Presidenti i vendit Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.
Në letrën dërguar Ramës për arsyet e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm Meta thotë se Cakaj s’ka përvojë dhe ka qëndrime të ndryshme me Qeverinë, dhe se ai ka bërë deklarata të rrezikshme dhe destabilizuese në media.
“Kandidatura e Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në letrën që kreu i Shtetit i shkruan kryeministrit Rama.
Më poshtë letra e plotë:
Zoti Kryeministër,
U njoha me propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 16 prot., dt 04.01.2019, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Presidenti i Republikës, menjëherë pas marrjes së propozimin tuaj, filloi verifikimin e hollësishëm dhe të domosdoshëm të z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme.
Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë.
Ndërkohë, ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë sepse Shqipëria është përpara vendimit jetik për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor 2019.
Përparimi i Dialogut Kosovë – Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu.
Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftësitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhore për vendin dhe interesat kombëtare të tij, gjykoj se në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë.
Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.
Zoti Kryeministër,
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.
Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:
“…Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.
Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”…).
Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.
Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.
Zoti Kryeministër,
Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, Presidenti i Republikës ju bën me dije se:
1. Z.Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror.
Konkretisht z. Gent Cakaj me VKM nr.342, datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i së cilës kërkon domosdoshmërisht pajisjen me çertifikatën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administrojë apo përpunojë informacion të klasifikuar.
Nga ky moment subjektit në fjalë, në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr. 836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikatat përkatëse të Sigurisë.
Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z. Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.
Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ).
Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.
Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë në kohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipas nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin me shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar.
Shmangia prej tij i zbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, së pari është shkelje për të cilën çdo funksionar duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por njëkohësisht kjo sjellje tregon për mungesë të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksionit publik si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe është një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
2. Procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.
Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klafisikuar (DSIK).
Sipas shkresës nr. 09/1 prot, datë 8.01.2019 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.
Aplikimi i z. Gent Cakaj është përcjellë nga MEPJ brenda ditës në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me shkresë nr. 35 prot., datë 03.01.2019. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka lëshuar certifikatat e sigurimit të personelit për z. Gent Cakaj 1 (një) ditë më vonë dhe me shkresë nr. 18 prot, datë 04.01.2019, ja ka përcjellë këto akte Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nga informacioni i DSIK, përcjellë Presidentit të Republikës me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, konfirmohet se: “Z. Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.”
Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015.
Z. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë.
Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka për detyrë që në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë.
Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.
Ndërkohë, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithë procesi për verifikimin dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar, është realizuar në më pak se 24 orë.
Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore) të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimit kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Zoti Kryeministër,
Për sa u parashtrua më sipër:
Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të tij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Sinqerisht,
Ilir META. (TemA)
Sa ti jape urdher ajo, ai shfryhet si tollumbace e mbushur me m…t !!!!
Aq eshte fuqia e tij !
I dhjaksur por…..” i ndershem”……
Dmth Rama do nje serbovic -turk si Diplomati i duhur per politiken e jashtme te Shqiperise ..
–
Imagjinoni ta kishte ba ket veprim Baca Sali … do ishin ngritur talibanezet shqypfoles ne lufte…
–
Po shqip di Gent Cakajvic?
Genti asht diplomat quash kur felt per linguistik, relativuar, semantik etjetj
O Kalec murtaja, o oturak pa vesh i Vicidolit meso te lexosh ligjet o jarge e thartuar. Ne asnje nen te kompetencave te Presidentit nuk shkruhet qe Presidenti mund te refuzoje propozimin e Kryeministrit. Presidenti thjesht jep nje miratim formal. Nuk e jep kete miratim(jo refuzim) kur i propozuari I Kryeministrit eshte:
1. I semure mendor i vertetuar me certificate nga Komisioni Mjeko Ligjor
2. Ka kryer nje veper penale per te cilen duhet te jete I denuar me vendim te forms se prere nga Gjykata e shkalles fundit.
3. Nuk eshte shtetas i RSH.
Asgje tjeter nuk e ndal dot emerimin e Z. Cakaj ne detyre. Investigimet qe ben zagari Leshelise I ka gjetur te mbeshtetura te gopi i Mones dhe ne bajga si ty qe besojne keto teori konspirative te Likes me te Meta
Presidentit Meta i jap plotesisht te drejte ne argumentimin qe i ben mos dekretimit te kosovarit si minister!
Argument jane sa te mbeshtetura ne legjislacionin tone dhe ate nderkombetar,por permbajne edhe nje llogjike te sakte juridike,politike dhe morale!
Prrallat me nacionalizem bastard qe perdoren nga njerez impotente vertetojne mjerimin e tyre mendor,por edhe nenshtrimin para mendesive diktatoriale dhe populiste te Edi Rames!
Ne arsim dhe punet e jashtme Shqiperia ka patur me kohe nje pervoje dhjetra vjecare shume te sukseseshme,ndersa Edi Rama kerkon te na ktheje 100 vjet prapa!
Ne se ai e gjykon ndryshe atehere do te bente mire qe te jeptevete doreheqjen dhe te pranonte ne vendin e tij te vihej nje kosovar,se vete Rama eshte me i PA AFTI nga te gjithe ministrat,perfshi edhe Mul Noken!
Kete llogjike e ben nje hajdut qe u be president!!!!!!Nje president qe ka certifikatat e hajduterise per kryerjen e detyres!!!!!!!!
Gent cakaj respekte!!!!!!!!!!
gent cakaj apo kali serb i trojes ne Ministrine tone re jashtme,nje ushtar i hashim brojoviqit dhe i baton stanicicit,nuk duhet emruar as drejtor ne MJ e le mo Minister te Jashtem.Emeroni Erjon Bracen nje Politikan i ndershem karriere apo nje senator i perjetshem qe i ben nder Ps-se,Kosoves,dhe gjithe Shqiptarise,apo nese doni patjeter nga Kosova,emroni Albin Kurtin i Cili do e beje kete detyre me mire se c’do minister tjeter i jashtem por dhe detyren e Kryeministrit nja 1000 here me mire se rama,barisha,majko,nano,meta,hashimovic brojovic thacievski dhe se c’do tjeter Shqiptar.
Per t´a vleresuar dikend duhet patur nje minimum te asaj qe quhet niveli vetanak! Ata te cilet shajane, fyejne, trillojne, pergjithesojne, nuk e kane kete minimum, prandaj edhe “vleresimet” e tyre jane baras me Zero…
lotttt… nga nje ane me behet qefi per ramen. kshu eshte kur u jep doren te tjerve hopppp te fusin krahun. fol tani z. kryeminister si te duket vetja kur te refuzon presidenti??? Kjo pra eshte ajo qe themi ne te majtet gjithmone qe ju neve na keni shitur gjithmone….
Me gjithe percmimin qe kam per I. Meten si politikan dhe per te gjithe cfare ai perfaqeson, kesaj here e paska qendisur!!! Propozimi ishte i papershtatshem. Ne ate pozicion, vertet duhet dikush qe te kete pervoje!!
Ka pervoje Aldo Bumci … kete hajdutu president e dekreton nenjehere
Le të vendosë Mona injoranten për ministre,se ajo ja plotëson Metës
Te lumte ty , kur me votat e atyre qe zgjodhem ne , te votuan ty per president , fajin kryesor e ka kryeministri qe mendon se politika e vendit eshte shkarravina me pinello, pse zot na denove kaq shume me keta plera plotikane qe shikojne vetem driten e anadollit.
I “ndershmi” Ilir Meta thote: “Ne mungese te kohes per te eksperimentuar dhe provuar kapacitetet dhe aftesite e kandidatures”. Kush e ka licensuar kete rrot kari per te vleresuar aftesite intelektuale te nje njeriu te diplomuar ne universitetet perendimore? Kuptohet, nje hajdut nuk mund te pranoje te ndershmit dhe te aftet ne administrate. Ky eshte presidenti Edi Rames dhe Gramoz Rucit, ta gezojne.
Meta eshte plere dhe kete nuk e mohon askush. Por a ka ndokush te shpjegoje se pse Caka nuk ka aplikyar me kohe per certifikaten e sigurise dhe pse ieshte dhene brenda dites? Rama te jape disa shpjegime per kete gje. Populli do shtet dhe jo thjesh Ramen. Sot per sot Rama po ben shtetin por habitem si ka mundesi te behen gabime te tilla… Sidoqofte Rama duhet zgjedhe dike tjeter per vendin e Bushatit ose te shphegoje situaten e krijuar jo nga Meta por nga Caka.
Të jem si Rama, e mbaj vetë dhe detyrën e kryeministrit (rasti Cipras në Greqi, por jo vetëm) dhe në përditshmëri të drejtimit të MEPJ ngarkon Gent Cakajn. Kështu që gjithë përgjegjësitë, të paktën deri në qershor kur pritet çelja e negociatave ne BE, i mban vetë. Kështu mbyllet paqësisht dhe përkohësisht kjo mesele.
meten se shof dot me sy ! por ja beri mire ketij gamori kryeminister ! kujton se eshte ZEUSI ! hajdut dhe mashtrues eshte !u bone ti me na bo budallenj !
Mesa duket, ministri i jashtem duhet te ishte ushtar i LSI-se.
Jo, duhet te ishte ushtar i UDBse. Sic i zgjedh Ramuti per te shitur Kosoven.
RESPEKTE ….per z. Genti Cakaj….
..nga Linda Rama..dhe Stafi Rilindje
Ne faqen 2 te shkreses citohet, data 1 nentor 2019, shume keq per keshilltarin qe ka hartuar kete shkrese, duket qe jane te papergjegjshem, pasi kjo date don edhe 10 muaj te vije.
Ketij ti shke…..dhesh moniken edhe femijet , eshte pak
meta te mos e shkarkoje bushatin!bushati eshte investim i partise socialiste !eshte cuni jone ! ka ardhur koha qe edi rama ti ngreje leckat nga ps !
Rama e vuri Metën president me e heq qafe.
Por populli thotë se po e bërë shurrën në det,kripa ta sjell në gjellë!
Me cilin nen te Kushtetutes bie ndesh emerimi i ministrit se nuk e kuptova? Me sa di une Kryeministri i zgjedhur nga populli zgjedh kabinetin, kurse presidenti ka detyre vetem te mbroje ligjet e kushtetutes.
Pershendetje Tema,
Nuk shihet ndonje skandal ne shpjegimi e dhene, i vetmi skandal eshte kush autori i letres. Cdo vrejtje eshte e bazuar ne ligj. Eshte detyre e propozuesve te kthejne pergjigje po te ketij niveli per te mbeshtetir perzgjedhjen e tyre.
Ps. Do t’ju lutesha te gjithe ndjekesve te gazetes Tema, qe perpara PS duhet te duam Shqiperine. Duhet te reagojme per t’i vendosur nje stop korrupsionit galopant qe po ndodh, por veçanerisht atij me PPP. Eshte vjedhje dhe eshte nje forme qe nuk funksionon per Shqiperine. I kemi institucinet shume fragile dhe te korruptuara per te supervuzuar ne menyre te drejte punen e konçensionareve. Dhe ajo qe eshte e vertete ne te gjitha keto PPP apo koncensione nje pjese shume te madhe te fitimit e marrin qeveritaret.
Faleminderit paraprakisht per publikim e komentit!
Vlora, i ke rene pikes. Duhet lene menjane tifozlleku.
Ju plehrat e LSI keni detyre te rende sot,duhet te mbroni hajdutin ne Presidnece per ‘hir te Shqiperise’ ahahahahhaa
Mjere Shqiperia per LSI-ne dhe per komentues te tille!
Certifikate e sigurise eshte e domosdoshme qe ne momentin e emerimit te zv/ministrit ne kete post, kjo tregon se ne ket detyre eshte emeruar ne kundershtim me kerkesat e DSIK
Keshtu ezhte kur bo president hajdutin o Edi…… Mbahe ne b*ythe tani….. Gjith populli i thote Ilir FLORIRI dhe ti e bo president.
Besa Shahini apo Ministrja e re e arsimit,eshte mbesa e zyrtarit te sherbimit sekret serb,Ibush Kllokoqit,dhe gent cakaj eshte i derguari i BIAS serbe ne Shqiperi,njeri ushtar i hashim dhe baton batonoviceve
Duke lene menjan veprimet e kryeministrit qe shqiptaret e votojne qe te krijoje nje qeveri te dale nga votuesit e tij, personi ne fjale ne se ka kerkuar qe te rishikohohen kufijte e ballkanit ka bere gjene e duhur,ne se ka qeveri qe duhet te kerkoje me force ndryshimin e kufijeve dhe te padrejtesive te bera nga fuqit e medha te kohes, ajo eshte e duhet te jete qeveria shqiptare,ku trojet e vendit tone jane ndare ne disa pjese, e ne se kjo nuk eshte ne axhenten e qeverise do te thote se qeveria nuk shprehe deshiren dhe aspiraten e popullit tone dhe qeverite shqiptare kane kohe qe nuk shprehin interesin e qytetareve te vendit, nga teoria e hapjes se kutise se pandorers shqiptaret do te jene perfituesit me te medhenje
Kësaj here Meta nuk do të tërhiqet. O unë, o ti! Në fund të fundit, Kushtetuta është e paqartë për raste si ky, nuk thotë që presidenti (cilido qoftë) të firmosë me sy mbyllur. Firma ime është firma ime. Meta mund të luajë me postin, apo me zemërimin e Zeusit, por nuk firmos.
Kurse Meta vete e paska eksperiencen e duhur per te qene president !!!
Vete presidenti nuk ka certifikate sigurie te asnjelloj por demek eshte ne rolin e nje engjelli qe demek ri-perdor termin certifikate sikur demek thote ligji te ngaterrosh certifikatat me dekretet !!!
Me kujton filmat me Qazim Mulletin e gjithe kjo mesele. Me siguri po e ze marazi Bujar Nishanin qe se ka ditur qe mund ti fusesh kaq shume filma si president !!! Ta dinte nuk kish dekretuar asnje ?
Po te mos ishte Like leshi i vendosur si president sdo kishte as zgjedhje ne 2017 sepse besoj e mbani mend qe opozita sdonte te hynte ne zgjedhje se gjoja skishin besim! Keshtu qe Edi jua mbylli gojen ne sy te botes duke ju ‘ofruar’ zgjidhje per idiotesirat qe Cizmona Likja dhe Doktor Allamulli po lefnin lart e poshte neper Europe!!!! ( nuk eshte stili i Rames te perdor metodat Allamulliane me ata qe e kundershtojne) …Boll mo se na cate &(@$&@ jo po pse e vuri jo po ashtu….. e vuri se kuptoi qe reforma ne drejtesi ( dhe pse po merr pak kohe) do i kap te gjithe!!!! Meqe vete ska bere llogje Rama nuk shqetesohet…. prit dhe pak se vjen SPAK dhe gjith opozita iken TAK FAK
Meta po tenton nje grusht shteti institucional, po luan gurin e fundit qe i ka mbetur. Me sa duket nuk i ka mbetur hap tjeter per te bere vec shurres te dera e xhamise. Meta nuk po i kunder pergjigjet Rames por dikujt qe eshte mbiRamen, mbi Meten e mbi gjithe poltiken Shqiptare. Ky eshte nje hap i deshperuar i dikujt qe nuk gjykon me me gjakftohtesi dhe eshte i detyruar te luaj lojen e Rusise dhe Serbise qe e sollen deri ktu.
Po ti liro kishe eksperience kur u bere kryeminister sa eshte Caka sot? Ti kishe eksperiencen e hajdutit siç dole me vone me ze e figure dhe me ate fshatarin me gomar. Ne ate kohe ti bere 2 gjera. Autostraden Kashar – Durres. Atje vodhe leke me peshe dhe jo duke numeruar banknotat. Kete e tregon se i hodhe vetem nje cipe te holle dhe tani ajo ha rreth 10 milion euro cdo vit. E kini pare si katandiset. E dyta bere rrugen e llogarase. Po ndonese dokumentet u bene sikur e bene firma te specializuara, instalove atje brigaten e xhenjos dhe ata hanin fasule dhe hapen rrugen. Ata ushtarake moren vetem rrogen qe ishte nje e njemilionta e asaj qe fitove ti. Turp. Na flet per rregulla, parime e ligje ti, nje hajdut i provuar…
Auuu presidenti ma i mir like gloriri edi rama e ka thon me goj tij
Ilir Meta 30 vjec u be Kryminister per vete….
Gabime te tilla jane te pafalshme per qeverine dhe posacerisht per kryeministrin Edi Rama.Me duket se nuk ka keshilltare te duhur,ose nese ka te tille e I perkedhel,atehere mire ti behet.Keto jane alfa e punes te keshilltareve,sepse nje kryeminister nuk ka kohe e nuk ka mundesi reale te hyje ne cdo kerkese te ligjes per cdo vend pune.Prandaj I jjihet e drejta te kete keshilltare,por jo gomare…
Nga ana tjeter,mos dekretimi me te drejte nga ana e presidentit,te zotit Genc Cakaj,per mungese plotesimi korrekte te dokumentave,nuk I jep kush te drejten atij paloprisidenti,te diskreditoje publikisht nje kanditature,personalitetin,ndershmerine e besnikerine e te cilit ai nuk e njeh fare.Deklaratat e cituara te zotit Cakaj,jane te marre nga diku,por nuk njohim teresine e deklarates dhe arsyen perse dhe ne cfare rrethanash eshte shprehur ajshtu.Potikin e jashtme e harrton qeveria dhe e miraton parlamenti e kjo maxhrance ka tagrin ligjor te veproje sipas rrethaneve te krijuara ne nje moment te dhene.Presidenti ne kete rast eshte honorific,por askush nuk I ka dhene te drejten atij te percaktoje poltiken e jashtme,te beje deklarata dykuptimeshme,sikurse ka bere ne raste te vecanta,te beje takime “kortezije” kundervenese,,Harron ky ditzi qendrimin pro Grujevski,te ketij antishqiptari te terbuar te Makedonise dhe na e heq veten sikur I dhimbset Sigurija Kombetare…
Plere president dhe palaco ne sjellje,si nje baba teqeje..
Me duhet ti jap te drejte min grek kocias
Eshte ne loje ndryshimi i kufijve te kosoves por rama nuk eshte shprehur se eshte pro apo kunder kurse meta eshte kunder
Rama po luan lojen e dreqit qe te mbeshtese ndarjen e kosoves sjell nji minister te jashtem kosovar qe ti shkarkoje pergjegjsine e ndarjes
Kjo nuk eshte politike eshte pazar
ZOTI RAMA JE PER NDARJE TE KOSOVES ASHTU SI SERBIA APO JO??
me ane te kujt komunikon me vucic me maliqin apo tjeter kush?
Te gjithe e shajne Ilir Meten, asnje nuk e lexon letren !! Atehere me cfar kriteri shkruhen komentet ?
Nje komentues thote : Meta nuk ka te drejte te dyshoje nivelin intelektual te nje njeriu te diplomuar ne Universitetet Perendimore !! Gjithsesi ! Asnjera nga arsyet qe shtrohet ketu, nuka asht Gent Cakaj. Hileja asht tjeter kund. Ata vecse po e mbulojne.
Kur nje president ndikon pozitivisht nuk ka rendesi cfar ka ber me par. Te gjithe mundoheni te mbroni vendimet e Edi Rames sepse eshte krieminister. Shqiperia ka plot inyelektual diplomat per te zgjedhur nje minister te jashtem por Rama ka eksperiencen e Enverit sa me te pafte aq me mire. Erdhi dita e Zogut kur ministrat dhe xhandaret i sillte nda kosova sepse serbet e sollen ne pushtet
Si mund te hiqej Bushati nderkohe qe po bente pune te shkelqyer ? E cuditshme qe Bushati hiqet pak kohe me pas largimit te ministrit te jashtem grek qe kerkonte heqjen e ligjit te luftes.
SA E BUKUR KJO FOTO ILUSTRUESE ME AMB SERB MBRAPA TE DYVE KTYRE KOKAVE TE SHTETIT
Z K/minister Mos e tepro po thirri mendjes e propozo nje intelektual te shquar apartiak si minister-per te cilet vendi yne nuk vuan fare.Nuk eshte momenti te na vesh kalamaj ne poste me kaq peshe.-o qyp.
Mosmarrveshjet ndermjet pozite -opozite-president zgjidhen nepermjet pazareve .Mazhoranca ka ne dore pushtetin mbi gjithcka ,opozita dhe presidenti e com duan me shume..Ne nje vend jo demokratik ku shtypen te drejtat e njeriut,ku nuk ekziston shteti ligjor,ku shqiptaret Jane qytetare te dories se dyte ne Europe ,celsi I zgjidhjes se mosdakortesise eshte ndarja ndermjet tyre e pasurise se shqiptareve,sic ka treguar eksperienca e me parshme per cdo problem qe mbulohet me velin e politikes.Shqiptareve u duhet te largojne kasten politike ,te fitojne te drejtat e tyre per te jetuar me nje shoqeri te organizuar,ne nje shtet demokratik ku funksionojne ligjet,qe te mund te sigurojne progres shoqeror per cdo individ etj etj..Kasta politike shqiptare eshte nje trup i I vetem ,qe nuk ka ngjashmeri me asnje model tjeter politik ne bote,e cila kontrollon pasurite shtetrore dhe private ne e funksion te pasurimit te saj…
E More Hajn Presidenti qe dy kokrra mend nuk i ke se tu kan hargjuar parate qe ke vjedhur dhe tye vetem Spartak avokati te bie hakut se cfar je si grekofil e maqedonofil e kurrfar te lidhur me ahqiptare vetem per interesa familjare dhe e tere familja hajdute turp cfar presidenti te ka be Rama ty.
Ministèr tè Jashtèm !
Albin Kurti nqse doni nga Kosova.
Paskal Milo.
Pèllumb Xhufi.
Preç Zogaj
Majlinda Bregu
E,Rama ju nuk e keni iden se sa shqiptar lexojn libra si g,caka por problemi nuk janè librat por èsht eksperienca, pjekuria si dhe jeta diplomatike dhe emrat e lartpèrmèndur e njohin diplomacin .Unè personalisht vendos edhe njeri tè PD sè si ministèr mjaft qè tè plotèsoj kushtet
Marreveshja:
Keryeministri e propozon per minister kete cunak nga Kosova!
Presidenti nuk e dekreton ne marreveshje me Kryeministrin
Mire me vjehrren mire me burrin!
Te tjerat jane mish per kazan !
Ragip ta hip,qenke kokrra e carit o ragjip bitha
Mospajisja e Cakajt me certifikate gjate periudhes si Zv Minister, eshte pergjegjesi e Sherbimit te burimeve njerezore te Ministrise se puneve te jasthme. Cakaj eshte thjesht nje i punesuar ne adminisitrate per here te pare, te cilit sherbimet e burimeve njerezore nuk ia kane kerkuar nenshkrimin e certifikates.
Qe ketu te dedultosh nje shkelje penale te Cakajt etj eshte nje hap qe Presidenti i Shtetit duhet te mos ta bente.
Ne nje shtet ku futbollistet e kombetares e marrin pasaporten shqitpare per 24 ore, te nxjerresh pretekste si tipi i certifikates, eshte absurde. Nuk eshte bere verifikimi si duhet? Te behet? ler afat 2 jave per konfirmin nga Kosova dhe Belgjika. Genti nuk merret me droge, nuk eshte i korruptuar, nuk vjedh, nuk eshte spiun i Beiogradit, dhe po te ishte asnje verifikim ne Belgjike apo Kosove nuk e nxjerr dot. Agjentet e vertetete ndodhen me shumice ne Shqiperi dhe ne pozicione te larta shteterore prej 70 vitesh.
NUK KANE PUNE KOSOVARET NE SHQIPERI,,,,ATA NUK MUND TE MARRIN ASNJE POST,,,,KJO ESHTE E NDALUAR ME KUSHTETUTE ,,,,KUSH E SHKEL KUSHTETUTEN ESHTE NJE TRADHETAR I SHQIPERISE,,,,,POSTET NE QEVERI NUK JANE FIRMA PRIVATE,,,,EDI RAMA VENDOS RREGULLIN OSE JEP DOREHEQJEN,,,,PO SE DHE POPULLI DO VIJE DHE DO TE TERHEQE RRUGEVE SI QEN ,,,DHE DO TE DJEGIN SHTEPINE NE SURREL,,,BILES I BEJ THIRRJE POPULLIT TE ASTIRIT TE SHKOJE DHE DJEGE SHTEPINE E RANES NE SURREL..///