Ministrat e rinj do të duhet të presin, betimi nuk mund të bëhet para 21 janarit

29 Dhjetor 2018, 15:45Politika TEMA

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit

Këtë e konfirmojnë burime nga të dyja institucionet, ndërsa nga qeveria shpjegojnë se nuk ka arsye për nxitim, pasi edhe nëse ministrat dekretohen brenda ditës nga Presidenti Meta, për miratimin e tyre në Parlament duhet të pritet nisja e sesionit të ri Parlamentar më 21 janar.

Ndërkohë mëngjesin e të shtunës Kryeministri mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste, e cila konfirmoi vendimet e marra një ditë më parë në Asamble. U la porosi që para nisjes së Parlamentit të përcaktohen edhe emrat e atyre që do të zëvendësojnë ministrat në drejtimin e komisioneve parlamentare që do të lënë bosh.

Në vend të Erion Braçes, drejtimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pritet ta marrë Arben Ahmetaj, i cili largohet nga qeveria, ndonëse që nuk përjashtohet as Ervin Bushati. PS duhet të zëvendësojë edhe Eduard Shalsin në krye të Veprimtarisë Prodhuese dhe Bledi Çuçin si n/kryetar i Komisionit të Integrimit dhe Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kur mbeten 180 ditë nga zgjedhjet, fokusi i mbledhjes së Kryesisë, që zgjati rreth një orë, ka qenë te përgatitja për garën e ardhshme elektorale. Pushimet e socialistëve do të jenë të shkurtra dhe kalendari nis shpejt. Makineria organizative e PS-së do të vihet në lëvizje që më 4 janar, me mbledhjen e Këshillave të Koordinimit në territor, me një kalendar përgatitjesh që përfundon me thirrjen e Kongresit më 23 Mars. Kryesia ka vendosur që deri në Kongres socialistët të kenë ndarë përfundimisht cilët do të jenë kryebashkiakët që do të rikandidojnë e cilët do të zëvendësohen./TCH

11 komente në “Ministrat e rinj do të duhet të presin, betimi nuk mund të bëhet para 21 janarit”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    ai siriani ne fund djathas si e ka emrin,prototip arab,duket nga koka me ato favoritet si hajdut pulash……………

    1. Gaqi says:

      Osht minorikar, mos e shaj…

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO RAMA
      Fillon seriozisht per zgjedhjet
      LULI fle gjum dhe pastaj thot mi vodhen
      Zgjedhjet u blene e tetjera peralla te Lulit

    3. Arber says:

      Prap dolle ti kurva Janulles.Si duket te ka dergu me mision përsëri moma Jevga.Race plehu.

  2. loran shehu says:

    po ministri i jashtem ama ???si esht ne cdit te hallit esht turp i madh vun kte hajvon ore njerez thirrini mendjes kte e ka propozuar Vucici

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    E çë pastaj?!
    .
    Ditët, javët, muajt
    në rradhë do kalojnë
    e do kenë boll kohë
    që të ministrojnë.
    .
    Me trajnim e stil
    do ja marrin dorën
    e do shohin thesin
    nuk do shohin orën.
    .
    Le t’a hanë rehat
    dhe një herë gjeldetin
    se do robëtohen
    keqas për miletin.

    P.S.
    Le të kenë ca kohë
    gjer lejet të jipen
    mbase ai Caka
    e mëson dhe shqipen.

  4. KUJTIM PUSHKA says:

    BRAVO RAMA
    Fillon seriozisht per zgjedhjet
    LULI fle gjum dhe pastaj thot mi vodhen
    Zgjedhjet u blene e tetjera peralla te Lulit
    Luli Mona jan MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN
    Nuk fitoin dot
    Populli duhet ti NDESHKOI me VOT keta
    Te mesoin regullat e demokracis

  5. VERI says:

    .. ai eshte Bledi Cuci qe “masakroi” vendin me ndarjen teritoriale , qe shkaterroj me te pushtetin lokal ..! O ZOT NE C`DUAR KEMI RENE ..!

  6. florence says:

    e paska koken si paskali terezis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje