Një aventurë tronditëse me avion: Ja ç’u ndodhi 200 pasagjerëve nga Londra në Selanik

6 Janar 2019, 20:42Lifestyle TEMA

Fluturimi në rreth 200 udhëtarë nga Londra në Selanik, i cili zakonisht zgjat rreth tre orë, përfundoi për pothuajse 24 orë.

Kjo “aventurë” u mundësua nga një avion i kompanisë Ryanair, e njohur për shërbimet e saj problematike.

Për shkak të mjegullës në aeroportin në Selanik, në veri të Greqisë, avioni u rikthye për t’u ul në Timishoara të Rumanisë.

Shumë pasagjerë, të shqetësuar për shkak se nuk mbërritën në destinacionin e tyre përfundimtar, janë të zhgënjyer kur kompania u ofroi atyre autobusë për të udhëtuar 770 kilometra drejt Selanikut.

Sipas AP, 89 udhëtarë refuzuan ofertën e kompanisë. Disa prej tyre kontaktuan mediat greke dhe qeverinë për të dërguar një aeroplan ajror grek në Timishoara.

Ky grup prej 89 pasagjerësh mbërriti dje në Selanik, rreth orës 17:00.

4 komente në “Një aventurë tronditëse me avion: Ja ç’u ndodhi 200 pasagjerëve nga Londra në Selanik”

  1. asd says:

    Normal. Cmimi i ulet i ka nganjehere keto te papritura.
    Rayan Air-it, duhet ti njohim meriten dhe kontributin qe gjeti zgjidhjen e famshme LowCost. Ne saje te kesaj kompanie sot te gjithe mund te fluturojne me avion me nje cmim te arsyeshem. Tani keta (Rayan Air) kane nxjerre nje tjeter ide gjeniale. Pergjysmim tjeter te cmimit nese pasagjeret do te pranojne te udhetojne ne kembe per te gjitha routat deri ne 60 min fluturim.

    1. Nikiu says:

      Problemi eshte qe shumica e atyre qe e shajne, as nuk e kane provuar ndonjehere te shkojne me Ryanair per 10 EUR nga nje kryeqytet Europian ne tjetrin.

  2. Cudia says:

    E late lajmin pergjysem o gazetare cope cope. Ata arriten ne Greqi me autobuze apo me aeroplan??

  3. çORBE says:

    Po mire nje linje tjeter Jo – Low Cost cfare do bente ne kushtet e mjegulles ????? Ku do i conte pasagjeret ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje