Tragjedia e adoleshentes së vrarë në Laprakë: E kishin fejuar 14-vjeç pa dëshirën e saj, me një person shumë më të madh

28 Dhjetor 2018, 10:37Kronika TEMA

Zona e Laprakës në Tiranë u trondit të mërkurën në darkë nga një atentat me armë zjarri ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos rëndë i dashuri i saj, 23-vjeçari Erion Benga.

17-vjeçarja jetonte në Tiranë me të vëllain më të vogël.

Gjatë vjeshtës së këtij viti, fëmijët kishin humbur edhe të dy gjyshërit.

Por këto nuk ishin të vetmet detaje tragjike për familjen Gjikola.

“Dritare.net” ka mësuar nga burime të afërta me 17-vjeçaren se ajo ka pasur një histori aspak normale 3 vjet më parë, kur ishte vetëm 14-vjeçe.

Vetëm 14 vjeçe, Griseldën e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një person shumë më të madh në moshë dhe personi në fjalë e kishte marrë nga Mirdita që të jetonte me Griseldën në Durrës.

13 ditë pasi 14-vjeçarja është marrë pa dëshirën e saj nga familja në Mirditë, ajo ka ikur nga i fejuari teksa ka gjetur strehim tek persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar.

Mësohet se asokohe me ndërhyrjen e policisë, Briselda i ka dhënë fund kësaj fejese me një person që nuk e donte, ndërsa të njëjtat burime nuk shprehen të sigurtë nëse ngjarja e para 3 viteve mund të ketë lidhje me krimin e këtij 26 dhjetori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje