Moska hedh poshtë deklaratën franko-gjermane mbi marinarët ukrainas

29 Dhjetor 2018, 16:09Bota TEMA

Rusia ka refuzuar dhe i ka quajtur të papranueshme kërkesat e Gjermanisë dhe Francës për lirimin e ushtarëve dhe anijeve ukrainase.

Reagimi i Moskës erdhi pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkuan nga Rusia t’i lironte ukrainasët.

Rusia është duke i mbajtur në paraburgim 24 marinarë ukrainasë pasi i kishte arrestuar muajin e kaluar afër Ngushticës së Kerçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov. Moska ka deklaruar se anijet kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Rusisë afër Gadishullit të Krimesë që Rusia e kishte pushtuar në vitin 2014, shkruan Reuters.

Merkeli dhe Makroni deklaruar para pak ditësh se inspektimet e vazhdueshme të Rusisë në këto ujëra paraqesin shqetësim të thellë për ta.

“Kërkojmë që të gjitha anijet të qarkullojnë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt në ngushticë dhe kërkojmë që marinarët ukrainasë të lirohen menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, thuhej në deklaratën e përbashkët të dy udhëheqësve.

Por presidenti rus Vladimir Putin i tha Merkelit në një telefonatë se marinarët ishin nën hetim dhe po merreshin në përputhje me ligjin rus, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov nga agjensia e lajmeve RIA. (TemA TV)

2 komente në “Moska hedh poshtë deklaratën franko-gjermane mbi marinarët ukrainas”

  1. mesoni shqip says:

    “deklaraten per’ dhe jo ‘deklareten mbi’
    e bete ‘mbi” diktatoren e parafjaleve

  2. mesoni shqip says:

    “deklaraten per’ dhe jo ‘deklareten mbi’
    e bete ‘mbi” diktatoren e parafjaleve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje