Kur Çelsi po l”ë kokën” pas mbrojtësit të Kombëtares dhe të Napolit, Elseid Hysaj, napolitanët kanë menduar që të blindojnë futbollistët të cilët shihen si e ardhmja e klubit.
Kështu, është arritur akordi me Kulibalin për të rinovuar, ndërkohë që për të tjerët nuk është e nevojshme, raporton ‘Gazzetta dello Sport’.
E njëjta gazetë shkruan se mes futbollistëve të cilët nuk do të rinovojnë kontratën këtë janar, përfshihet edhe Hysaj.
Mbrojtësi shkodran ka një kontratë me klubin napolitan deri në verën e vitit 2021.
Duke parë edhe interesimin e klubeve të ndryshme dhe situatën në të cilën Hysaj ndodhet, drejtuesit e Napolit po i lënë kohë mbrojtësit që të qartësohet me veten sa i përket të ardhmes së tij.
“Elseid Hysaj ka një marrëveshje deri në vitin 2021, por rinovimi i tij në këtë moment duket i ndërlikuar, prandaj edhe negociatat janë ndërprerë”, shkruante ‘Gazzetta dello Sport’.
Me hapjen e merkatos së janarit, Hysaj pritet që të largohet nga Napoli, duke qenë se ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po arrin të tregojë vlerat e tij reale.