Vuçiç: Kur të hiqen kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë, do hiqet edhe taksa

30 Dhjetor 2018, 17:28Politika TEMA

Beogradi zyrtar ka reaguar pas njoftimit në Kosovë se nga fundi i marsit nuk do të ketë kontrollime kufitare mes Kosovës e Shqipërisë.

Aleksander Vuçiç, president i Serbisë, ka thënë sot në një konferencë për median, se shqiptarët kanë plan të heqin taksën vetëm atëherë kur ta sjellin Bashkimin Evropian para aktit të kryer.

Vuçiç e lidhë çështjen e heqjes së kufijve mes dy shteteve shqiptare me taksën prej 100 për qind që i ka vënë Qeveria e Kosovës të gjitha produkteve të importuara nga Serbia.

Unë e kam të qartë se ata po e zhvillojnë planin e tyre. Por, në fund të muajit mars,  kur t’i fshijnë kufijtë, atëherë edhe do ta heqin taksën ndaj Serbisë Qëndrore, dhe do të thonë se janë të gatshëm të bisedojnë, por nga një pozicion tjetër, nga ai i Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuara”, ka thënë Vuçiç,  transmeton gazeta Express.

Ai ka thënë se Beogradi ka bërë paralajmërime edhe më parë se do të ndodhë diçka e tillë si heqja e kufijve mes Kosovës e Shqipërisë.

Ndryshe, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të brendshëm të Kosovës e Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përshëndetur marrëveshjen duke dhënë një afat të mundshëm për heqjen e kufirit mes dy vendeve.

Që nga 29 dhjetori nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, kishte thënë Haradinaj.

1 komente në “Vuçiç: Kur të hiqen kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë, do hiqet edhe taksa”

  1. ben says:

    Mire qe e dika ky serbi se bashkimi kombit shqiptar eshte vec ceshtje kohe.
    Asnjehere nuk e kam kuptuar se perse bota e qyteteruar nuk pranon dicka normale qe njerezit e te njejtit komb duan te jetojne bashke. Nuk kam dyshim se per serbet dhe greket, nje komb I bashkuar shqiptar, nen te njejtin shtet eshte dicka negative, pasi Shqiperia e bashkuar do jete faktori baze per tu konsideruar ne Ballkan, duke lene mbrapa keto dy vende qe kane mbi 100 vjet qe kane perfituar ne kurrizin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje