Kur Presidenti Meta hedh poshtë Metën kryeministër

10 Janar 2019, 15:51Blog TEMA

Nga Shpëtim Luku 

Persona serioze deshmojne nje histori sa komike aq edhe domethenese per te shpjeguar shume gjera humoristike dhe “interesante” te Shqiperise se sotme.

Thone se gjate pushimit, ne nje mbledhje te nivelit te larte ne Stamboll, kryeministri i atehershem i Shqiperise, pa mbushur te 30-at, Ilir Meta perseriti avazin e zakonshem te udheheqesve shqiptare te shfrytezimit te ketyre situata per ndonje foto, qe me pas kthehet ne nje aset te vlefshem PR per ta ne politiken e brendshme. Iu afrua Presidentit te SHBA, Bill Klinton, i cili nderkohe ishte nen shoqerine e kryeministrit britanik, Toni Bler.

“Oh, Toni, te prezantoj me Kryeministrin shqiptar”- i tha ai kolegut te tij, ndersa i paraqiste Meten.

“Eshte edhe me i ri se sa ai i meparshmi”- vazhdoi me te qeshura Klinton, te qeshura qe “infektuan” edhe Blerin. E kishte fjalen per ish-kryeministrin Majko, vendin e te cilit me pas e zuri Meta.

Kjo histori mu kujtua, ndersa lexoj interpretimet e Presidentit aktual, qe refuzon te dekretoje emerimin e nje ministri sepse ai “ska eksperiencen e duhur”.

Po pse, kishte eksperiencen e duhur per ligjvenes, Ilir Meta, i cili punen e pare pas perfundimit te studimeve e ka deputet, per te mos iu ndare salles se Parlamentit, deri kur u zgjodh President?!

Kishte pervojen e duhur Ilir Meta, per tu zgjedhur Kryeminister ne moshen 28 vjecare?!

Pse standarti me te cilin ke perfituar vete , befas kthehet standart per te refuzuar tjetrin? Nese pretendon te kete te drejte tani me vendimin e tij te refuzimit, a nuk do te thote kjo mosaprovim pas kaq vitesh te praktikave qe kane ndjekur te tjeret me te?! Pra me Meten.

Duket qarte ne kete rast se Presidenti thjesht ben nje loje te tijen, pasi, nese botekuptimi i tij do e kishte te natyrshem standartin e eksperiences, atehere ai nuk do te mbushte grupin parlamentar te tij me djem e cupelina 20 vjecare.

Eshte pikerisht kjo “gusto” e tij dhe e te tjereve si ai, qe e kane banalizuar ofiqin e larte publik.

Eshte kjo praktike dhe rruge e ndjekur nga ai, e te tjere si ai, qe ka patur per rezultat masivizimin e deshires se gjithkujt per poste. Sepse ata qe iu dalin para syve cdo nate nuk bejne diference me me te dobetin qytetar te ketij vendi.

5 komente në “Kur Presidenti Meta hedh poshtë Metën kryeministër”

  1. Iliri says:

    Meta nuk shkeputet dot nga Berisha pasi ky i mbylli historine e bllokut.Dhe ndonje gje qe ben ne favor te Rames ai e ben se nuk ka nga tja mbaje se me zemer ai Ramen e do te vdekur politikisht edhe per nje arsye me shume qe Meta nuk e do vetingun pasi do jape sqarime per gjithe ate pasuri te vene pa djersitur shume

  2. skrapari says:

    O i nderuari artikullshkrues ! Mos e krahaso Genti Caken e Kosoves me Ilir Meten e Shqiperise. Eshte e vertete se jemi denbabaden shqipetar te nje gjaku,po mos harro se Ilir Meta ke lindur ne Çepan te Skraparit. Po te kishte lindur edhe Genti Cakaj ne Çepan do ndryshonte puna. Pastaj ,o i nderuari artkullshkres euroditet lindin rralle.

  3. kosovari says:

    Shume artikull I goditur, cdo fjale e sakte.

  4. KONKRETI says:

    O ILIR
    SE KUSH JA MBYLLI HISTORINE E BLLOKUT NUK KEMI PARE GJE
    PO KUSH E BERI KRYETAR TE KUVENDIT DHE PRESIDENT E KEMI PARE RAMA
    TI PSE SFLET PER ATA QE SHIKON PO NGATERROHESH ME ATA QE MENDON
    MBAS BLLOKUT BERISHA JA JOQI TE GJITHA DETYRAT NE QEVERI
    PO RAMA JOT CFAR BERI
    MENDO ,,,,,,

  5. Floriri says:

    Edhe bufi e kupton se eshte ne opozite tani e lufton qeverine Sa na u hoq nje partiak na erdhi nje president kryepartiak Sigurisht jo se e meriton, por eshte pjelle e pazareve e kusht per marveshje me te majten nga e cila ka dale sa e neveritshme Ti o president leshelist deri me moshen e keti djali te ri te propozuar per minister ke provuar te gjithe postet e larta e me te larta Ku e gjete ti pervojen ??????!!!!!!!! Kur ky djali I ri ka formim perendimor, ndersa te puro shqiptar e nuk kemi degjuar a perfituar si popull te kesh bere ndonje te vecante ne ekonomi si specialist e uroj te mos kesh ndonje doktorature si te sat shoqe
    Po ato Kejsit 20 vjecare qe na bere deputete cfar eksperience kane?????apo ate te Jales??
    Me kete veprim bie edhe teorialesheliste per te, futur sa me shume te rinj ne drejtim
    Mos kujtoj se duke vepruar keshtu po I shton pike vetes e opozites perkundrazi jeni 1 me 500 me Ramen ne favor te ti
    Pergjigjia e sakte me qershor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje