet të gjykojmë si të veprojmë dhe t’i përgjigjemi shokëve të udhëheqjes në Komitetin Qendror”, shkruan Kiço Mustaqi për kolegun e tij ministër të Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci.

Lehtësirat

Legjislacioni “bosh” për shitjen e armëve

Në dokumentin “sekret” me numër protokolli “142” ekziston lënda ku kërkohet leje për shitjen e armëve dhe municioneve. Kiço Mustaqi si ministër i mbrojtjes i bën me dije Ramiz Alisë si komandantit i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, se në kuadrin e lidhjeve afariste me jashtë, disa firma private belge e koreano-jugore kanë ofruar bashkëpunimin e tyre për të blerë armë e municione të ndryshme. “Në legjislacionin në fuqi nuk ekziston ndonjë akt që të trajtojë problemin e eksport – importit të armëve dhe municioneve. Për këtë kërkojmë leje për të hyrë në kontakte direkt me këto firma për shitjen e një sasie armësh e municionesh. Nga disa të dhëna paraprake rezulton se nga ky aktivitet mund të sigurojmë sasi të konsiderueshme valutë”, shkruhet ne dokumente.

Detaje

1 – Fishekë 7,62 x 54

-sasia: 12.000.000 copë

-çmimi i prodhimit: 64 dollarë/ 1000 copë

-çmimi i shitjes: 80 dollarë/ 1000 copë

2 – Fishekë 12.7 x 108

– sasia: 2.000.000 copë

-çmimi i prodhimit 700 dollarë/1000 copë

-çmimi i shitjes 800 dollarë/1000 copë

 

3 – Koha e prodhimit jo më shumë se 5 vjet

-Në çdo 4 fishekë luftarak një gjurmëlënës

-Vlefta e letër-kredisë 2.560. 000 USD

-Fitim neto mbi kosto rreth 392.000 USD (DITA)

9 komente në ““Shqipëria ‘91, trafik me 14 milionë fishekë”: Zbardhet korrespodenca “sekrete” e krerëve të ushtrisë për shitjen e armëve dhe municioneve, ja porosia e Ramiz Alisë”

  1. ?? says:

    Është dhe një film Amerikan që pati sukses në salla. (para dy vitesh )

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Ai filmi ishte per kohen e Gerdecit dhe per cunin e Saliut, Shkelzenin or ti!

  2. Vladimir says:

    Sa mundesi kishte ai shtet dhe i humbi te gjitha! Shqiperia e viteve 80 qe plot me djem e vajza te shkolluar e me nga 2-3 gjuhe te huaja… por vendimet i merrte byroja e karrocierve, shofereve dhe njerezve te Nexhmies.
    Ai qe shteti me i pasur ne bote. Duke vrare punen, kishte katandisur shqiptaret ne njerzit me te varfer ne bote dhe qeverisej me tutkune. Mjafton te vendoseshin njerzit e duhur ne punen e duhur dhe te nderroheshin menjehere marrdheniet ne prodhim, nga skllavopronare-enveriste ne marrdhenie socialiste ne prodhim: sejcilit sipas punes. Socializmi eshte kapitalizem, por pa kapitaliste- thane ata qe e themeluan.
    Mjere ne ne dore te kujt na lane!

    1. ca po thua says:

      C’thua more TORROLLAK! Shqiperia ishte vertet me rini te shkolluar dhe ishte nje shtet i forte dhe i mireorganizuar, por jo “me i pasuri ne bote” o derdimen ? Shqiperia, nje cope toke, s’ka qene s’eshte dhe s’do te jete kurre shteti me i pasur ne bote o koqe kanari me tru gomari! Ata qe e drejtonin shtetin atehere, nuk ishin as shofere e as karrociere, ishin te gjithe njerez te shkolluar dhe te ditur, e mbi te gjitha atdhetare te vertete, perndryshe nuk kishte si ndodhte ai zhvillim i jashtezakonshen ne ata 45 vjet. Por idiote si puna jote, qe i ka shkuar truri per lesh nga propaganda halabakerore e 28 viteve, natyrisht qe do thote debilsira te tilla si psh se Enveri u pinte gjakun 20 foshnjeve ne dite ? ? ? ?
      Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane qene KURRE as vendi dhe as “njerezit me te varfer ne bote” o psikopat, as ne ’90-en e as sot! Periudha e fundviteve ’80 ka qene periudhe krize dhe stanjacioni, kjo eshte e ditur dhe kjo nuk ka ndodhur nje here apo vetem ketu, por perhere dhe kudo. C’ka ndonje gje per t’u cuditur o tyc!?
      E sa per dijeni ishin pikerisht ajo qe thua ti “rinia a shkolluar me 2-3 gjuhe te huaja” qe e moren pushtetin pas viteve ’90! Ku e katandisen!? Ja na thuaj o koqe kanari me tru gomari ? Apo edhe keto 30 vjetet e fundit ja kishin fajin “karrocieret dhe shoferet e Nexhmies”. Yttttt KOKTRASH ?

    2. romeo says:

      Eh more Vladimir tutkuni!
      Pse merresh me historite e kohes se qepes e nuk merresh me keta qe sunduan Shqiperine keto 28 vjet qe shiten te gjithe armatimin dhe municionin e ushtrise, me vlere disa miliona trilione dollare dhe nuk gjendet asnje qindarke te jete futur ne arken e shtetit!
      Po keta si i quan ti more zgjebanjos?

  3. Kuq e zi says:

    Ajo qe me le pershtypje ne keto dokumenta eshte ndergjegja ndaj atdheut dhe ushtrise
    Po keta te sotit cbene me armatimin kur ata qe prodhonin edhe kur shitnin nuk humbisnin vigjilencen per gadishmerise luftarake

  4. Lec-kabashi says:

    Po he mor ‘.. Vladimir, ku ishe ti… ??..!!
    Sa i mencur dukesh pas 30 vjetesh…!!!
    ….”..po kU ishe ti or ZOT..!..”…
    …PO mir mor Ladi. po pas 91 qe e morem ne :
    -‘—Doktor Saliu me shoke(Spahi..,Serreq ..,Rushen Golem…Zabit…Tritan..ect .ect). Me drejtus Arkeologet ..Meksi… N.Ceka e cooo…
    — Ekonomisti Dr.Prof Pashko me shoke e kompani (Nano….Karamitro….E.Meksi… B.Cela….G.Ruli…Malaj …ect..ect…)
    —- Profesoret e Matematicenet e shquar te Dibres. .S.Zhulali…..B.Gazidede.. e… cooo…… E cooo e coooo ..
    ..Perse Arriti kjo gjendje qe jemi sot.Si thu ti lali…..??…A nuk do ishte me mire tja u kishim lene ne dore Karrociereve
    ..e Brigadjereve ..e Barinjve te dalluara te vazhdonin te benin ndryshimin e sistemit….. Jam i sigurt Nuk do te idh kjo gjendje….
    MENDJET SI TY E MOREN ME QAFE ATE VEND …MOR KARAFILI I XHAXHIT…!!!..
    DHE SOT. PAS 30 VJETESH.. VENDIN E DREJTON NJE PIKTOR APO SPORTIST I DESHTUAR…… DHE ESHTE NDER ME TE MIRET….. A NUK ESHTE TURP….ZI E ME ZI ..???…!!!!!..

  5. Vlonjati says:

    O idiotet e Tema!
    Nuk eshte trafik, por tregeti dhe e gjitha me rigorozitetin me te madh. Trafik ishte ai i Saliut qe u dergonte arme talebaneve. 3 milion fisheke zune ne Kabul.

  6. Martini says:

    Hani mut dhe ankohuni kur miliardat tone i moren bole.si Sali Liri Argita e Shkelzen Berisha.Aleksander meksi Lul.Basha e co.Fatos Nano e.co.Ankoheni per kushte te keqia jetese e qe nje shtrembese si Liri Berisha me shoqe jetojne si zonja me gjakun tone.Vazhdoni te beni tifo e votoni per keta zorzope o bole.Po cfaj kemi ne te tjeret qe te vuajme karlleqet.tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje