Pllakos heshtja në Gjirokastër, te Luftëtari kyçin gojën për skandalin e ndeshjeve

8 Janar 2019, 15:08Sport TEMA

Një ditë më parë u konfirmua zyrtarisht se klubi i futbollit Luftëtari është nën hetim nga UEFA për trukim ndeshjesh. Shkresa kofidenciale u zbulua në emisionin ‘Procesi Sportiv’.

Ndërkohë ajo që bën përshtypje është se deri më tani, nuk ka një reagim nga klubi.

Te Luftëtari ka pllakosur heshtja. Nuk flet as presidenti Grigor Tavo, as drejtori sportiv dhe askush tjetër.

Një reagim për këtë skandal ia kanë borxh tifozëve dhe publikut në tërësi.

Mos vallë heshtja duhet kuptuar si pranim i pazareve që u bënë me ndeshjet e Europa League?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje