Kukësi bëri sot prezantimin e dy blerjeve të reja që kanë ardhur nga skuadra e Luftëtarit.
Nën praninë e presidentit të skuadrës, Safet Gjicit, janë prezantuar Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca të cilët do të vihen menjëherë në dispozicion të trajnerit Armando Cungu.
Në prononcimin e tij numri një verlinidorëve vlersoi maksimalisht të dy lojtarët dhe nuk harroi që të bentë edhe një premtim.
“Tani shihemi në fazën e grupeve të Champions League”, tha Gjici.
Kukësi do të kryejë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë ku do të përgatitet për dy fazat e mbetura të kampionatit.
Verilindorët renditen në vend të dytë me 34 pikë, tre më pak se Partizani i vendit të parë. (TemA)